Dosja

LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA

Numri
08/L-205
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
12 tetor 2023, 22/2023
Hyrja në fuqi
27 tetor 2023
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Kërko në këtë akt

Neni 1Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin, rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit përkatësisht të drejtave të autorëve në lidhje me veprat e tyre nga fusha letrare, shkencore dhe artistike. Gjithashtu, mbron dhe rregullon edhe të drejtat e përafërta me të drejtën e autorit, përkatësisht të drejtat e interpretuesve, prodhuesve të fonogrameve, prodhuesve të filmave, organizatave transmetuese, të drejtat mbi veprat e pabotuara më parë, të drejtat e botuesve, të drejtat e botuesve të shtypit në lidhje me përdorimet në internet (në tekstin e mëtejmë: të drejtat e përafërta) dhe të drejtat sui generis të krijuesve të bazave të të dhënave.

2. Ky ligj është në përputhshmëri të plotë me këto direktiva të Bashkimit Evropian:

2.1. Direktivën 93/83/EEC e datës 27 shtator 1993 e cila ka synuar lehtësimin e transmetimit ndërkufitar të programeve audio-vizuale, përkatësisht transmetimit me satelit dhe ritransmetimit kabllorë;

2.2. Direktivën 2001/29/EC të datës 22 maj 2001 mbi harmonizimin e aspekteve të caktuara të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në shoqërinë e informacionit;

2.3. Direktivën 2001/84/CE e datës 27 shtator 2001, mbi të drejtën e rishitjes, respektivisht përfitimin e autorit të një vepre origjinale të artit;

2.4. Direktivën 96/9/EC e datës 11 mars 1996, mbi mbrojtjen ligjore të bazave të të dhënave;

2.5. Direktivën 2006/115/EC e datës 12 dhjetor 2006, për drejtat mbi qiradhënien dhe huazimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave e përafërta në fushën e të drejtave pronësore intelektuale;

2.6. Direktivën 2004/48/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 29 prillit 2004 mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale;

2.7. Direktivën 2009/24/EC versioni i kodifikuar e datës 23 prill 2009 e cila ka harmonizuar legjislacionin Evropian në lidhje me mbrojtjen e programeve kompjuterike;

2.8. Direktivën 2011/77/EU të datës 27 shtator 2011 mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, (OJ L 265, 11/10/2011, p. 1 – 5), e cila direktivë ka ndryshuar Direktivën 2006/116/EC e datës 12 dhjetor 2006;

2.9. Direktivën 2012/28/EU e datës 25 tetor 2012 mbi përdorimin e lejueshëm të veprave jetime;

2.10. Direktivën (BE) 2019/790 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 17 prill 2019 mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta në Tregun e Përbashkët Dixhital dhe ndryshimin e Direktivave 96/9/EC dhe 2001/29/EC;

2.11. Direktivën 2014/26/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 26 shkurtit 2014 për menaxhimin kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta dhe licencimin shumë-territorial të të drejtave në veprat muzikore për përdorim online në tregun e brendshëm;

2.12. Direktivën (BE) 2017/1564 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 13 shtator 2017 për përdorime të caktuara të lejuara të veprave të caktuara dhe lëndëve të tjera të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta për të mirën e personave të verbër, me shikim të dëmtuar ose ndryshe të shtypura të paaftë dhe ndryshimin e Direktivës 2001/29/KE për harmonizimin e disa aspekteve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me shoqërinë e informacionit;

2.13. Rregulloren (BE) 2017/1563 Parlamenti Evropian dhe Këshilli i 13 shtatorit 2017 mbi shkëmbimin ndërkufitar ndërmjet Bashkimit dhe vendeve të treta të kopjeve të formatit të aksesueshëm të veprave të caktuara dhe lëndëve të tjera të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta për përfitimin e personave që janë të verbër, me shikim të dëmtuar ose ndryshe me aftësi të kufizuara të shtypura;

2.14. Direktivën (BE) 2019/789 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 17 Prill 2019 që përcakton rregullat mbi ushtrimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të, të zbatueshme për transmetime të caktuara në internet të organizatave transmetuese dhe ritransmetimet e programeve televizive dhe radiofonike, dhe që ndryshon Direktiva e Këshillit 93/83/KEE.

Neni 2Fushëveprimi

Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet publike, institucioneve përgjegjëse relevante të pronësisë intelektuale, autorëve si dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë, duke përfshirë edhe ata që ushtrojnë autorizime publike sipas ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe kanë detyrime ligjore për të drejtat e autorit.

Neni 3Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim:

1.1. “Interpretues”- janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, vallëzuesit, instrumentistët dhe personat e tjerë, që me anë të aktrimit, këndimit, gjuhës së gjesteve apo të lëvizjeve, recitimit apo ndonjë mënyre tjetër interpretojnë vepra të autorit ose shprehje të folklorit, si dhe regjisori i shfaqjes teatrore, dirigjenti i orkestrës, dirigjenti i korit, mjeshtri i tonit dhe artistët e cirkut e të varietesë;

1.2. “Fonogram” - nënkupton fiksimin e tingujve të një interpretimi ose të tingujve të tjerë, ose të paraqitjes së tingujve, përveç në formën e një fiksimi të përfshirë në një vepër kinematografike ose në një vepër tjetër audiovizuale;

1.3. “Prodhues i fonogramit” - është personi fizik ose personi juridik i cili merr iniciativën dhe ka përgjegjësinë për realizimin e fonogramit;

1.4. “Film” - nënkupton veprën kinematografike, audiovizuale ose imazhet lëvizëse, të shoqëruara me ose pa tinguj apo shprehje zanore;

1.5. “Vepra audiovizuale” - sipas këtij ligji janë veprat kinematografike, televizive dhe të animuara, videot-muzikore të shkurtra me fotografi, veprat reklamuese, dokumentarë dhe vepra të tjera audiovizuale të paraqitura në një sekuencë imazhesh me ose pa tingull shoqërues, që mund të bëhen të dukshme dhe kur shoqërohen me tinguj, dhe të bëhen të dëgjueshme me anë të një pajisjeje të përshtatshme, pavarësisht nga bartësi fizik ku janë fiksuar;

1.6. “Fiksim” - është vendosja e një vepre ose objekti të të drejtave të përafërta në një formë materiale, përfshirë ruajtjen në një memorie elektronike (kompjuterike), në një formë mjaftueshëm të qëndrueshme, nga e cila vepra ose objekti i të drejtave të përafërta, mund të perceptohet, riprodhohet ose komunikohet për publikun;

1.7. “Producent filmi” - nënkupton çdo person fizik ose juridik që inicion dhe mban përgjegjësi për realizimin e fiksimit të parë të një serie të imazheve me ose pa tingull;

1.8. “Program kompjuterik” - është një grup udhëzimesh të shprehura me fjalë, kode, skema ose në çfarëdo forme tjetër, që kur përfshihen në një medium të lexueshëm nga makina, mundëson një “kompjuter” - një pajisje elektronike ose të ngjashme që ka aftësi për përpunimin e informacionit - të kryej ose të arrijë një detyrë ose rezultat të caktuar. Sipas këtij ligji, termi “program kompjuterik” pavarësisht nga forma ose mënyra e shprehjes përfshin si kodin burimor ashtu edhe kodin e objektit, si dhe gjithashtu sistemet operative dhe programet aplikative, si dhe materialin e tyre përgatitor të projektimit;

1.9. “Vepër kolektive” - nënkupton një vepër në koleksionin e veprave ekzistuese të autorit ose materialet të tjera të cilat me përzgjedhjen, rregullimin dhe koordinimin e përmbajtjes se tyre paraqesin krijim intelektual origjinal, si: enciklopedi, fjalor, koleksione të tjera të ngjashme, gazeta, recensione dhe botime të tjera periodike, antologji, përmbledhje citatesh, poezi ose vepra në prozë, përmbledhje shprehjesh folklorike, dokumente dhe vendime gjyqësore;

1.10. “Baza e të dhënave” - do të thotë grumbullimi i veprave të pavarura, të dhënave ose materialeve të tjera të rregulluara në një mënyrë sistematike ose metodike dhe veç e veç të qasshme me mjete elektronike ose mjete të tjera;

1.11. “Nxjerrje” do të thotë transferimi i përhershëm ose i përkohshëm i të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme të përmbajtjes së bazës së të dhënave në një medium tjetër me çfarëdo mjeti ose forme;

1.12. “Ri-përdorim” do të thotë çdo formë e vënies në dispozicion të publikut të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme të përmbajtjes së një baze të dhënash me shpërndarjen e kopjeve, me qira, nëpërmjet internetit ose forma të tjera të transmetimit;

1.13. “Prodhues i bazës së të dhënave” - nënkupton personin fizik ose juridik, që mund të gëzojë mbrojtje sui generis të bazave të të dhënave, nëse nga ana e tij ka pasur një investim të konsiderueshëm cilësor dhe/ose sasior në marrjen, verifikimin ose paraqitjen e përmbajtjes së bazës së të dhënave;

