Neni 10. Përpunimi që nuk kërkon identifikim
1. Nëse qëllimet, për të cilat një kontrollues përpunon të dhëna personale nuk kërkon ose nuk vazhdon të kërkojë identifikimin e një subjekti të dhënash nga kontrolluesi, i njëjti nuk është i detyruar të mbajë, përfitojë ose përpunojë informacion shtesë për të identifikuar subjektin e të dhënave për qëllimin e vetëm të respektimit të këtij ligji.
2. Nëse në rastet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, kontrolluesi është në gjendje të demonstrojë që ai nuk është në gjendje të identifikojë subjektin e të dhënave, me këtë rast kontrolluesi, nëse është e mundshme, e informon subjektin e të dhënave. Në këto raste, nenet 14 deri 19 të këtij ligji nuk zbatohen, përveç kur subjekti i të dhënave, për qëllimet e ushtrimit të të drejtave të tij sipas këtyre neneve, jep informacion shtesë, duke mundësuar identifikimin e tij ose të saj. KREU III TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.