Neni 84. Regjistrimi
1. Organet e sektorit publik dhe privat, për arsye të garantimit të sigurisë së njerëzve dhe sigurimit të pronës, mund të kërkojnë nga personat që hyjnë ose dalin nga ndërtesat që t’u japin të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni. Nëse konsiderohet e domosdoshme, të dhënat personale mund të verifikohen duke i ekzaminuar dokumentet e identifikimit.
2. Të dhënat e regjistrimit të personave që hyjnë ose dalin nga ndërtesat mund të përmbajnë vetëm këto të dhëna personale: emrin personal, numrin dhe llojin e dokumentit të identifikimit, adresën e përhershme ose të përkohshme, datën dhe kohën si dhe arsyen për hyrje në ndërtesë.
3. Të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni konsiderohen si dokumente zyrtare, nëse grumbullimi i të dhënave kërkohet për qëllime të policisë dhe aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës.
4. Të dhënat personale nga regjistrimet, sipas paragrafit 2. të këtij neni, mund të ruhen deri në tri (3) vite nga dita e regjistrimit të tyre dhe pastaj duhet të fshihen ose shkatërrohen, përveç nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. KREU XIX LIBRAT PUBLIKË DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.