Neni 74. E drejta për kundërshtim
1. Subjekti i të dhënave, në çdo kohë mund të kërkojë me shkrim që kontrolluesit e të dhënave të ndërpresin në mënyrë të përhershme ose të përkohshme përdorimin e të dhënave personale të tij ose të saj për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kundërshtimit nga subjekti i të dhënave, kontrolluesit e të dhënave duhen të ndalojnë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe brenda pesë (5) ditëve pasuese ata duhet të informojnë me shkrim subjektin e të dhënave për aprovimin e kërkesës së tyre.
2. Shpenzimet për veprimet e kontrolluesit të të dhënave në lidhje me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni i bartë kontrolluesi i të dhënave. KREU XVI VËZHGIMI ME KAMERË
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.