Neni 59. Kriteret për përzgjedhjen e Komisionerit
1. Kandidatët për komisioner duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike apo marrëdhënie ndërkombëtare;
1.3. Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
1.4. Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë (5) viteve të fundit.
1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
1.6. Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
1.7. Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
1.8. Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë pesë (5) viteve të fundit. Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në Legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të Kabinetit Qeveritar në mandatin e fundit.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.