Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 89. Të dhënat personale nga institucionet e mëparshme

1. Nëse, para 12 qershorit 1999, të dhënat personale janë ruajtur nga institucionet e mëparshme, kryesisht për detyrat administrative të vetcaktuara, të cilat duhej të kryheshin nga autoritetet, institucionet dhe organet e tjera publike të shtetit, nga republikat socialiste, komunitetet, shoqatat e autoriteteve lokale, apo organet e tjera publike, të drejtën për këto të dhëna e kanë bartësit e administratës publike, përgjegjëse për detyrat administrative.

2. Institucionet e mëparshme, siç përkufizohet me paragrafin 1., të këtij neni, janë ish-organet e shtetit apo organet ekonomikisht aktive, kombinatet kolektive, operacionet apo objektet komerciale, si dhe organizatat shoqërore të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.