Neni 26. Përfaqësuesit e kontrolluesit ose përpunuesit që nuk janë vendosur në Kosovë
1. Nëse zbatohet neni 2,paragrafi 3. i këtij ligji, kontrolluesi ose përpunuesi cakton me shkrim një përfaqësues në Republikën e Kosovës.
2. Detyrimi i parashikuar në paragrafin 1. të këtij neni nuk zbatohet për:
2.1. përpunimin që është rastësor, nuk përfshinë, në masë të madhe, përpunimin e kategorive të veçanta të të dhënave të referuara në nenin 8, paragrafi 1.të këtij ligji ose përpunimin e të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale të referuara në nenin 9 të këtij ligji dhe duket se nuk rezulton në një rrezik për të drejtat dhe liritë e personave fizikë, duke marrë parasysh natyrën, kontekstin, objektin dhe qëllimet e përpunimit, ose;
2.2. një autoritet ose organ publik.
3. Përfaqësuesi autorizohet nga kontrolluesi ose përpunuesi, që të investohet, përveç ose në vend të kontrolluesit ose përpunuesit, veçanërisht nga Agjencia dhe subjektet e të dhënave, për të gjitha çështjet në lidhje me përpunimin, për qëllimet e sigurimit të përputhshmërisë me këtë ligj.
4. Caktimi i një përfaqësuesi nga kontrolluesi ose përpunuesi nuk pengon procedimet gjyqësore që mund të fillohen ndaj vetë kontrolluesit ose përpunuesit.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.