Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 95. Shkelja e dispozitave për marketingun e drejtpërdrejtë

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katër mijë (4,000) deri në dhjetë mijë (10,000) €, nëse në pajtim me këtë ligj përpunon të dhënat personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe nuk vepron në pajtim me nenet 73 ose 74 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tetëqind (800) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi

1. i këtij neni.

3. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërqind (400) deri në një mijë (1,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.