Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 96. Shkelja e dispozitave të përgjithshme për vëzhgimin me kamerë

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katër mijë (4,000) deri në dhjetë mijë (10,000) € nëse:

1.1. nuk publikon njoftimin në mënyrën e paraparë në paragrafin 2. të nenit 75 të këtij ligji;

1.2. njoftimi nuk përmban informacionet e domosdoshme nga paragrafi 3. i nenit 75 të këtij ligji;

1.3. nuk mbron sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe regjistrimet që përdoren për të kryer vëzhgimin me kamerë në kundërshtim me paragrafin 4. të nenit 76 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.