Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 4. Parimet e përpunimit të të dhënave personale

1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.

2. Parimi i kufizimit të qëllimit – të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime. Përpunimi i mëtejmë me qëllim të arkivimit për interes publik, qëllimit të hulumtimit shkencor ose historik, ose qëllimit statistikor, nuk konsiderohet që është në mospërputhje me qëllimin fillestar.

3. Parimi i minimizimit të të dhënave – të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar ose përpunuar më tutje.

4. Parimi i saktësisë – të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Duhet të merret çdo hap i arsyeshëm për të garantuar që të dhënat personale që janë të pasakta, duke pasur parasysh qëllimin e përpunimit, të fshihen dhe të korrigjohen pa vonesë.

5. Parimi i kufizimit të ruajtjes – të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.

6. Parimi i paprekshmërisë dhe konfidencialitetit – të dhënat personale përpunohen në atë mënyrë që garantojnë siguri të përshtatshme të tyre, duke përfshirë mbrojtjen ndaj përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe ndaj humbjes, asgjësimit ose dëmtimit aksidental, duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe organizative.

7. Parimi i llogaridhënies – kontrolluesi duhet të jetë përgjegjës dhe në gjendje të zbatojë përputhshmërinë e të gjitha parimeve të përcaktuara me këtë nen. KREU II LEGJITIMITETI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.