Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 19. E drejta e transferimit të të dhënave

1. Subjekti i të dhënave ka të drejtën për të marrë të dhëna personale në lidhje me të, që ai ose ajo i ka dhënë kontrolluesit, në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm automatikisht dhe ka të drejtën për të transmetuar ato të dhëna te një kontrollues tjetër, pa pengesë nga një kontrollues, të cilit i janë dhënë të dhënat personale, nëse:

1.1. përpunimi bazohet në pëlqimin, në pajtim me nenin 5 nën-paragrafi 1.1. ose në një kontratë, në pajtim me nenin 6 paragrafët 1. dhe 2. ose nenin 8 nën-paragrafi 2.1. të këtij ligji dhe;

1.2. përpunimi bëhet me mjete automatike.

2. Në ushtrimin e të drejtës së tij ose të saj për transferimin, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, subjekti i të dhënave ka të drejtën për transferimin e të dhënave personale nga një kontrollues në tjetrin, nëse është teknikisht e mundur.

3. Ushtrimi i të drejtës së përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, nuk e prekë neni 16 të këtij ligji. Kjo e drejtë nuk zbatohet në përpunimin e nevojshëm për përmbushjen e një detyre të kryer në interesin publik ose në ushtrim të një autoriteti zyrtar që i është veshur kontrolluesit.

4. E drejta e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni nuk ndikon negativisht në të drejtat dhe liritë e të tjerëve. KREU VI E DREJTA PËR TË KUNDËRSHTUAR DHE VENDIMMARRJA INDIVIDUALE AUTOMATIKE

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.