Neni 90. Përpunimi i të dhënave personale nga institucionet e mëparshme
1. Përpunimi i të dhënave personale nga institucionet e mëparshme u lejohet organeve të cekura në nenin 89, paragrafi 1. të këtij ligji nëse:
1.1. njohja e këtyre të dhënave nevojitet për përmbushjen ligjore të ndonjë detyre, e cila është në kuadër të fushëveprimit të përgjegjësive të këtyre organeve;
1.2. mbledhja e përsëritur e këtyre të dhënave kërkon përpjekje joproporcionale;
1.3. subjekti i të dhënave nuk e ka kundërshtuar përpunimin;
1.4. kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të përpunimit të të dhënave janë përcaktuar në mënyrë të qartë.
1.5. të dhënat personale, të cilat mund të përpunohen sipas nën-paragrafit 1.1. të këtij neni, konsiderohen sikur të jenë ruajtur paraprakisht për qëllimin e përcaktuar në përputhje me nenin 89, paragrafi 1. të këtij ligji. KREU XXI DISPOZITAT NDËSHKUESE
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.