1.14. “Riprodhimi” - është bërja e një ose më shumë kopjeve të një vepre apo objekti të të drejtave të përafërta, qoftë drejtpërdrejtë apo tërthorazi, dhe qoftë mënyrë të përkohshme apo të përhershme, në çfarëdo lloj forme, në formë të plotë apo të pjesshme, përfshirë çdo regjistrim audio ose video, dhe ruajtje të përkohshme apo të përhershme të veprës apo objektit të të drejtave të përafërta në një medium elektronik;

1.15. “Shpërndarje” - nënkupton vënien e ligjshme në dispozicion të publikut të origjinaleve ose kopjeve të veprave ose objekteve të të drejtave të përafërta me anë të shitjes ose transferimit tjetër të pronës;

1.16. “Qiradhënie” - nënkupton vënien në dispozicion të publikut të origjinaleve ose kopjeve të veprave ose objekteve të të drejtave të përafërta për një periudhë të kufizuar kohore dhe për përfitime të drejtpërdrejta ose tërthorta ekonomike;

1.17. “Huadhënie publike” - nënkupton vënien në dispozicion të origjinaleve ose kopjeve të veprave apo objekteve të të drejtave të përafërta për një periudhë të kufizuar kohore dhe jo për përfitime të drejtpërdrejta ose tërthorta ekonomike, kur ajo bëhet nëpërmjet ndërmarrjeve që janë të qasshme për publikun; 1.18.“Interpretim Publik” - nënkupton prezantimin e veprave, drejtpërdrejtë ose me mjete teknike, në një vend, ku anëtarët e publikut janë të pranishëm ose që është i qasshëm për publikun; 1.19.“Organizatë Transmetuese”- nënkupton një radio dhe/ose organizatë televizive që transmeton vepra dhe objekte të të drejtave të përafërta;

1.20. “Transmetim” - nënkupton transmetimin me tel ose me mjete pa tel për tu pranuar nga publiku të tingujve ose imazheve dhe tingujve ose i paraqitjeve të tyre; me kuptimin:

1.20.1. se një transmetim i tillë i sinjaleve të koduara është “transmetues” kur mjetet për deshifrimin i jepen publikut nga organizata transmetuese ose nga dikush tjetër me pëlqimin e saj;

1.20.2. “transmetim me satelit” nënkupton aktin e futjes, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës transmetuese, sinjale bartëse programesh të destinuara për tu pranuar nga publiku në një zinxhir të pandërprerë komunikimi që çon në satelit dhe poshtë drejt tokës. 1.21. “Satelit” - do të thotë çfarëdo sateliti që vepron në breza frekuencash, të cilat sipas Ligjit të telekomunikacioneve, janë rezervuar për transmetimin e sinjaleve të kapshme nga publiku ose të cilat janë rezervuar për komunikim të mbyllur, bazë-bazë (nga një pikë në një tjetër). Megjithatë, në rastin e fundit, në rrethanat në të cilat ndodh pranimi individual i sinjaleve, duhet të jetë i krahasueshëm me ato që zbatohen në rastin e parë; 1.22.“Ritransmetim kabllor” - ritransmetimi i njëkohshëm, i pandryshuar dhe i pashkurtuar nga një sistem kabllor ose mikrovalor për pranim nga publiku të një transmetimi fillestar, pavarësisht se si operatori i shërbimit ritransmetues kabllor merr sinjalet që bartin programin nga organizata transmetuese për qëllime ritransmetimi;

1.23. “Ritransmetim” - do të thotë çdo ritransmetim i njëkohshëm, i pandryshuar dhe i pashkurtuar, përveç ritransmetimit kabllor, i destinuar për t’u pranuar nga publiku, i një transmetimi fillestar të programeve televizive ose radiofonike të destinuara për t’u pranuar nga publiku, ku ky transmetim fillestar është me tel ose ajror, duke përfshirë atë satelitor, por jo përmes transmetimit online, me kusht që:

1.23.1. ritransmetimi të kryhet nga një palë e ndryshme nga organizata transmetuese e cila ka bërë transmetimin fillestar ose nën kontrollin dhe përgjegjësinë e së cilës është kryer transmetimi fillestar, pavarësisht se si pala që kryen ritransmetimin i merr sinjalet që bartin programin nga organizata transmetuese për qëllime të ritransmetimit;

1.23.2. kur ritransmetimi bëhet nëpërmjet një shërbimi të qasjes në internet, ai kryhet në një mjedis të menaxhuar.

1.24. “Mjedis i menaxhuar” - një mjedis në të cilin një operator i një shërbimi të ritransmetimit ofron një ritransmetim të sigurt për përdoruesit e autorizuar;

1.25. “Vënia në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese” - nënkupton vënien në dispozicion të publikut të veprave ose objekteve të të drejtave të përafërta, me tel ose pa tel, në atë mënyrë e cila i mundëson individit që atyre t’i qaset nga vendi dhe në kohën që ai e zgjedhë;

1.26. “Komunikimi publik” nënkupton:

1.26.1. në lidhje me të drejtën e autorit, nënkupton çdo transmetim të një vepre për publikun, anëtarët e të cilit ndodhen në një vend ose në vende të ndryshme nga vendi ku ka origjinën transmetimi, me kusht që një akt i tillë të mos jetë një akt transmetimi, ritransmetimi, ritransmetimi kabllor ose vënie në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese;

1.26.2. në lidhje me të drejtat e interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve, përveç akteve të përmendura në nën nën-paragrafin 1.26.1 të këtij neni, nënkupton edhe prezantimin e një fonogrami me mjete teknike në një vend ku anëtarët e publikut janë të pranishëm ose vend që është i qasshëm për publikun.

1.27. “Publik” - do të thotë një grup i përbërë nga një numër i konsiderueshëm personash jashtë rrethit normal të një familjeje dhe nga rrethi i saj më i afërt shoqëror. Nuk është me rëndësi nëse grupi është mbledhur në të vërtetë në një vend; është e parëndësishme nëse anëtarët e publikut që kanë mundësi për të pranuar veprat ose objektet e të drejtave të përafërta mund ti pranojnë ato në të njëjtin vend ose në vende të ndryshme, dhe në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme;

1.28. “Organizatë e menaxhimit kolektiv” - nënkupton çdo organizatë e cila është e autorizuar me ligj ose me bartje të të drejtave, licencë ose ndonjë marrëveshje tjetër kontraktuale për të menaxhuar të drejtat e autorit ose të drejtat e përafërta që ndërlidhen me të drejtën e autorit, në emër të më shumë se një bartësi të të drejtave, me qëllimin e vetëm ose kryesor për përfitim kolektiv të atyre bartësve të drejtave, dhe që plotëson një ose të dyja kriteret e mëposhtme:

1.28.1. zotërohet ose kontrollohet nga anëtarët e saj;

1.28.2. organizohet mbi baza jofitimprurëse.

1.29. “Shkallë komerciale” - nënkupton veprimet e tilla të një personi, të cilat kryhen për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta komerciale, duke përjashtuar aktet e kryera nga konsumatorët fundorë që veprojnë në mirëbesim;

1.30. “Publikim”- nënkupton vënien në dispozicion të publikut të kopjeve të një vepre ose një objekti të të drejtave të përafërta me pëlqimin e autorit ose pronarit të të drejtave të përafërta, përkatësisht, me kusht që disponueshmëria e këtyre kopjeve të ketë qenë e tillë që të përmbushë kërkesën e arsyeshme të publikut, duke pasur parasysh natyrën e veprës ose objektin e të drejtave të përafërta përkatësisht;

1.31. “Zyra” - nënkupton Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e themeluar në pajtim me dispozitat e këtij Ligji;

1.32. “Riprodhim reprografik” -nënkupton riprodhim faksimile të një vepre në të njëjtin format, i zmadhuar ose zvogëluar, me mjete të fotokopjimit ose me ndihmën e teknologjive të tjera të ngjashme, përveç atyre të botimit; dhe riprodhimit në një formë elektronike ose në çdo formë tjetër të lexueshme nga makina;

1.33 “Injektim i drejtpërdrejtë” – nënkupton një proces teknik me anë të të cilit një organizatë transmetuese transmeton sinjalet e saj bartëse të programit, tek një organizatë tjetër,, në mënyrë të tillë që sinjalet bartëse të programit të mos jenë të qasshme për publikun gjatë atij transmetimi;

1.34. “Shërbim ndihmës në internet” - nënkupton një shërbim në internet që konsiston në ofrimin për publikun, nga ose nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një organizate transmetuese, të radio ose programeve televizive njëkohësisht me ose për një periudhë të caktuar kohore pas transmetimit të tyre nga organizata transmetuese; si dhe çdo material që është ndihmës për një transmetim të tillë;

1.35. “Organizatë hulumtuese” – nënkupton një universitet, përfshirë bibliotekat e tij, një institut hulumtimi ose çdo subjekt tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është të kryejë hulumtime shkencore ose të kryejë aktivitete edukative që përfshijnë edhe kryerjen e kërkimit shkencor:

1.35.1. në baza jofitimprurëse ose duke riinvestuar të gjitha fitimet në kërkimin e saj shkencor, ose

1.35.2. në zbatim të një misioni me interes publik të njohur nga shteti.

