Neni 34. Komunikimi i shkeljes së të dhënave personale subjektit të të dhënave
1. Nëse shkelja e të dhënave personale mund të rezultojë në një rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e personave fizikë, kontrolluesi ia komunikon shkeljen e të dhënave personale subjektit të të dhënave pa vonesë të panevojshme.
2. Komunikimi drejtuar subjektit të të dhënave personale, sipas referimit në paragrafin 1. të këtij neni, përshkruan në një gjuhë të pastër dhe të qartë natyrën e shkeljes së të dhënave personale dhe përmban të paktën informacionin dhe masat e përmendura në paragrafin 3., nën-paragrafët 3.2., 3.3. dhe 3.4. të nenit 33 të këtij ligji.
3. Komunikimi drejtuar subjektit të të dhënave, të përmendur në paragrafin 1.të këtij neni, nuk kërkohet nëse përmbushet një prej kushteve të mëposhtme:
3.1. kontrolluesi ka zbatuar masa të përshtatshme teknike dhe organizative mbrojtëse dhe këto masa janë zbatuar për të dhënat personale të ndikuara nga shkelja e të dhënave personale, veçanërisht ato që i bëjnë të dhënat personale të pakuptueshme për çdo person që nuk është i autorizuar për t’u qasur në to, si enkriptimi;
3.2. kontrolluesi ka marrë masa të vazhdueshme që garantojnë se rreziku i lartë për të drejtat dhe liritë e subjekteve të të dhënave, të përmendura në paragrafin 1.të këtij neni, nuk vazhdon të jetë i mundur për tu realizuar;
3.3. do të kishte të bënte me një përpjekje disproporcionale. Në një rast të tillë, në vend të kësaj, do të ketë një komunikim publik ose një masë të ngjashme, nëpërmjet së cilës, subjektet e të dhënave informohen në një mënyrë njëlloj të efektshme.
4. Nëse kontrolluesi nuk ia ka komunikuar shkeljen e të dhënave personale subjektit të të dhënave, Agjencia, duke marrë parasysh mundësinë që shkelja e të dhënave personale të rezultojë në një rrezik të lartë, mund të kërkojë ta bëjë këtë ose të vendosë që të përmbushet një prej kushteve të referuara në paragrafin 3.të këtij neni. KREU IX VLERËSIMI I NDIKIMIT MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE DHE KONSULTIMET PARAPRAKE
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.