Neni 91. Kushte e përgjithshme për caktimin e gjobave administrative
1. Agjencia, për kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave, të cilët, gjatë përpunimit të të dhënave, shkelin dispozitat e këtij ligji, vendosë gjobë kundërvajtëse drejtpërdrejt, duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme:
1.1. natyrës, rëndësisë dhe kohëzgjatjes së shkeljes, duke marrë parasysh natyrën, objektin ose qëllimin e përpunimit përkatës, si dhe numrin e subjekteve të të dhënave të prekura dhe nivelin e dëmit të pësuar prej tyre;
1.2. karakterit të qëllimshëm dhe mospërfillës të shkeljes;
1.3. çdo mase të marrë nga kontrolluesi ose përpunuesi për të lehtësuar dëmin e pësuar nga subjektet e të dhënave;
1.4. shkallës së përgjegjësisë së kontrolluesit ose përpunuesit, duke marrë parasysh masat teknike dhe organizative të zbatuara prej tyre në pajtim me nenet 24, 25 dhe 32 e 33 të këtij ligji;
1.5. çdo shkeljeje të mëparshme përkatëse nga kontrolluesi ose përpunuesi;
1.6. shkallës së bashkëpunimit me Agjencinë, me qëllim që të korrigjohet shkelja dhe për të zbutur efektet negative të mundshme të shkeljes;
1.7. kategorive të të dhënave personale të ndikuara nga shkelja;
1.8. mënyrës në të cilën shkelja erdhi në dijeni të Agjencisë, veçanërisht, nëse dhe në cilën masë kontrolluesi ose përpunuesi ka njoftuar për shkeljen;
1.9. nëse masat e referuara në kompetencat e Agjencisë janë urdhëruar më parë ndaj kontrolluesit ose përpunuesit përkatës në lidhje me të njëjtën çështje, respektimit të këtyre masave;
1.10. respektimi i kodeve të aprovuara të sjelljes dhe akteve tjera të brendshme.
1.11. çdo faktori tjetër rëndues ose lehtësues për rrethanat e çështjes, si përfitimet financiare të përfituara ose humbjeve të mënjanuara, drejtpërdrejt ose jo nga shkelja.
2. Nëse një kontrollues ose përpunues, në mënyrë të qëllimshme ose nga mospërfillja, për të njëjtat operacione ose të lidhura me to, shkel disa dispozita të këtij ligji, shuma totale e gjobës për kundërvajtje nuk kalon shumën maksimale të dyfishit të dënimit më të lartë me gjobë të përcaktuar me këtë ligj.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.