Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 17. E drejta e kufizimit të përpunimit

1. Subjekti i të dhënave ka të drejtën të përftojë nga kontrolluesi kufizimin e përpunimit nëse zbatohet një nga kriteret e mëposhtme:

1.1. saktësia e të dhënave personale kundërshtohet nga subjekti i të dhënave për një afat që i mundëson kontrolluesit të verifikojë saktësinë e të dhënave personale;

1.2. përpunimi është i paligjshëm dhe subjekti i të dhënave e kundërshton fshirjen e të dhënave personale dhe në vend të saj kërkon kufizimin e përdorimit të tyre;

1.3. kontrolluesit nuk vazhdojnë t’i duhen të dhënat personale për qëllimet e përpunimit, por ato kërkohen nga subjekti i të dhënave për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore;

1.4. subjekti i të dhënave e ka kundërshtuar përpunimin në pajtim me nenin 20 paragrafi

1. të këtij ligji në pritje të verifikimit nëse shkaqet legjitime të kontrolluesit mbizotërojnë ndaj atyre të subjektit të të dhënave.

2. Nëse përpunimi është kufizuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, këto të dhëna personale, me përjashtim të ruajtjes, përpunohen vetëm me pëlqimin e subjektit të të dhënave për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore ose për mbrojtjen e të drejtave të një personi tjetër fizik ose juridik, ose për shkaqe të interesit të rëndësishëm publik;

3. Një subjekt të dhënash që ka përftuar kufizimin e përpunimit në pajtim me paragrafin 1.të këtij neni, informohet nga kontrolluesi para revokimit të kufizimit të përpunimit.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.