1.36. “Vepra jetime” – nënkupton një vepër ose një fonogram, në rast se asnjëri nga mbajtësit e të drejtave në atë vepër apo fonogram nuk është i identifikuar, apo edhe nëse një ose më shumë prej tyre janë të identifikuar, por asnjëri prej tyre nuk gjendet pavarësisht se është bërë kërkim i plotë dhe i arsyeshëm për mbajtësit e të drejtave dhe është regjistruar në përputhje me këtë ligj:

1.36.1. veprat e botuara në formën e librave, revistave profesionale, gazetave, revistave ose shkrimeve të tjera;

1.36.2. veprat kinematografike ose audiovizuale dhe fonogramet;

1.36.3. veprat kinematografike ose audiovizuale dhe fonogramet e prodhuara nga organizatat transmetuese publike deri më 31 dhjetor 2002 dhe përfshirë në arkivat e tyre, të cilat mbrohen nga e drejta e autorit ose të drejtat e përafërta dhe që janë botuar për herë të parë në Republikën e Kosovës ose në mungesë të publikimit, janë transmetuar për herë të parë në Republikën e Kosovës;

1.36.4. veprat dhe lëndët e tjera të mbrojtura që janë të përfshira ose të integruara në, ose përbëjnë pjesë bazike të veprave ose fonogrameve të sipërpërmendura. Nëse këto vepra nuk botohen ose transmetohen, ato mund të përdoren nga përfituesit e veprave jetime vetëm nëse: janë bërë qasshme për publikun nga cilido prej përfituesve të veprave jetime (qoftë edhe në formën e një huadhënieje) me pëlqimin e bartësve të së drejtave dhe është e arsyeshme të supozohet se mbajtësit e të drejtave nuk do të kundërshtonin përdorimet e lejuara të përmendura në nenin 51 të këtij ligji. Ky paragraf do të zbatohet për veprat dhe fonogramet që janë depozituar në ato organizata përpara datës 29 Tetor 2014 të përfshira në koleksionet (zotërimet) e bibliotekave, institucioneve arsimore, muzeve, arkivave dhe institucioneve në fushën e trashëgimisë kinematografike dhe audio qasshme nga publiku, nëse zotërimet janë botuar tashmë, titullari i të cilave nuk mund të bëhet i njohur ose gjurmohej pavarësisht nga një kërkim i plotë.

1.37. “Nxjerrja e tekstit dhe e të dhënave”- çdo teknikë analitike e automatizuar që synon analizimin e tekstit dhe të dhënave në formë dixhitale me qëllim të gjenerimit të informacionit që përfshin, por nuk kufizohet në modele, trende dhe korrelacione;

1.38. “Institucion i trashëgimisë kulturore” – nënkupton një bibliotekë ose muze të qasshëm nga publiku, një arkiv ose një institucion i trashëgimisë audio ose filmike;

1.39. “Botim i shtypit”- nënkupton një përmbledhje e përbërë kryesisht nga vepra letrare me karakter publicistik, por që mund të përfshijë edhe vepra të tjera ose lëndë të tjera dhe që:

1.39.1. përbën një artikull individual brenda një botimi periodik ose të përditësuar rregullisht nën një titull të vetëm, si një gazetë ose një revistë me interes të përgjithshëm ose të veçantë;

1.39.2. ka për qëllim t’i sigurojë publikut të gjerë informacion në lidhje me lajme ose tema të tjera;

1.39.3. botohet në cilëndo media nën iniciativën, përgjegjësinë editoriale dhe kontrollin e një ofruesi të shërbimit. Revistat periodike që botohen për qëllime shkencore ose akademike, siç janë revistat shkencore, nuk janë botime shtypi për qëllimet e këtij Ligji.

1.40. “Shërbimi i shoqërisë së informacionit”- nënkupton çdo shërbim të shoqërisë së informacionit, çdo shërbim i ofruar me shpërblim, në një distancë, me mjete elektronike dhe me kërkesë individuale të marrësit të shërbimeve;

1.41. “Ofrues i shërbimit të shpërndarjes së përmbajtjes në internet”- nënkupton një ofrues i një shërbimi të shoqërisë së informacionit, qëllimi kryesor ose një nga qëllimet kryesore të të cilit është ruajtja dhe dhënia e qasjes publikut në një sasi të madhe veprash të mbrojtura nga e drejta e autorit ose lëndë të tjera të mbrojtura të ngarkuara nga përdoruesit e saj, të cilët i organizon dhe i promovon për qëllime fitimi. Ofruesit e shërbimeve, të tilla si enciklopeditë jofitimprurëse në internet, depot arsimore dhe shkencore jofitimprurëse, platformat e zhvillimit dhe shpërndarjes së softuerit me kod të hapur, ofruesit e shërbimeve të komunikimit elektronik, tregjet në internet, shërbimet në re/cloud nga biznesi në biznes dhe shërbimet në re/cloud që u mundësojnë përdoruesve të ngarkojnë përmbajtje për përdorimin e tyre personal, nuk janë “ofrues shërbimesh për shpërndarjen e përmbajtjes në internet” sipas kuptimit të këtij Ligji;

1.42. “Vepër origjinale e artit” - nënkupton çdo vepër të artit të bukur, të tilla si fotografi, kolazhe, pikturë, vizatime, gravura, printime, litografi dhe skulptura, vepra të tilla të arteve të aplikuara si arti i tekstilit, qeramika dhe qelqe dhe vepra fotografike, me kusht që të jenë të bëra nga vetë autori ose janë kopje që konsiderohen si vepra arti origjinale. Kopjet e veprave të artit do të konsiderohen si vepra origjinale nëse janë bërë në numër të kufizuar nga vetë autori ose nën autoritetin e tij. Kopjet e veprave të artit të cilat janë të numëruara, të nënshkruara ose ndryshe të autorizuara siç duhet nga autori, do të konsiderohen si kopje të tilla;

1.43. “Entitet i pavarur menaxhues” - nënkupton çdo organizatë e cila është e autorizuar me ligj ose me përcaktim, licencë ose me ndonjë marrëveshje tjetër kontraktuale për të menaxhuar të drejtat e autorit ose të drejtat e përafërta në emër të më shumë se një titullari, për përfitimin kolektiv të atyre bartësve të të drejtave, si qëllimi i tij i vetëm ose kryesor, dhe që është:

1.43.1. as në pronësi dhe as e kontrolluar, drejtpërdrejtë ose jo- drejtpërdrejtë, tërësisht ose pjesërisht, nga bartësit e të drejtave;

1.43.2. organizuar mbi baza fitimprurëse.

1.44. “Bartës i së drejtës” - nënkupton çdo person ose subjekt që zotëron të drejtën e autorit ose të drejtën e përafërt, ose sipas një marrëveshjeje për shfrytëzimin e të drejtave ose sipas ligjit ka të drejtën për një pjesë të të ardhurave nga të drejtat;

1.45. “Anëtar” - nënkupton një bartës të së drejtës ose një subjekt që përfaqëson mbajtësit e të drejtave, duke përfshirë organizatat e tjera të menaxhimit kolektiv dhe shoqatat e bartësve të të drejtave, që përmbushin kushtet e anëtarësimit të organizatës së menaxhimit kolektiv dhe të pranuar prej saj; 1.46.“Statut”- nënkupton memorandumin dhe dispozitat e asociimit, statutin, rregullat ose dokumentet e themelimit të një organizate të menaxhimit kolektiv;

1.47. “Asambleja e përgjithshme e anëtarëve” - nënkupton organin në organizatën e menaxhimit kolektiv, në të cilin anëtarët marrin pjesë dhe ushtrojnë të drejtën e votës, pavarësisht nga forma ligjore e organizatës;

1.48. “Të ardhurat nga të drejtat” - nënkuptojnë të ardhurat e mbledhura nga një organizatë e menaxhimit kolektiv në emër të bartësve të të drejtave, qoftë ato që rrjedhin nga një e drejtë ekskluzive, e drejta për shpërblim ose nga e drejta për kompensim;

1.49. “Tarifa e menaxhimit” - nënkupton shumat e ngarkuara, të zbritura ose të kompensuara nga një organizatë e menaxhimit kolektiv nga të ardhurat e të drejtave ose nga të hyrat që vijnë nga investimi i të ardhurave nga të drejtat, për të mbuluar kostot e menaxhimit të të drejtave të autorit ose të të drejtave të përafërta;

1.50. “Marrëveshje përfaqësimi” nënkupton çdo marrëveshje ndërmjet organizatave të menaxhimit kolektiv, sipas së cilës një organizatë e menaxhimit kolektiv mandaton një organizatë tjetër të menaxhimit kolektiv për të menaxhuar të drejtat që ajo përfaqëson, duke përfshirë një marrëveshje të lidhur sipas neneve 114 dhe115 të këtij ligji;

1.51. “Përdorues” nënkupton çdo person ose subjekt që kryen veprime që i nënshtrohen autorizimit të bartësve të të drejtave, shpërblimit të bartësve të së drejtës ose pagesës së kompensimit për bartësit e të drejtave dhe nuk vepron në cilësinë e konsumatorit;

1.52. “Repertor” nënkupton veprat në lidhje me të cilat një organizatë e menaxhimit kolektiv menaxhon të drejtat;

1.53. Licencimi – për qëllime të këtij ligji nënkupton:

1.53.1. të drejtën që organizata e menaxhimit kolektiv i jep përdoruesit për shfrytëzimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta;

1.53.2. dhënien e lejes organizatave për menaxhim kolektiv nga ministri përkatës për kulturë, për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.

