Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 101. Shkelja e dispozitave për karakteristikat biometrike në sektorin privat

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetë mijë (8,000) deri në dyzet mijë (40,000) € nëse zbaton masat biometrike në kundërshtim me nenin 83 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dy mijë (2,000) deri në katër mijë (4,000) € për shkelje nga paragrafi

1. i këtij neni.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.