Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082
Neni 1. Qëllimi
1. Ky ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Përmes këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike.
2. Ky ligj është në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës, 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave, që shfuqizon Direktivën 95/46/ EC (Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme)“.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.