1.54. Licencimi i të drejtave – për qëllime të këtij ligji nënkupton lejen për përdorim ose lejimin për të kryer një veprim me objektin/lëndën e mbrojtur që përndryshe do të ishte i ndaluar;

1.55. “Licencë shumë-territoriale” - nënkupton një licencë që mbulon territorin e më shumë se një shteti;

1.56. “Sasi të mjaftueshme” - nënkupton një sasi të tillë që plotëson kërkesat e arsyeshme të publikut për kopjet e regjistrimit zanor;

1.57. “Personat me dëmtim të shikimit ose aftësi të kufizuara në lexim” nënkupton personat të cilët nuk janë në gjendje, si rezultat i një dëmtimi fizik ose mendor ose të një paaftësie perceptuese, të lexojnë vepra letrare, qoftë edhe me ndihmën e një mjeti pamor, në të njëjtën masë sa personat pa një dëmtim ose paaftësi të tillë;

1.58. Personi përfitues nënkupton, pavarësisht nga çdo paaftësi tjetër, një person që:

1.58.1. është i verbër;

1.58.2. ka një dëmtim të shikimit që nuk mund të përmirësohet në mënyrë që t’i japë personit funksionin vizual në thelb të barabartë me atë të një personi që nuk ka një dëmtim të tillë dhe i cili, si rezultat, nuk është në gjendje të lexojë vepra të shtypura në të njëjtën shkallë si një person pa një dëmtim të tillë;

1.58.3. ka një paaftësi perceptuese ose lexuese dhe, si rezultat, nuk është në gjendje të lexojë vepra të shtypura në thelb të njëjtë si një person pa një paaftësi të tillë; ose

1.58.4. përndryshe nuk është në gjendje, për shkak të një paaftësie fizike, të mbajë ose të manipulojë një libër ose të përqendrojë ose lëvizë sytë në masën që normalisht do të ishte e pranueshme për lexim.

1.59. “Kopje e formatit të qasshëm” - nënkupton një kopje e një vepre ose një lënde tjetër të mbrojtur, që në një mënyrë ose formë alternative i jep një personi përfitues qasje në veprën ose lëndën tjetër, duke përfshirë lejimin e një personi të tillë që të ketë qasje në mënyrë të mundshme dhe të rehatshme si një person me shikim të dëmtuar ose me paaftësi për lexim;

1.60. “Subjekt i autorizuar” - nënkupton një subjekt që është i autorizuar ose i njohur nga Republika e Kosovës për të ofruar arsim, trajnim mësimor, lexim të adaptuar ose qasje në informacion për personat me shikim të dëmtuar të ose aftësi të kufizuara në lexim në baza jofitimprurëse. Gjithashtu përfshinë një institucion publik ose organizatë jofitimprurëse që ofron të njëjtat shërbime për personat përfitues si një nga aktivitetet e tij kryesore, detyrimet institucionale ose si pjesë e misioneve të tij me interes publik;

1.61. “Masat teknologjike” - do të thotë çdo teknologji, pajisje ose element që është projektuar për të parandaluar ose kufizuar veprimet në rrjedhën normale të funksionimit të saj, në lidhje me veprat ose objektet e të drejtave të përafërta, të cilat nuk janë të autorizuara nga pronari i të drejtave;

1.62. “Informacion për menaxhimin e të drejtave” nënkupton çdo informacion të dhënë nga autori ose pronari tjetër i së drejtës, që identifikon veprën ose objektet e të drejtave të përafërta, autorin ose pronarin tjetër të së drejtës, ose informacionin mbi kushtet e përdorimit të veprës ose objektit të mbrojtur, si dhe numrat dhe kodet që përfaqësojnë një informacion të tillë.

Neni 4Marrëdhënia midis të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta

1. Mbrojtja e përcaktuar me këtë ligj për të drejtat e përafërta nuk prek dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në mbrojtjen e të drejtës së autorit.

2. Mbrojtja e të drejtës së autorit dhe kategorive të ndryshme të të drejtave të përafërta, është gjithashtu e pavarur nga njëra-tjetra në kuptimin që, kur i njëjti person fizik ose juridik është pronar i më shumë se një lloji të drejtash të autorit dhe e çdo të drejte të përafërt, i njëjti përveç nëse parashikohet ndryshe në këtë ligj, do t’i gëzojë dhe mund t’i ushtrojë ato të drejta veçmas dhe pavarur nga njëra-tjetra.

3. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ngjashëm ose përshtatshmërisht edhe ndaj të drejtave të përafërta, në lidhje me:

3.1. elementet e të drejtës së autorit;

3.2. bashkautorësinë dhe autorësinë e veprave kolektive dhe të gërshetuara;

3.3. prezumimin e autorësisë;

3.4. veprat e krijuara në marrëdhënien e punës;

3.5. të drejtën e patjetërsueshme për një shpërblim të drejtë pasi të kenë transferuar të drejtat e tyre të qirasë në një prodhues;

3.6 caktimin dhe licencimin e drejtës ekonomike;

3.7. shpërblimin e autorit, dhe të drejtën e rishikimit të një shpërblimi jo proporcional, detyrimin për transparencë dhe zgjidhjen e njëanshme të kontratës për të drejtën e autorit;

3.8. kompensimin e drejtë në lidhje me riprodhimet në letër ose në çdo medium të ngjashëm, i kryer nga përdorimi i çdo lloj teknikë fotografike ose nga ndonjë proces tjetër që ka efekte të ngjashme, me përjashtim të partiturave muzikore dhe në lidhje me riprodhimet në çdo medium të bëra nga një person fizik për përdorim privat dhe për qëllime që nuk janë drejtpërdrejtë as tërthortë komerciale;

3.9. marrëdhënien ndërmjet të drejtës së autorit dhe pronësisë në objektin fizik në të cilën është e shprehur vepra, qoftë në formën origjinale ose në çdo formë kopjimi;

3.10. kufizimet e të drejtës së autorit;

3.11. llogaritjen e fillimit të mbrojtjes dhe efektin e përfundimit të kohëzgjatjes së mbrojtjes të së drejtës së autorit, si dhe kalimin e të drejtës së autorit;

3.12. shuarjen e të drejtës së shpërndarjes me shitjen e parë ose një lloj tjetër kalimit të pronësisë të një vepre origjinale ose kopje të saj, të bërë nga autori ose me autorizimin i tij. KAPITULLI II E DREJTA E AUTORIT NËNKAPITULLI I LËNDA E MBROJTUR ME TË DREJTËN E AUTORIT

Neni 5Veprat e Mbrojtura

1. “Vepër” nënkupton çdo krijim në fushën e letërsisë, artit ose shkencës që është origjinal, në kuptimin që është krijim intelektual i vetë autorit. Asnjë kriter tjetër nuk do të aplikohet që një krijim i tillë të cilësohet si vepër.

2. Mbrojtja e të drejtës së autorit shtrihet në çdo vepër, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes së saj, objektivi, rëndësia ose vlera estetike, në të tilla si:

2.1. vepra letrare (të shprehura me shkrim ose me gojë);

2.2. veprat e shkruara siç janë tekstet në libra, broshura dhe tekste të tjera në lëmin shkencore, profesionale si dhe programet kompjuterike;

2.3. veprat dramatike dhe dramatiko-muzikore;

2.4. vepra muzikore, me ose pa fjalë;

2.5. vepra koreografike dhe pantomimat;

2.6. veprat kinematografike dhe veprat e tjera audiovizuale (në tekstin e mëtejmë së bashku: “vepra audiovizuale”);

2.7. veprat e artit si: piktura, vizatime, skulptura, instalacione, arti publik e të tjera si dhe veprat e arteve të aplikuara;

2.8. veprat e arkitekturës;

2.9. veprat fotografike, duke përfshirë veprat e shprehura nga çdo proces i ngjashëm me fotografinë;

2.10. harta, plane, skica dhe punime tredimensionale që kanë të bëjnë me gjeografinë, topografinë, arkitekturën dhe shkenca të tjera.

3. Çdo pjesë ose element tjetër i veprës (përfshirë titullin ose personazhin e shprehur në të) që në vetvete paraqet krijim intelektual do të mbrohet si i tillë me të drejtën e autorit. Përdorimi i titullit të veprës nuk lejohet nëse ai titull është përdorur më parë për të njëjtin lloj vepre, nëse ky titull krijon konfuzion në lidhje me autorësinë e veprës.

