Dosja
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082

Neni 62. Financimi i Agjencisë

1. Agjencia financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, dhe ka vijën e vet buxhetore e cila i garanton pavarësinë e saj.

2. Agjencia përgatit propozim-buxhetin vjetor në pajtueshmëri me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

3. Buxheti i Agjencisë i nënshtrohet auditimit në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Numri
06/L-082
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
25 shkurt 2019, 6/2019
Hyrja në fuqi
12 mars 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.