Neni 56. E drejta për kompensim dhe përgjegjësia
1. Çdo person, i cili ka pësuar dëm material ose jomaterial, si rezultat i një shkeljeje të këtij ligji, ka të drejtë të marrë kompensim nga kontrolluesi ose përpunuesi për dëmin e pësuar.
2. Çdo kontrollues i përfshirë në përpunim është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga përpunimi që shkel këtë ligj. Një përpunues është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga përpunimi vetëm nëse ai nuk ka përmbushur detyrimet e këtij ligji, veçanërisht drejtuar përpunuesve ose nëse ka vepruar më tej ose në kundërshtim me udhëzimet e ligjshme të kontrolluesit.
3. Një kontrollues ose përpunues përjashtohet nga përgjegjësia, sipas paragrafit 2.të këtij neni, nëse ai dëshmon që nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për dëmin.
4. Nëse është përfshirë më shumë se një kontrollues ose përpunues, ose një kontrollues dhe një përpunues në të njëjtin përpunim dhe nëse ata, sipas paragrafëve 2. dhe 3. të këtij neni, janë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar nga përpunimi, secili kontrollues ose përpunues mbahet përgjegjës për të gjithë dëmin me qëllim që të garantohet kompensim i efektshëm i subjektit të të dhënave.
5. Nëse një kontrollues ose përpunues, në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, ka paguar kompensim të plotë për dëmin e pësuar, ky kontrollues ose përpunues ka të drejtën të pretendojë nga kontrolluesit ose përpunuesit e tjerë të përfshirë në të njëjtin përpunim, atë pjesë të kompensimit që përputhet me pjesën e tyre të përgjegjësisë për dëmin, në pajtim me kushtet e parashikuara në paragrafin 2. të këtij neni.
6. Pala, për kompensim të dëmit, ka të drejtë të paraqesë padi pranë gjykatës kompetente. KREU XIII MBROJTJA INSTITUCIONALE E TË DHËNAVE PERSONALE AGJENCIA PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.