4. Pa cenuar mbrojtjen e të drejtës së autorit në veprat origjinale, me të drejtën e autorit si vepra mbrohen edhe ato vepra dhe koleksione të prejardhura që bazohen në një ose më shumë vepra para ekzistuese dhe/ose ndonjë material tjetër; veçanërisht:

4.1. përkthimet, përshtatjet, shënimet, aranzhimet muzikore dhe transformime të tjera të ngjashme të veprave ose shprehjeve të folklorit, me kusht që ato të jenë rezultat i krijimit intelektual (vepra të prejardhura);

4.2. koleksionet e veprave, të tilla si enciklopeditë dhe antologjitë, si dhe përmbledhjet e materialeve ose të dhënave të tjera, pavarësisht nëse janë të mbrojtura apo jo, duke përfshirë bazat e të dhënave, me kusht që ato, për shkak të përzgjedhjes ose aranzhimit të përmbajtjes së tyre, janë rezultat i krijimit intelektual.

5. Mbrojtja e të drejtës së autorit të bazave të të dhënave nuk zbatohet për përmbajtjen e bazave të të dhënave dhe nuk cenon të drejtat që ekzistojnë në vetë ato përmbajtje.

6. Mbrojtja e të drejtës së autorit të bazave të të dhënave nuk do të zbatohet për programet kompjuterike të përdorura në krijimin ose funksionimin e bazave të të dhënave të qasshme me mjete elektronike.

Neni 6Krijimet dhe objektet e tjera që nuk mbrohen nga e drejta e autorit

1. Mbrojtja e të drejtës së autorit nuk përfshinë tekstet zyrtare të natyrës legjislative, administrative dhe gjyqësore dhe përkthimet zyrtare të teksteve të tilla.

2. Mbrojtja e të drejtës së autorit nuk përfshinë:

2.1. idetë, procedurat, metodat e funksionimit ose konceptet matematikore si të tilla (por vetëm shprehjet e tyre origjinale);

2.2. shprehjet folklorike;

2.3 lajmet e ditës, thjesht fakte dhe të dhëna si të tilla (por vetëm në paraqitjen e tyre origjinale). Informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të zakonshme të medieve mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë (12) orë nga publikimi i tyre. NËNKAPITULLI II AUTORËSIA DHE PRONËSIA E TË DREJTËS SË AUTORIT

Neni 7Autorësia

Autori është personi fizik që ka krijuar veprën.

Neni 8Supozimi i autorësisë

1. Përderisa nuk provohet e kundërta, autori i veprës konsiderohet personi, emri përkatësisht firma, pseudonimi apo shenja e të cilit figuron në mënyrë të zakonshme në një vepër.

2. Kur një vepër botohet në formë anonime ose me pseudonim në një mënyrë që nuk bën të mundur identifikimin e autorit, botuesi emri i të cilit figuron në vepër, përderisa nuk provohet e kundërta, konsiderohet të përfaqësojë autorin dhe në këtë cilësi ai ose ajo ka të drejtë të mbrojë dhe zbatojë të drejtat e autorit. Dispozitat e këtij paragrafi pushojnë së zbatuari kur autori zbulon identitetin e tij dhe vërteton pretendimin e tij për autorësinë e veprës së tij.

3. Personi fizik ose juridik, emri i të cilit figuron në mënyrë të zakonshme në veprën audiovizuale, përderisa nuk provohet e kundërta, do të supozohet se janë prodhues të veprës.

Neni 9E drejta e autorit në veprat me bashkautorësi

1. E drejta e autorit në një vepër e cila është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta krijuese të dy ose më shumë autorëve u takon bashkërisht autorëve të tillë (bashkautorëve) pavarësisht nëse vepra përbën një tërësi të pandashme ose përbëhet nga pjesë të pavarura.

2. Marrëdhëniet ndërmjet bashkautorëve rregullohet me kontratë. Në mungesë të një kontrate të tillë, bashkautorët gëzojnë së bashku të drejtën e autorit mbi veprën dhe shpërblimi përkatës do të ndahet ndërmjet tyre, në përpjesëtim me kontributet e tyre, me kusht që ato të mund të përcaktohen. Kur kontributet e bashkautorëve nuk mund të përcaktohen, shpërblimi ndahet në pjesë të barabarta.

3. Nëse në marrëveshjen e bashkautorëve nuk është paraparë ndryshe, të drejtën e autorit në veprën në bashkautorësi ata do ta ushtrojnë bashkërisht. Megjithatë, nëse kontributi i një bashkautori mund të përdoret gjithashtu në mënyrë të pavarur nga pjesët e tjera të veprës, në lidhje me atë pjesë të veprës, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në një marrëveshje ndërmjet bashkautorëve, një bashkautor i tillë mund që gjithashtu të ushtrojë të drejtën e autorit vetëm në lidhje me pjesën e tij. Megjithatë, për përfshirjen në një vepër tjetër, të një pjese të tillë të veprës në bashkautorësi që mund të përdoret në mënyrë të pavarur, duhet autorizimi i bashkautorëve të tjerë.

4. Bashkautori mund të heqë dorë nga shfrytëzimi i pjesës së tij të të drejtave. Me deklaratën për heqje dorë, pjesa e tij do t’u kalojë autorëve të tjerë të përbashkët.

Neni 10E drejta e autorit në veprat e prejardhura

1. Përkthyesit dhe autorët e veprave të tjera të prejardhura gëzojnë të drejtën e autorit në përkthimet, përshtatjet, aranzhimet ose transformimet e tjera të bëra prej tyre.

2. Një përkthim ose vepër tjetër e prejardhur mund të krijohet vetëm nëse autori i veprës origjinale e autorizon atë. E drejta e autorit e një përkthyesi ose autori të një vepre tjetër të prejardhur nuk cenon të drejtat e autorit të veprës origjinale që është përkthyer, përshtatur, aranzhuar ose transformuar ndryshe.

Neni 11E drejta e autorit në koleksione dhe përmbledhje

1. Autorët e koleksioneve ose përmbledhjeve të përmendura në nenin 5 nën-paragrafin 4.2. të këtij ligji gëzojnë të drejtën e autorit në veprat në fjalë.

2. Një vepër e mbrojtur me të drejtën e autorit mund të përfshihet në një koleksion ose përmbledhje, vetëm nëse autori i saj ose bartësi tjetër i së drejtës së autorit në të e autorizon atë. E drejta e autorit e përpiluesit nuk cenon të drejtat e autorëve të çdo vepre të përfshirë në koleksion ose kompozim.

3. Mbrojtja e të drejtës së autorit në koleksione dhe përmbledhje nuk shtrihet në përmbajtjen e tyre. Autorët dhe pronarët e të drejtave të tjera të parashikuara në këtë ligj, veprat ose prodhimet e mbrojtura të të cilëve përfshihen në një koleksion ose përmbledhje, kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre të autorit ose të drejtën e përafërt në këto vepra ose prodhime të tjera, përkatësisht, në mënyrë të pavarur nga koleksioni ose përmbledhja.

Neni 12E drejta e autorit në veprat kolektive

1. Personi fizik me iniciativën dhe nën drejtimin e të cilit është krijuar një vepër kolektive (si enciklopedi, fjalor, koleksione të tjera të ngjashme, gazeta, recensione dhe revista të tjera periodike) dhe në emër të të cilit është botuar, gëzon të drejtën e autorit si pasardhës në titull i kontributeve krijuese të veprës, sikur të ishte autori i veprës. Një person ose subjekt i tillë ka të drejtë të vendos ose tregoj emrin ose emërtimin e tij dhe të kërkojë që emri i tij të tregohet, në lidhje me çdo përdorim publik të veprave kolektive.

2. Në zbatim të këtij neni, “vepër kolektive” nënkupton veprën e krijuar si rezultat i një sërë kontributesh të ndryshme, të cilat bashkohen në tërësinë e veprës në atë mënyrë që identifikimi i tyre është i pamundur ose shumë vështirë i realizueshëm.

3. Përveç nëse është rënë dakord ndryshe në kontratën ndërmjet autorëve dhe personit fizik të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, autorët e atyre veprave të përfshira në një vepër kolektive që mund të identifikohen si autor të krijimeve të tyre, do të ruajnë të drejtat në veprat e tyre të parashikuara në këtë ligj dhe mund t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë të pavarur nga vepra kolektive në tërësi.

4. Pavarësisht nga dispozita e paragrafit 3. të këtij neni, kalimi ekskluziv i të drejtave të shfrytëzimit të veprës së caktuar nuk e ndalon autorin ta shfrytëzojë atë vepër në koleksion të veprave të zgjedhura të tij, apo në koleksion të të gjitha veprave të tij.

Neni 13E drejta e autorit në veprat e krijuara në marrëdhënie pune

1. Kur një vepër krijohet nga punëmarrësi në kryerjen e detyrave të tij të punës, sipas udhëzimeve të dhëna nga punëdhënësi i tij, përveç nëse me kontratë parashikohet ndryshe, punëdhënësi ka të drejtë të ushtrojë të drejtat ekonomike në veprën e krijuar për një afat prej dhjetë (10) vitesh, nga përfundimi i veprës.

2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet vetëm kur vepra përdoret në sferën e aktiviteteve normale të punëdhënësit të parapara në kohën e marrëveshjes për detyrat e autorit.

3. Pavarësisht nga dispozitat nga paragrafi 1. i këtij neni, të drejtat autorit të punësuar do t’i kthehen para përfundimit të afati tillë, në rast të vdekjes së punëdhënësit, përkatësisht në rast të likuidimit të punëdhënësit si person juridik.

4. Nëse punëdhënësi nuk i shfrytëzon të drejtat pronësore mbi atë vepër, ose i shfrytëzon ato në masë të papërfillshme, autori i punësuar ka të drejtë të kërkojë nga punëdhënësi t’ia kalojë ato të drejta, kundrejt kompensimit të shpenzimeve.

5. Nëse nuk është kontraktuar ndryshe ndërmjet autorit si punëmarrës dhe punëdhënësit, punëmarrësi, si autor i veprës, gëzon të drejtën të kërkojë kompensim shtesë nga punëdhënësi, nëse paga e tij është në disproporcion të dukshëm me të ardhurat dhe kursimet e realizuara për shkak të përdorimit të veprës.

6. Autori i punësuar do të ruajë të drejtën e autorit për çdo vepër që nuk është krijuar në kryerjen e detyrave të tij të punës, si dhe për çdo përdorim të veprës së krijuar në kuadër të detyrave të tij të punës që nuk mbulohet nga aktivitetet normale të punëdhënësit të përmendura në paragrafin

2. të këtij neni.

7. Në rastin e veprave kolektive, paragrafët 2. deri në 6. të këtij neni nuk zbatohen.

8. Kur një program kompjuterik ose një bazë e të dhënave krijohet nga një punonjës gjatë ushtrimit të detyrave të tij/saj ose gjatë zbatimit të udhëzimeve të dhëna nga punëdhënësi i tij/saj, punëdhënësi ka të drejtë ekskluzivisht të ushtrojë të gjitha të drejtat ekonomike në programin e krijuar në këtë mënyrë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me kontratë.

Neni 14E drejta e autorit në veprat audiovizuale

1. Bashkautorë të veprës audiovizuale njihen personat e mëposhtëm:

1.1. drejtori kryesor;

1.2. autori i skenarit;

1.3. autori i dialogut;

1.4. kompozitori i çdo vepre muzikore (me ose pa fjalë) të krijuar posaçërisht për veprën audiovizuale;

1.5. autorë të tjerë të mundshëm që japin kontribute krijuese në veprën audiovizuale.

2. Bashkautor i veprës audiovizuale konsiderohet edhe autori i veprës para-ekzistuese e cila është inkorporuar në veprën audiovizuale.

3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me kontratë, lidhja e kontratës nga autori për krijimin e një vepre audiovizuale nënkupton kalimin e të drejtave, në këmbim të një shpërblimi të drejtë nga i cili nuk mund të hiqet dorë, nga autorët e përbashkët tek producentët e kësaj vepre shfrytëzimin e këtyre të drejtave ekskluzive: të drejtat e riprodhimit, dhënies me qira, shpërndarjes, huadhënies publike, interpretimit publik, transmetimit, komunikimit publik, vënies në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese dhe të drejtat e titrave dhe dublimit.

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 3. të këtij neni, kur autorët ua bartin të drejtën e qiradhënies prodhuesve të veprave audiovizuale, ata ruajnë të drejtën e patjetërsueshme për shpërblim të drejtë për çdo qiradhënie. Autorët e veprave muzikore të përfshira në një vepër audiovizuale kanë gjithashtu të drejtën e shpërblimit të drejtë për interpretimin publik, transmetimin dhe komunikimin publik të veprës. Shpërblimi për këto të drejta të patjetërsueshme mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

5. Kopja kryesore e filmit (negativët, regjistrimi origjinal) nuk do të shkatërrohet pa pëlqimin e autorit dhe bartësve të tjerë të të drejtave ekonomike në film.

6. Producenti ka të drejtën të shënojë emrin ose emërtimin e tij dhe të kërkojë që ai të shënohet ose tregohet për çdo përdorim publik të veprës. NËNKAPITULLI III KUSHTET PËR MBROJTJE ME TË DREJTËN E AUTORIT

Neni 15Mbrojtja automatike e të drejtës së autorit pa asnjë formalitet

Autorët gëzojnë mbrojtje me drejtën e autorit për veprat e tyre vetëm me faktin se kanë krijuar veprën. Për ekzistencën dhe zbatimin e të drejtës së autorit nuk kërkohet regjistrimi i veprës apo ndonjë formalitet tjetër.

Neni 16Personat që gëzojnë mbrojtje me të drejtën e autorit

1. Mbrojtje me të drejtën e autorit gëzon:

1.1. autori i cili është shtetas i Republikës së Kosovës ose ka vendbanimin në Republikën e Kosovës;

1.2. autori i veprave të botuara për herë të parë në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga nacionaliteti apo vendbanimit të tij;

1.3. autori i veprave audiovizuale, producenti i të cilave ka vendbanimin ose selinë në Republikën e Kosovës;

1.4. autori i veprave të arkitekturës të ngritura në Republikën e Kosovës ose të veprave të tjera artistike të inkorporuara në një ndërtesë ose strukturë tjetër që ndodhet në Republikën e Kosovës.

2. Një vepër do të konsiderohet gjithashtu e botuar për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëse është botuar në Republikën e Kosovës brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e botimit të saj të parë në një shtet tjetër.

Neni 17Marrëdhënia ndërmjet së drejtës së autorit dhe pronësisë mbi sendet fizike

E drejta e autorit ekziston e pavarur nga çdo e drejtë e pronësisë mbi objektin fizik në të cilin është e shprehur një vepër. NËNKAPITULLI IV TË DREJTAT MORALE

Neni 18E drejta e publikimit të parë

1. Autori ka të drejtë të vendosë kur dhe si dëshiron ta publikoj për herë të parë veprën e tij.

2. Para publikimit të veprës, çdo informacion për përmbajtjen e saj mund t’i jepet publikut vetëm me pëlqimin e autorit.

3. Në rastin kur vepra është bërë e ditur pas vdekjes së autorit, në mungesë të ndonjë prove për të kundërtën, supozohet se autori ka pasur qëllim që veprën e tij ta bëjë publike.

Neni 19E drejta e njohjes së autorësisë dhe për t’u emërtuar autor

1. Pavarësisht nga të drejtat ekonomike të autorit, edhe pas kalimit ose licencimit të këtyre të drejtave, autori ka të drejtë të kërkojë njohjen e autorësisë për veprën e tij.

2. E drejta për të kërkuar njohjen e autorësisë përfshin të drejtën e autorit për t’u emërtuar, për aq sa është e mundur, në kopjet ose në lidhje me çdo përdorim publik të veprës së tij, në përputhje me natyrën e veprës dhe përdorimin e saj.

3. Autori ka të drejtë të kërkojë që vepra e tij të botohet dhe të përdoret në mënyrë anonime ose me pseudonim.

Neni 20E drejta e integritetit

Pavarësisht nga të drejtat ekonomike të autorit, madje edhe pas kalimit ose licencimit të këtyre të drejtave, autori ka të drejtë të kundërshtojë çdo shtrembërim, gjymtim ose modifikim tjetër, ose veprim tjetër nënçmues në lidhje me veprën e tij.

Neni 21E drejta e pendimit

1. Në bazë të një arsyeje të bazuar, siç janë ndryshimet e pikëpamjeve të tij ose të rrethanave, autori ka të drejtë të ndalojë vazhdimin e përdorimit të veprës së tij të publikuar (e drejta e tërheqjes ose e pendimit). Megjithatë, ai do të jetë i detyruar t’i paguajë të licencuarit çdo dëm të shkaktuar nga kjo.

2. E drejta e pendimit nuk zbatohet në rastin e veprës së krijuar me kontratë pune ose me porosi. Në rastin e veprave të tilla, autori mund të kërkojë vetëm që emri i tij të mos tregohet ose vendoset në kopjet ose në lidhje me përdorim të veprës.

3. Kur autori, pas ushtrimit të së drejtës së tij për tu penduar, autorizon përdorimin e së njëjtës vepër ose të një vepre në thelb të ngjashme me të njëjtën vepër, ai është i detyruar t’ia ofrojë atë të licencuarit që kishte të drejtë të përdorte veprën përpara ushtrimit të së drejtës së tërheqjes për të rinovuar kontratën e licencimit në bazë të të njëjtave kushte ose kushteve thelbësisht të ngjashme, respektivisht, siç është rënë dakord fillimisht.

4. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për programet kompjuterike, veprat audiovizuale dhe bazën e të dhënave.

Neni 22Ushtrimi i të drejtave morale

1. Të drejtat morale të autorit nuk mund të barten në formë të kalimit të të drejtave ose me licencë.

2. Pëlqimi i autorit për kryerjen e një veprimi që përndryshe mund të cenojë të drejtën e tij të integritetit do të konsiderohet si mënyrë e ushtrimit të kësaj të drejte dhe do ta detyrojë autorin. NËNKAPITULLI V TË DREJTAT EKSKLUZIVE EKONOMIKE TË AUTORIT

Neni 23Të drejtat ekskluzive ekonomike

1. Përveç nëse me këtë ligj parashihet ndryshe, autori në veçanti ka këto të drejta ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar përdorimin e veprës së tij:

1.1. e drejta e riprodhimit;

1.2. e drejta e shpërndarjes;

1.3. e drejta e qiradhënies;

1.4. të drejtën e interpretimit publik;

1.5. të drejtën e transmetimit;

1.6. e drejta e komunikimit publik;

1.7. të drejtën e ritransmetimit;

1.8. të drejtën e ritransmetimit kabllor;

1.9. të drejtën e komunikimit publik me altoparlant ose çdo instrument tjetër analog që transmeton me shenja, tinguj ose imazhe, transmetimin e veprës;

1.10. të drejtën e vënies në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese;

1.11. e drejta e përkthimit;

1.12. e drejta e përshtatjes (e drejta për të bërë një vepër të prejardhur).

2. Siç është paraparë në nenin 31 të këtij ligji, autorët, në raste të caktuara, kanë edhe të drejtën ekskluzive të autorizimit ose ndalimit të huadhënies, ndërsa në raste të tjera kanë vetëm të drejtën e një shpërblimi të drejtë për huadhënien.

3. E drejta ekskluzive e qiradhënies e parashikuar në nën-paragrafin 1.3. të këtij neni nuk do të zbatohet në lidhje me veprat arkitekturore dhe veprat e artit të aplikuar.

Neni 24Shuarja e së drejtës së shpërndarjes

1. E drejta e shpërndarjes nga neni 23 nën-paragrafi 1.2. i këtij ligji shuhet me shitjen e parë ose bartjen e pronësisë të origjinalit ose të kopjeve të veprës në territorin e Republikës së Kosovës.

2. E drejta e huamarrjes dhe huadhënies nuk pushon nga shitja e parë ose nga transferimi tjetër i parë i pasurisë së origjinalit ose kopjeve të veprës.

Neni 25E drejta e patjetërsueshme e shpërblimit të autorëve e ruajtur pas kalimit të së drejtës

ekskluzive të qiradhënies Kur një autor ka kaluar ose licencuar të drejtën e tij të qiradhënies të përcaktuar në nenin 23 nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji, në lidhje me një vepër audiovizuale ose një fonogram tek prodhuesi i veprës audiovizuale ose i fonogramit respektivisht, autori ruan të drejtën për një shpërblim të drejtë nga qiradhënia. Nga kjo e drejtë nuk mund të hiqet dorë dhe të tjetërsohet, dhe mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

Neni 26Komunikimi me publikun përmes satelitit

1. Akti i komunikimit të një vepre me publikun përmes satelitit ndodh vetëm në Kosovë ku, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës transmetuese, sinjalet bartëse të programit futen nga territori i Kosovës në një zinxhir të pandërprerë komunikimi që çon në satelit dhe poshtë drejt tokës.

2. Kur një akt komunikimi me publikun me anë të satelitit ndodh në një shtet tjetër, i cili nuk ofron nivelin e mbrojtjes të parashikuar në këtë ligj:

2.1 nëse sinjalet që bartin programin i transmetohen satelitit nga një pozicion lidhës që ndodhet në një shtet tjetër, ai akt i komunikimit me publikun me anë të satelitit do të konsiderohet se ka ndodhur në atë vend tjetër dhe të drejtat ushtrohen ndaj personit që operon me stacionin lidhës;

2.2 nëse nuk përdoret një stacion lidhës i vendosur në një shtet tjetër, por një organizatë transmetuese e themeluar në Kosovë ka porositur aktin e komunikimit me publikun përmes satelitit, ai akt do të konsiderohet se ka ndodhur në Kosovë dhe të drejtat ushtrohen ndaj organizatës transmetuese.

Neni 27Ushtrimi i të drejtës së ritransmetimit kabllor

1. E drejta e ritransmetimit e parashikuar në nenin 23, nën-paragrafin 1.7. të këtij ligji dhe e drejta e ritransmetimit kabllor e parashikuar në nenin 23, nën-paragrafi 1.8. të këtij ligji mund të ushtrohet vetëm përmes një organizate të menaxhimit kolektiv. Masa e shpërblimit për autorizimin e dhënë nga organizata e menaxhimit kolektiv do të përcaktohet në bazë të çdo pagese që anëtarët e publikut duhet t’u paguajnë operatorëve të rrjetit kabllor për shërbimet e tyre përkatëse dhe operatorëve të shërbimeve ritransmetuese.

2. Për përcaktimin e lartësisë së shpërblimit dhe kushteve të tjera, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme ndërmjet palëve të interesuara, zbatohen nenet 122 dhe 123 të këtij ligji.

3. Shpërblimi i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni:

3.1. do të mblidhet nga një organizatë e menaxhimit kolektiv së cilës i është besuar ky funksion me një marrëveshje të përbashkët të përfaqësuesve të pronarëve të të drejtave, dhe në mungesë të marrëveshjes, organizata e menaxhimit kolektiv do të përcaktohet nga Zyra;

3.2. pas zbritjes së kostos aktuale të menaxhimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të pronarëve të të drejtave, tre (3) muaj para përfundimit të çdo viti kalendarik, do të shpërndahet në mënyrën e mëposhtme:

3.2.1. në rastin e programeve televizive të ritransmetuara me kabllo, gjashtë dhjetë për qind (60 %) autorëve ose mbajtësve të tjerë të së drejtës së autorit në veprat audiovizuale, tridhjetë për qind (30%) interpretuesve të veprave audiovizuale, pesë për qind (5%) për interpretuesit interpretimet e të cilëve janë të fiksuara në fonograme dhe pesë (5%) prodhuesve të fonogrameve;

3.2.2. në rastin e radio programeve të ritransmetuara me kabllo, tridhjetë për qind (30%) e autorëve ose mbajtësve të tjerë të së drejtës së autorit në veprat muzikore, dhjetë për qind (10%) autorëve ose mbajtësve të tjerë të së drejtës së autorit në veprat letrare, tridhjetë për qind (30%) interpretuesve dhe tridhjetë për qind (30%) prodhuesve të fonogrameve.

4. Organizata e menaxhimit kolektiv e përmendur në paragrafin 3., nën-paragrafin 3.1., të këtij neni pas zbritjes së shpenzimeve përkatëse, do t’i transferojë pjesët e shpërblimit tek pronarët e të drejtave të përmendur në paragrafin 3. nën-paragrafin 3.2. të këtij neni, ndërsa pjesën tjetër që ju takon pronarëve të të drejtave që nuk përfaqësohen prej saj, tek organizata e menaxhimit kolektiv ose tek subjektet e tjera përfaqësuese të pronarëve të të drejtave në fjalë.

Neni 28Transmetimi i programeve përmes injektimit të drejtpërdrejtë

1. Kur një organizatë transmetuese transmeton me injeksion të drejtpërdrejtë sinjalet e saj bartëse të programit te një shpërndarës sinjalesh, kur vetë organizata transmetuese nuk i transmeton njëkohësisht ato sinjale që bartin programin drejtpërdrejt te publiku, dhe shpërndarësi i sinjaleve ia transmeton publikut ato sinjale bartëse të programit, organizata transmetuese dhe shpërndarësi i sinjalit konsiderohen se marrin pjesë në një akt të vetëm komunikimi me publikun për të cilin marrin autorizim nga mbajtësit e të drejtave.

2. Kur një organizatë transmetuese transmeton sinjalet e saj televizive ose radio programe që përmbajnë veprën e autorit drejtpërdrejt në publik, dhe në këtë mënyrë kryen veprimin fillestar të transmetimit, dhe në të njëjtën kohë ua transmeton ato sinjale organizatave të tjera transmetuese përmes procedurës teknike të rrjedhës së sinjalit të drejtpërdrejtë, transmetimet të kryera nga organizata të tjera transmetuese konsiderohen si akt i veçantë i komunikimit me publikun përmes ritransmetimit, ndërsa akti fillestar i transmetimit konsiderohet transmetim.

Neni 29Shërbimet ndihmëse online të një organizate transmetuese

1. Shërbimi ndihmës online ofrohet nga organizata transmetuese për përdoruesit së bashku me shërbimin e transmetimit në marrëdhënie të qartë dhe të varur me programin e transmetimit, ku përdoruesit mund të qasën në shërbimin ndihmës online veçmas nga shërbimi i transmetimit dhe pa kushte në lidhje me të.

2. Dhënia e qasjes në veprat e të drejtës së autorit të përfshira në një program radio-televiziv ose vepra që nuk lidhen me ndonjë program transmetues të organizatës transmetuese, siç është qasja në disa vepra muzikore ose audiovizuele ose albume muzikore ose video përmbajtje me anë të video shërbimit sipas kërkesë, nuk konsiderohet si shërbim ndihmës online.

