Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 53. E drejta për një mjet gjyqësor të efektshëm ndaj Agjencisë

1. Pa penguar mjetet e tjera administrative ose jo gjyqësore të mbrojtjes, secili person fizik ose juridik ka të drejtën e një mjeti gjyqësor të efektshëm ndaj një vendimi, ligjërisht detyrues, të Agjencisë, në lidhje me të.

2. Pa penguar mjetet e tjera administrative ose jo gjyqësore të mbrojtjes, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtën e një mjeti gjyqësor të efektshëm, nëse Agjencia, në bazë të kompetencave të saj, nuk e trajton një ankesë ose nuk e njofton subjektin e të dhënave brenda tre (3) muajve mbi përparimin ose rezultatin e ankesës së paraqitur në pajtim me nenin 52 të këtij ligji.

3. Ndaj vendimit përfundimtar të Komisionerit, pala e pakënaqur ka të drejtë të hapë konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.