Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 7. Kushtet që zbatohen për pëlqimin e fëmijës në lidhje me shërbimet e shoqërisë së

informacionit

1. Përpunimi i të dhënave personale të fëmijës është i ligjshëm aty ku aplikohet neni 5 nën- paragrafi 1.1. i këtij ligji në lidhje me ofrimin e shërbimeve të shoqërisë së informacionit drejtpërdrejt ndaj fëmijës, përpunimi i të dhënave personale të fëmijës është i ligjshëm kur fëmija është të paktën i moshës gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare. Kur fëmija është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, përpunimi i tillë është i ligjshëm vetëm nëse dhe për aq sa pëlqimi është dhënë ose autorizuar nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën.

2. Kontrolluesi bënë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar në raste të tilla që pëlqimi të jetë dhënë ose autorizuar nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën, duke marrë parasysh teknologjinë në dispozicion.

3. Paragrafi 1. i këtij neni nuk ndikon në ligjin në fuqi që ka të bëjë me rregullat mbi vlefshmërinë, formimin ose efektin e një kontrate në lidhje me fëmijën.

4. Nëse përpunimi i të dhënave bëhet nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare deri në katërmbëdhjetë (14) vjeçare, kontrolluesi bën përpjekje të vazhdueshme për të verifikuar se në këto raste pëlqimi për fëmijën është dhënë ose autorizuar nga prindi ose kujdestari i fëmijës, duke marrë në konsideratë teknologjinë në dispozicion.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.