Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082
Neni 100. Shkelja e dispozitave për karakteristikat biometrike në sektorin publik
1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetë mijë (8,000) deri në dyzet mijë (40,000) € nëse zbaton masat biometrike në kundërshtim me nenin 81 të këtij ligji.
2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dy mijë (2,000) deri në katër mijë (4,000) € për shkelje nga paragrafi
1. i këtij neni.
3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet me gjobë prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) € për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.