Neni 25. Kontrolluesit e përbashkët
1. Nëse dy (2) ose më shumë kontrollues përcaktojnë së bashku qëllimet dhe mjetet e përpunimit, ata quhen kontrollues të përbashkët. Ata përcaktojnë, në një mënyrë transparente, përgjegjësitë e tyre përkatëse për përputhshmërinë me detyrimet sipas ligjit, veçanërisht në lidhje me ushtrimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave dhe detyrat e tyre përkatëse për të dhënë informacionin e referuar në nenet 12 dhe 13 të këtij ligji, nëpërmjet një mase ndërmjet tyre. Masa mund të përcaktojë një pikë kontakti për subjektet e të dhënave.
2. Masa e referuar në paragrafin 1. të këtij neni pasqyron rolet dhe raportet e kontrolluesve të përbashkët kundrejt subjekteve të të dhënave. Thelbi i masës i bëhet e ditur subjektit të të dhënave.
3. Pavarësisht nga kushtet e masës së përmendur në paragrafin 1.të këtij neni, subjekti i të dhënave mund të ushtrojë të drejtat e tij ose të saj sipas këtij ligji në lidhje me dhe kundër çdo kontrolluesi.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.