Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082
Neni 9. Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale
Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale ose masat përkatëse të sigurisë, bazuar në nenin 5. paragrafin 1. të këtij ligji kryhet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar sipas ligjit përkatës. Çdo regjistër gjithëpërfshirës i dënimeve penale mbahet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.