Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 24. Mbrojtja e të dhënave në mënyrë konkrete dhe rastësore

1. Duke marrë parasysh gjendjen e teknikës, koston e zbatimit dhe natyrën, objektin, kontekstin dhe qëllimet e përpunimit, si dhe rreziqet me mundësi të ndryshueshme dhe ashpërsinë për të drejtat dhe liritë e personave fizikë që rrjedhin nga përpunimi, kontrolluesi, në momentin e përcaktimit të mjeteve të përpunimit dhe në momentin e vetë përpunimit, zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative, siç është pseudonimizim, që janë të destinuara për të zbatuar parimet e mbrojtjes së të dhënave, siç është minimizimi i të dhënave, në një mënyrë të efektshme për të integruar garancitë e nevojshme në përpunim, me qëllim që të përmbushen kërkesat e këtij ligji dhe për të mbrojtur të drejtat e subjekteve të të dhënave.

2. Kontrolluesi zbaton masat e përshtatshme teknike dhe organizative për të garantuar që, në mënyrë rastësore, të përpunohen vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për secilin qëllim specifik të përpunimit. Ky detyrim zbatohet për tërësinë e të dhënave personale që është mbledhur, masën e përpunimit të tyre, afatin e ruajtjes së tyre dhe qasjen në to. Veçanërisht, këto masa garantojnë që të dhënat personale nuk bëhen të qasshme në mënyrë rastësore pa ndërhyrjen e individit për një numër të pacaktuar të personave fizikë.

3. Një mekanizëm i aprovuar certifikimi sipas referimit në nenin 43 mund të përdoret si një element për të demonstruar përputhshmëri me kërkesat e parashikuara në paragrafët 1. dhe

2. të këtij neni.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.