Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 21. Vendimmarrja e automatizuar individuale, duke përfshirë profilizimin

1. Subjekti i të dhënave ka të drejtën të mos i nënshtrohet një vendimi të bazuar vetëm në një përpunim automatik, duke përfshirë profilizimin që prodhon efekte në lidhje me të ose e ndikon në mënyrë të ngjashme atë.

2. Paragrafi 1.i këtij neni nuk zbatohet nëse vendimi:

2.1. është i nevojshëm për të lidhur ose përmbushur një kontratë ndërmjet subjektit të të dhënave dhe një kontrolluesi të dhënash;

2.2. autorizohet nga ndonjë ligj specifik, të cilit i nënshtrohet kontrolluesi dhe që përcakton edhe masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat, liritë dhe interesat legjitime të subjektit të të dhënave, ose;

2.3 bazohet në pëlqimin e qartë të subjektit të të dhënave.

3. Në rastet e referuara në paragrafët 2., nën-paragrafët 2.1. dhe 2.3. të këtij neni, kontrolluesi i të dhënave zbaton masa të përshtatshme për të garantuar të drejtat, liritë dhe interesat legjitime të subjektit të të dhënave, përfshirë të drejtën për të realizuar ndërhyrjen e njeriut nga ana e kontrolluesit, për të shprehur këndvështrimin e tij dhe për të kundërshtuar vendimin.

4. Vendimet e përmendura në paragrafin 2. të këtij neni nuk bazohen në kategoritë e veçanta të të dhënave personale të përmendura në nenin 8, paragrafi 1., të këtij ligji, përveç kur nën- paragrafi 2.1. ose 2.7. i nenit 8 të këtij ligji zbatohet dhe masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat, liritë dhe interesat legjitime të subjektit të të dhënave janë në fuqi.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.