Dosja

Si i ruajmë të dhënat tuaja

Avokatët mbajnë sekretin profesional pa afat. Kjo faqe thotë çfarë bën softueri sot, me fjalë të thjeshta.

Ndarja e zyrave
Çdo rresht i një zyre mbrohet në bazën e të dhënave me politika sigurie që zbatohen nga vetë baza, jo vetëm nga kodi i aplikacionit. Një zyrë nuk mund të lexojë të dhënat e një tjetre, dhe një kontroll automatik e provon këtë.
Qasja brenda zyrës
Një lëndë e shohin vetëm pronari, krijuesi dhe anëtarët e saj. Praktikantët dhe anëtarët me qasje leximi nuk mund të shtojnë apo ndryshojnë asgjë.
Dokumentet
Skedarët ruhen të enkriptuar me AES-256-GCM, me çelës të veçantë për çdo zyrë. Çdo ngarkim, shkarkim dhe fshirje shënohet në regjistër.
Çfarë del jashtë
Pa motor të jashtëm, asgjë nuk del nga serveri: përgjigjet formohen lokalisht. Kur lidhet një motor i jashtëm, atij i dërgohen vetëm fragmentet e gjetura dhe pyetja, pa emër zyre, lënde apo përdoruesi.
Trajnimi i modeleve
Asgjë në Dosja nuk trajnon modele, as nga dokumentet tuaja, as nga aktgjykimet.
Fshirja dhe marrja e të dhënave
Pronari mund të shkarkojë të dhënat e zyrës në çdo kohë dhe ta fshijë zyrën përgjithmonë, bashkë me skedarët.
Çfarë nuk pretendojmë
Dosja nuk ka certifikime të jashtme sigurie. Nëse keni nevojë për marrëveshje përpunimi të dhënash, na e kërkoni para se të ngarkoni dosje klientësh.

Hapni llogari falas