Neni 57. Statusi i Agjencisë
1. Agjencia është autoritet i pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe rregulloreve të tjera për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente dhe informacione publike.
2. Agjencia vepron me pavarësi të plotë në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave, në pajtim me këtë ligj. Ajo i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.
3. Agjencia, në përmbushje të detyrave të saj dhe ushtrim të kompetencave të saj, vepron e lirë nga ndikimi i jashtëm, i drejtpërdrejtë ose jo, dhe nuk kërkon apo merr udhëzime nga askush.
4. Agjencisë i vihen në dispozicion burime njerëzore, financiare, teknike, mjedisore dhe infrastrukturore, të nevojshme për përmbushjen e efektshme të detyrave të saj dhe ushtrimin e kompetencave.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.