Neni 98. Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë në ndërtesat me apartamente
1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katër mijë (4,000) deri në dymbëdhjetë mijë (12,000) € nëse zbaton sistemet për vëzhgimin me kamerë në kundërshtim me nenin 77 të këtij ligji.
2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërqind (400) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi
1. i këtij neni.
3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.
4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në katërqind (400) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.