Neni 77. Mbikëqyrja e ndërtesave me apartamente
1. Për instalimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë në ndërtesën me apartamente, kërkohet pajtimi me shkrim i së paku shtatëdhjetë për qind shtatëdhjetë për qind (70% ) të pronarëve.
2. Vëzhgimi me kamerë mund të instalohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pronës.
3. Vëzhgimi me kamerë në ndërtesën me apartamente mund të mbikëqyrë vetëm hyrjen dhe hapësirat e përbashkëta. Ndalohet mbikëqyrja me kamerë e apartamentit të shtëpiakut të ndërtesës dhe punëtorisë së tij ose saj.
4. Ndalohet transmetimi i regjistrimeve të vëzhgimeve me kamerë përmes televizionit kabllor të brendshëm, televizionit publik kabllor, internetit ose mjeteve të tjera të telekomunikimeve, pa marrë parasysh nëse bëhet në kohën e transmetimit apo më vonë.
5. Hyrjet në apartamentet individuale mund të mbikëqyren me sistem të vëzhgimit me kamerë vetëm nëse pronari vendosë kështu. Pronari mund t’i mbajë regjistrimet vetëm për nevoja të tij ose të saj.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.