Neni 64. Detyrat dhe kompetencat e Agjencisë
1. Pa cenuar detyrat e tjera të përcaktuara sipas këtij ligji, Agjencia kryen këto detyra:
1.1. Mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji;
1.2. Jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave;
1.3. Informon publikun për çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave;
1.4. Promovon dhe përkrahë të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale;
1.5. Vendosë lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave;
1.6. Këshillon Parlamentin, Qeverinë, institucionet dhe organet e tjera të brendshme mbi masat legjislative dhe administrative në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fizikë për sa i takon përpunimit të të dhënave;
1.7. Kryen inspektime lidhur me zbatimin e këtij ligji;
1.8. Sipas rastit, kryen një rishikim periodik të certifikimeve të dhëna në pajtim me nenin 43 të këtij ligji dhe mund të tërheqë certifikimin, në rast se nuk plotësohen kriteret e certifikimit;
1.9. Me vetiniciativë ose me kërkesë, jep opinione për institucionet publike dhe organet tjera, si dhe publikon për çdo çështje lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.