Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 76. Vëzhgimi i ndërtesave zyrtare dhe të biznesit

1. Personat në sektorin publik dhe privat mund të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë për vëzhgimin e ndërtesave të tyre nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë. Vëzhgimi me kamerë, në veçanti, mund të jetë i nevojshëm për të vëzhguar hyrjet e ndërtesave ose ku, për shkak të natyrës së punës së tyre, ekziston kërcënim potencial ndaj të punësuarve.

2. Vendimet e nevojshme merren nga nëpunësi kompetent, drejtori ose ndonjë person tjetër i autorizuar nga sektori publik ose privat.

3. Vendimi duhet të përmbajë arsyet për vendosjen e sistemeve të vëzhgimit me kamerë.

4. Sistemet e vëzhgimit me kamerë mund të mbikëqyrin pjesën e jashtme dhe hyrjen e ndërtesës, por jo edhe hyrjen dhe brendinë e apartamenteve.

5. Personat që punojnë në ndërtesat publike dhe private nën vëzhgimin me kamerë informohen në mënyrë të duhur në formë të shkruar për instalimin e sistemeve të tilla dhe të drejtat e tyre.

6. Secili kontrollues i të dhënave duhet ta krijojë sistemin e dosjeve për regjistrimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë. Sistemi i dosjeve, veçmas nga regjistrimet (pamjet dhe/ose zëri), përmban datën, vendin, kohën e regjistrimit dhe se ku ruhen regjistrimet.

7. Regjistrimet nga paragrafi 6. i këtij neni mund të ruhen deri në (1) muaj, përveç nëse nuk kërkohet ndryshe për qëllime legjitime.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.