Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 78. Vëzhgimi me kamerë në sektorin e punësimit

1. Vëzhgimi me kamerë në hapësirat e punës mund të bëhet vetëm në rastet kur domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale, nëse ky qëllim nuk mund të arrihet me mjete më të lehta.

2. Vëzhgimi me kamerë duhet të kufizohet rreptësisht në hapësirat ku janë të rrezikuara interesat nga paragrafi 1. i këtij neni.

3. Vëzhgimi me kamerë ndalohet në hapësirat jashtë vendit të punës, veçanërisht në dhoma të ndërrimit, ashensorë, hapësira sanitare dhe në hapësira pune me potencial të shkeljes së privatësisë së të punësuarve.

4. Para instalimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë, punëdhënësi duhet t’i informojë me shkrim subjektet e të dhënave për të drejtat e tyre dhe arsyet për vëzhgim. Hapësirat e mbikëqyrura duhet të shënohen nga punëdhënësit përmes shenjave të përshtatshme.

5. Para fillimit të instalimit të sistemeve të vëzhgimit me kamerë në sektorët publik ose privat, punëdhënësi i informon përfaqësuesit e sindikatës, nëse është e zbatueshme.

6. Paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni nuk zbatohen në hapësirat e mbrojtjes kombëtare, në aktivitetet e sigurisë shtetërore të zbulimit në vendet ku ruhen të dhënat sekrete.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.