Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 22. Kufizimet

1. Të drejtat e subjektit të të dhënave të parashikuara në nenet 4, 11 deri 21, dhe nenin 33 të këtij ligji në masën që dispozitat e saj përputhen me të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në nenet 11 deri 21 të këtij ligji, mund të kufizohen nëse një kufizim i tillë respekton thelbin e të drejtave dhe lirive themelore dhe është një masë e nevojshme dhe proporcionale për të garantuar:

1.1. sigurinë shtetërore;

1.2. mbrojtjen;

1.3. sigurinë publike;

1.4. parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të veprave penale ose ekzekutimin e dënimeve penale, duke përfshirë garantimin ndaj parandalimit të kërcënimeve për sigurinë publike;

1.5. objektiva të tjera të rëndësishme të interesit të përgjithshëm publik të Republikës së Kosovës, veçanërisht një interes i rëndësishëm ekonomik ose financiar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë çështjet monetare, buxhetore ose të tatimeve, shëndetit publik dhe sigurisë sociale;

1.6. mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore dhe të procedimeve gjyqësore;

1.7. parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen penale të shkeljes së etikës për profesionet e rregulluara;

1.8. një funksion monitorues, inspektues ose rregullator që lidhet, edhe rastësisht, me ushtrimin e autoritetit zyrtar, në rastet e përmendura në nën-paragrafët 1.1. deri 1.5. dhe nën-paragrafin 1.7. të këtij neni;

1.9. mbrojtjen e subjektit të të dhënave ose të të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

1.10. ekzekutimin e pretendimeve sipas të drejtës civile. Masat nga paragrafi 1. i këtij neni mund të merren vetëm për aq sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin është dhënë kufizimi. KREU VII KONTROLLUESI DHE PËRPUNUESI DETYRIMET E PËRGJITHSHME

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.