Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 94. Shkelja e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetë mijë (8,000) deri në dyzet mijë (40,000) €, nëse gjatë përpunimit të të dhënave personale dështon të garantojë nivel të duhur për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas nenit 31 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri në katër mijë (4,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri në tetë mijë (8,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.