Neni 2. Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga organet publike dhe private. Ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nëse përpunimi kryhet për qëllime krejtësisht personale.
2. Ky ligj zbatohet edhe në zyrat diplomatike dhe konsullore, si dhe në të gjitha përfaqësitë e tjera zyrtare të Republikës së Kosovës jashtë shtetit.
3. Ky ligj zbatohet edhe për kontrolluesit e të dhënave, të cilët nuk janë të themeluar në Republikën e Kosovës, por që për qëllime të përpunimit të të dhënave personale, përdorin pajisje automatike ose të tjera në Republikën e Kosovës, përveç nëse pajisjet e këtilla përdoren vetëm për qëllime të tranzitit nëpër territorin e Kosovës. Në këto rrethana, kontrolluesit duhet të caktojnë një përfaqësues të regjistruar në Kosovë.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.