Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 70. Përgjegjësitë e zyrtarëve të inspektimit

1. Gjatë kryerjes së inspektimit dhe kontrollit, zyrtarët e inspektimit kanë të drejtë të:

1.1. kontrollojnë dhe konfiskojnë çdo dokumentacion që ka të bëjë me përpunimin e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin përkatës për klasifikimin e informacioneve, transferimin e të dhënave personale te shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe me zbulimin për marrësit e jashtëm;

1.2. kontrollojnë përmbajtjen e sistemeve të dosjeve në përputhje me legjislacionin përkatës për klasifikimin e informacioneve dhe katalogët e sistemit të dosjeve;

1.3. kontrollojnë dhe konfiskojnë çdo dokumentacion dhe udhëzim që rregullon sigurinë e të dhënave personale;

1.4. kontrollojnë ndërtesën, në të cilën përpunohen të dhënat personale dhe kanë të drejtë të kontrollojnë dhe konfiskojnë kompjuterët dhe çfarëdo pajisje tjetër, si dhe dokumentacionin teknik;

1.5. verifikojnë masat dhe procedurat që kanë për qëllim të sigurojnë të dhënat personale dhe zbatimin e tyre;

1.6. kryejnë çdo detyrë tjetër që konsiderohet e rëndësishme për kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve të parapara me këtë ligj.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.