Dosja

LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Kërko në këtë akt

Neni 101Shkelja e dispozitave për karakteristikat biometrike në sektorin privat

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetë mijë (8,000) deri në dyzet mijë (40,000) € nëse zbaton masat biometrike në kundërshtim me nenin 83 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dy mijë (2,000) deri në katër mijë (4,000) € për shkelje nga paragrafi

1. i këtij neni.

Neni 102Shkelja e dispozitave për regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesa

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katër mijë (4,000) deri në tetë mijë (8,000) €:

1.1. nëse shfrytëzon regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesa si dokumente zyrtare në kundërshtim me paragrafin 3. të nenit 85 të këtij ligji;

1.2. nëse vepron në kundërshtim me paragrafin 4. të nenit 84 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) € për shkelje nga paragrafi

1. i këtij neni.

3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

Neni 103Shkelja e dispozitave për ndërlidhjen e sistemeve të dosjeve

1. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri në pesë mijë (5,000) €, i cili ndërlidhë sistemet e dosjeve në kundërshtim me nenin 87 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në dy mijë (2,000) €, nëse ndërlidhë sistemet e dosjeve nga evidenca penale ose evidencat e kundërvajtjeve me sistemet e dosjeve të tjera, ose ndërlidhë sistemet e dosjeve nga evidencat penale me sistemin e dosjeve nga evidenca e kundërvajtjeve sipas nenit 87 të këtij ligji.

Neni 104Shkelja e dispozitave për mbikëqyrjen nga personi përgjegjës për mbrojtjen e të

dhënave personale

1. Personi juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetë mijë (8,000) në dyzet mijë (40,000)€:

1.1. nëse kryen kontrollin në kundërshtim me nenin 39 të këtij ligji;

1.2. nëse nuk mbanë një shënim ose regjistrime të tjera sipas nenit 39 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri një mijë (1,000) € për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 105Shkeljet e rënda dhe në masë të madhe të dispozitave ligjore

Në rast se Agjencia konstaton se ka shkelje të rëndë dhe në masë të gjerë të të dhënave personale, mund të vendosë gjobë nga njëzet mijë (20,000) € deri në dyzet mijë (40,000) €, ose në rastin e një kompanie apo ndërmarrjeje, mund të vendosë gjobë 2% deri 4% të qarkullimit të përgjithshëm vjetor të vitit financiar paraprak në përputhje me Rregulloren (EU) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, mbi mbrojtjen e personave fizikë, për sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave.

Neni 106Përgjegjësitë tjera

Shqiptimi i dispozitave ndëshkuese, sipas këtij ligji, nuk përjashton përgjegjësitë tjera në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, në veçanti përgjegjësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të të dhënave për dëmet që rrjedhin nga përpunimi i paligjshëm dhe përgjegjësia penale siç përcaktohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 107Tarifat

Tarifat për njoftimet dhe autorizimet, sipas këtij ligji, rregullohen me akt nënligjor nga Agjencia. KREU XXII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 108Bartja e aseteve, të drejtave dhe detyrimeve, buxhetit dhe personelit

1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha asetet fizike, te drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e lidhura, dhe ndarjet buxhetore të Agjencisë Shtetërorë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i barten Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, personeli i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i bartet Agjencisë për Informim dhe Privatësi, së bashku me pozitat e tyre të mbajtura, sipas akt-emërimeve, vendimeve dhe kontratave të punës.

3. Agjencia për Informim dhe Privatësi brenda tre (3) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i zyrtarizon obligimet kontraktuese me personelin e bartur, duke lëshuar akt-emërimet e reja, sipas këtij ligji dhe legjislacionit përkatës.

Neni 109Aktet nënligjore

1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja e tij në fuqi.

2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 110Shfuqizimi

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-172, për Mbrojtën e të Dhënave Personale.

Neni 111Hyrja në Fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-082 30 janar 2019 Shpallur me dekretin Nr. DL-59-2019, datë 14.02.2019 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi