Neni 37. Caktimi i zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave
1. Kontrolluesi dhe përpunuesi caktojnë një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave në çdo rast, nëse:
1.1. përpunimi kryhet nga një organ publik, përveç gjykatave që veprojnë në cilësinë e tyre gjyqësore;
1.2. aktivitetet kryesore të kontrolluesit ose të përpunuesit përbëhen nga veprimet përpunuese që në saje të natyrës, objektit dhe/ose qëllimit të tyre, kërkojnë monitorim të rregullt dhe sistematik të subjektit të të dhënave në një shkallë të gjerë, ose;
1.3. aktivitetet kryesore të kontrolluesit ose të përpunuesit përbëhen nga përpunimi në një shkallë të gjerë të kategorive të veçanta, në pajtim me nenin 8 të këtij ligji dhe të dhëna personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale të referuara në nenin 9 të këtij ligji.
2. Një grup ndërmarrjesh mund të caktojë një zyrtar të vetëm për mbrojtjen e të dhënave, me kusht që një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave të jetë lehtësisht i qasshëm nga çdo strukturë.
3. Nëse kontrolluesi ose përpunuesi është një organ publik, mund të caktohet një zyrtar i vetëm për mbrojtjen e të dhënave për disa organe të tilla, duke pasur parasysh strukturën e tyre organizative dhe madhësinë.
4. Në raste të ndryshme nga ato të referuara në paragrafin 1. të këtij neni, kontrolluesi ose përpunuesi, ose shoqatat, ose organet e tjera që përfaqësojnë kategori të kontrolluesve ose përpunuesve, mund të caktojnë një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave. Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave mund të veprojë për këto shoqata ose organe të tjera që përfaqësojnë kontrolluesit ose përpunuesit.
5. Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave caktohet mbi bazën e cilësive profesionale dhe veçanërisht, ekspertizës për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave, praktika dhe aftësia për të përmbushur detyrat e përmendura në nenin 39 të këtij ligji.
6. Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave mund të jetë anëtar personeli i kontrolluesit ose përpunuesit, ose të përmbushë detyrat mbi bazën e një kontrate shërbimi.
7. Kontrolluesi ose përpunuesi publikon hollësitë e kontaktit të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave dhe ia komunikon ato Agjencisë.
- Numri
- 06/L-082
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 25 shkurt 2019, 6/2019
- Hyrja në fuqi
- 12 mars 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.