Neni 97. Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë lidhur me qasjen në ndërtesat zyrtare
dhe të biznesit
1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katër mijë (4,000) deri në dhjetë mijë (10,000) €, nëse:
1.1. i zbaton sistemet e vëzhgimit me kamerë pa një vendim të nevojshëm me shkrim ose pa ndonjë bazë ligjore nga neni 76 i këtij ligji;
1.2. i zbaton sistemet e vëzhgimit me kamerë me qëllim të vëzhgimit të brendësisë së ndërtesave në kundërshtim me paragrafin 4. të nenit 76;
1.3. nuk ka informuar të punësuarit me shkrim nga paragrafi 5. i nenit 76;
1.4 ruan të dhënat personale në kundërshtim me paragrafin 7. të nenit 76 të këtij ligji.
2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi
1. i këtij neni.
3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.
4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.