Neni 68. Fushëveprimi i inspektimeve
1. Agjencia, sipas detyrës zyrtare apo në bazë të ankesës, mund të kryejë inspektime dhe kontrolle, për të mbikëqyrur pajtueshmërinë me rregullat e mbrojtjes së të dhënave. Në kuadër të kompetencave të inspektimit, Agjencia:
1.1. mbikëqyrë ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale;
1.2. mbikëqyrë përshtatshmërinë e procedurave dhe masave të ndërmarra për sigurinë e të dhënave personale në pajtim me këtë ligj;
1.3. mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të këtij ligji:
1.3.1. regjistrimin e aktiviteteve të përpunimit, sipas nenit 29 të këtij ligji;
1.3.2. njoftimin për shkeljen e të dhënave, sipas neneve 33 dhe 34 të këtij ligji;
1.3.3. vlerësimin e ndikimit të mbrojtjes së të dhënave, sipas neneve 35 dhe 36 të këtij ligji;
1.3.4. zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave, sipas nenit 37 deri 39 të këtij ligji;
1.3.5. kodet e sjelljes, sipas neneve 41 dhe 42 të këtij ligji;
1.3.6. mekanizmat e certifikimit, sipas nenit 43 të këtij ligji;
1.3.7. dhe regjistrimet e zbulimit të të dhënave të marrësit.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.