Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, 06/L-082
Neni 72. Obligimi për të siguruar mbështetje
1. Organet publike dhe private janë të obliguara të ndihmojnë zyrtarët e inspektimit në përmbushjen e detyrave të tyre përmes:
1.1. sigurimit të informacionit, si përgjigje ndaj pyetjes së Agjencisë dhe lejimin e inspektimit të dokumenteve dhe të të dhënave të dosjeve, në veçanti të të dhënave të ruajtura dhe të programeve për përpunimin e të dhënave, të cilat qëndrojnë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, dhe;
1.2. lejimin e qasjes në objektet e tyre në çdo kohë. KREU XV MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.