Neni 32. Përpunimi i kontraktuar
1. Përpunuesit të të dhënave mund t’i besohet përpunimi i të dhënave personale me një kontratë të shkruar, për të kryer veprimtari të tilla në pajtim me procedurat dhe masat e sigurisë.
2. Përpunuesi i të dhënave mund të veprojë vetëm brenda kufijve të autorizimeve të kontrolluesit të të dhënave dhe nuk mund të përpunojë të dhënat personale për qëllime të tjera. Të drejtat dhe detyrimet reciproke duhet të caktohen me kontratë të shkruar, e cila po ashtu duhet të përmbajë edhe një përshkrim të detajuar të procedurave dhe masave në pajtim me nenin 32 të këtij ligji.
3. Kontrolluesi i të dhënave duhet të mbikëqyrë zbatimin e procedurave dhe masave në pajtim me nenin 32 të këtij ligji. Po ashtu, duhet të përfshijë edhe vizitat e përkohshme në lokalet ku bëhet përpunimi i të dhënave personale.
4. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet kontrolluesit të të dhënave dhe përpunuesit të të dhënave, përpunuesi i të dhënave duhet menjëherë në kërkesë të kontrolluesit të të dhënave t’i kthejë të gjitha të dhënat që ai ose ajo i posedon. Përpunuesit të të dhënave nuk i lejohet t’i mbajë kopjet dhe t’i përpunojë ato më tutje.
5. Në rast të ndërprerjes së veprimtarive të përpunuesit të të dhënave, të dhënat personale duhet të kthehen menjëherë te kontrolluesi i të dhënave.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.