Neni 75. Dispozitat e përgjithshme
1. Dispozitat e këtij kreu zbatohen për vëzhgimin me kamerë, përveç kur është paraparë ndryshe me ligj përkatës.
2. Personat në sektorin publik ose privat që kanë për qëllim të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë duhet të vendosin njoftimin për këtë. Organet publike ndërmarrin masat e përshtatshme për të identifikuar kontrolluesin. Njoftimi i tillë duhet të jetë i dukshëm dhe të bëhet publik në mënyrë që t’iu mundësojë subjekteve të të dhënave, që pa vështirësi, të njoftohen me masat, më së voni kur të fillojë vëzhgimi me kamerë.
3. Të dhënat e mbledhura nga vëzhgimi me kamerë mund të përpunohen apo të shfrytëzohen, nëse është e nevojshme, për të arritur qëllimet e synuara dhe nëse nuk ekzistojnë indikacione të shkeljes së interesave legjitime të subjektit të të dhënave. Këto të dhëna mund të përpunohen apo të shfrytëzohen për qëllime të tjera, vetëm nëse janë të nevojshme për të parandaluar kërcënimet ndaj shtetit dhe sigurisë publike, apo për të ndjekur penalisht krimet.
4. Sistemi i vëzhgimit me kamerë dhe regjistrimet e vëzhgimit duhet të mbrohen në mënyrë të duhur nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.