Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 108. Bartja e aseteve, të drejtave dhe detyrimeve, buxhetit dhe personelit

1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha asetet fizike, te drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e lidhura, dhe ndarjet buxhetore të Agjencisë Shtetërorë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i barten Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, personeli i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i bartet Agjencisë për Informim dhe Privatësi, së bashku me pozitat e tyre të mbajtura, sipas akt-emërimeve, vendimeve dhe kontratave të punës.

3. Agjencia për Informim dhe Privatësi brenda tre (3) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i zyrtarizon obligimet kontraktuese me personelin e bartur, duke lëshuar akt-emërimet e reja, sipas këtij ligji dhe legjislacionit përkatës.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.