Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082
Neni 54. E drejta për një mjet gjyqësor të efektshëm ndaj një kontrolluesi ose përpunuesi
Pa cenuar asnjë mjet të disponueshëm administrativ ose jo gjyqësor mbrojtjeje, duke përfshirë të drejtën për të paraqitur një ankim tek Agjencia, në pajtim me nenin 53 të këtij ligji, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtën për një mjet të efektshëm gjyqësor, nëse ai ose ajo është i mendimit se të drejtat e tij ose të saj, sipas këtij ligji, janë shkelur si rezultat i përpunimit të të dhënave të tij ose të saj personale në mospërputhje me këtë ligj.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.