Neni 30Zbatimi i parimit të vendit të origjinës për shërbimet ndihmëse online

1. Aktet e komunikimit tek publiku të veprave dhe lëndës të tjetër të mbrojtur, me mjete me tela apo pa tela, dhe të vënies në dispozicion të publikut të veprave ose lëndëve të tjera të mbrojtura, me mjete me tela apo pa tela, në atë mënyrë që anëtarët e publiku mund t’iu qasen atyre nga një vend dhe në një kohë të zgjedhur individualisht prej tyre, që ndodh kur ofrohen për publikun:

1.1. radio programet;

1.2. programet televizive, të cilat janë:

1.2.1. lajmet dhe programet aktuale; ose

1.2.2. produksionet e financuara plotësisht të organizatës transmetuese, në një shërbim ndihmës online që ofrohet ose është nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një organizate transmetuese, si dhe aktet e riprodhimit të këtyre veprave ose temave të tjera të mbrojtura që janë të nevojshme për ofrimin, qasjen ose përdorimin e një shërbimi të tillë online për të njëjtat programe, për qëllime të ushtrimit të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me këto akte, do të konsiderohet se ndodhin vetëm në shtetin në të cilin organizata transmetuese ka selinë e saj kryesore. Paragrafi 1., nën-paragrafi 1.2. i këtij neni nuk zbatohet për transmetimet e ngjarjeve dhe zhvillimeve sportive dhe lëndës tjetër të mbrojtur të përfshirë në to.

2. Kur caktojnë shumën e pagesës që do të bëhet për të drejtat për të cilat zbatohet parimi i vendit të origjinës, siç përcaktohet në paragrafin 1. të këtij neni, palët marrin parasysh të gjitha aspektet e shërbimit ndihmës online, siç janë karakteristikat e shërbimit, duke përfshirë kohëzgjatjen e disponueshmërisë në internet të programeve të ofruara në atë shërbim, audiencën dhe versionet gjuhësore të ofruara. Nën-paragrafi 1. i këtij neni nuk përjashton llogaritjen e shumës së pagesës në bazë të të ardhurave të organizatës transmetuese.

3. Parimi i vendit të origjinës, i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, nuk cenon lirinë kontraktuale të mbajtësve të të drejtave dhe organizatave transmetuese për të rënë dakord për të kufizuar shfrytëzimin e këtyre të drejtave. NËNKAPITULLI VI DISA TË DREJTA TË TJERA EKONOMIKE

Neni 31E drejta e huadhënies publike

1. Autorët e veprave audiovizuale, veprave të trupëzuara në fonograme, bazave të të dhënave dhe programeve kompjuterike kanë të drejtën ekskluzive të autorizojnë ose ndalojnë huadhënien publike të veprave të tyre.

2. Autorët e veprave letrare dhe veprave muzikore në formë të partiturave muzikore kanë të drejtë në shpërblim të drejtë për huadhënien publike të veprave të tyre. Kjo e drejtë do të ushtrohet nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

3. E drejta ekskluzive e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni dhe e drejta për shpërblim të drejtë nga paragrafi 2. i këtij neni nuk zbatohet në rast të huadhënies nga bibliotekat e institucioneve arsimore dhe të specializuara kërkimore, dhe në lidhje veprat arkitekturore dhe veprat e artit të aplikuar.

Neni 32E drejta e rishitjes (droit de suite)

1. Pas bartjes së parë të pronësisë së një vepre artistike origjinale nga autori i saj, autori ka të drejtë të patjetërsueshme dhe nga e cila nuk mund te heq dorë, për të marrë një kompensim në bazë të çmimit të shitjes të fituar për çfarëdo akti të rishitjes. Kjo e drejtë do të zbatohet për të gjitha aktet e rishitjes që përfshijnë si shitës, blerës ose ndërmjetës profesionistë të tregut të artit, të tillë si shitje në ankandet e shitjes, në galeritë e artit dhe, në përgjithësi, nga çdo tregtar i veprave të artit. E drejta për të marrë një kompensim të tillë mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

2. Kompensimi caktohet sipas njësive pasuese të mëposhtme të çmimit, duke siguruar që shuma e përgjithshme e kompensimit të mos jetë më e madhe se dymbëdhjetë mijë e pesëqind (12.500) euro:

2.1. katër për qind (4%) nga pjesa e çmimit të shitjes mbi dymijë (2.000) euro deri në shumën pesëdhjetë mijë (50.000) euro;

2.2. tre për qind (3%) nga pjesa e çmimit të shitjes ekuivalente me pesëdhjetë mijë euro e një cent (50.000,01) euro deri në dyqind mijë (200.000) euro;

2.3. një për qind (1%) nga pjesa e çmimit të shitjes ekuivalente me dyqind mijë euro e një cent (200.000,01) deri në treqind e pesëdhjetë mijë (350.000) euro;

2.4. zero presje pesë për qind (0,5) nga pjesa e çmimit të shitjes ekuivalente nga treqind e pesëdhjetë mijë euro e një cent (350.000,01) deri në pesëqind mijë (500.000) euro;

2.5. zero presje njëzet e pesë për qind (0,25 %)nga pjesa e çmimit të shitjes mbi shumën ekuivalente prej pesëqind mijë (500.000) euro.

3. Çmimet e shitjes nga paragrafi 2. i këtij neni janë neto, pa taksa. Asnjë kompensim nuk do të paguhet kur çmimi i shitjes është më i ulët se dy mijë (2.000) euro.

4. Kompensimi i paguhet organizatës se menaxhimit kolektiv nga tregtari i veprave artistike. Nëse në transaksionin e kalimit të pronësisë është i përfshirë më shumë se një tregtar i veprave të artit, ata kanë përgjegjësi solidare për pagesën e kompensimit. Në një rast të tillë, përveç rastit kur tregtarët e veprave të artit bien dakord ndryshe, shitësi është i detyruar të paguajë kompensimin. Nëse asnjë nga tregtarët e veprave të artit të përfshirë në transaksion nuk merr pjesë në transferim si shitës, kompensimi do të paguhet nga blerësi, përveç nëse është rënë dakord ndryshe ndërmjet tyre.

5. Tregtari dhe blerësi i veprave artistike është i detyruar të paguajë kompensimin çdo tremujor, deri në ditën e njëzetë të muajit pas tremujorit kalendarik në fjalë. Me rastin e pagesës së kompensimit komunikohet informacioni në vijim: emri i autorit, përveç rastit kur rezulton i pamundur, si dhe titulli, çmimi i shitjes së veprës artistike dhe shuma e kompensimit. Organizata e menaxhimit kolektiv ia transferon kompensimin autorit ose pasardhësit të tij në titull.

6. Për një periudhë prej tre (3) vjetësh pas rishitjes, organizata e menaxhimit kolektiv mund të kërkojë nga tregtari i veprave të artit t’i japë çdo informacion që mund të jetë i nevojshëm për të mbledhur kompensimin.

7. Dispozitat e paragrafëve 1. deri në 6. të këtij neni do të zbatohen për:

7.1. autorin i cili është shtetas ose ka vendbanimin e tij në Republikën e Kosovës ose në ndonjë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ose pasardhësin e tij në titull;

7.2. shtetasit e cilitdo prej shteteve jashtë Bashkimit Evropian, me kusht që legjislacioni në shtetin e të cilit autori ose pasardhësi i tij në titull është shtetas, siguron të drejtën e kompensimit edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës. NËNKAPITULLI VII E DREJTA E AUTORIT NË KATEGORI TË CAKTUARA VEPRASH

Neni 33E drejta e autorit në veprat e arteve të bukura figurative dhe të drejtat e të tjerëve në

lidhje me to

1. Autori i veprës artistike ka të drejtë të kërkojë nga pronari i veprës, që t’i lejojë mundësinë e riprodhimit të veprës së tij (e drejta e qasjes). Megjithatë, pronarit të veprës mund të mos i kërkohet t’ia dorëzojë veprën autorit për këtë qëllim dhe qasja duhet të kryhet pa shqetësim, apo me shqetësimin minimal të mundshëm për pronarin.

2. Çdo përdorim publik i veprës së artit figurativ që paraqet portretin e një personi fizik lejohet vetëm me pëlqimin e personit të përfaqësuar ose trashëgimtarëve të tij ligjor ose testamentar.

Neni 34E drejta e autorit në veprat fotografike

1. Kalimi i pronësisë së negativit ose trupëzimit tjetër të ngjashëm të veprës fotografike, në bazë të së cilës mund të bëhen kopje të saj, përveç nëse në kontratë parashikohet ndryshe, nënkupton kalimin e të drejtave ekonomike të veprës, përveç të drejtës së rishitjes.

2. Vepra fotografike që portretizon një person fizik që e ka porositur atë, përveç nëse parashikohet ndryshe në kontratë, personi mund të kryejë çdo veprim të mbuluar nga të drejtat ekonomike pa autorizimin e autorit.

Neni 35E drejta e ekspozimit

1. E drejta e ekspozimit është e drejta për të ekspozuar në publik origjinalin ose kopjet e një vepre artistike të pa publikuara ose të një vepre fotografike të pa publikuara.

2. Pronari i veprës mund të dorëzojë përkohësisht origjinalin e veprës në pajtim me paragrafin

1. të këtij neni, me kusht që autori të sigurojë garanci të mjaftueshme financiare ose të lidhë kontratë për sigurimin e shumës së vlerës së tregut të veprës origjinale.

3. Autori duhet të sigurojë që mënyra e ekspozimit të veprës të sjellë shqetësim sa më të vogël për pronarin. Në rast dëmtimi të origjinalit ose kopjes ose veprës, autori mban përgjegjësi objektive edhe nëse nuk është fajtor për dëmtimin.

Neni 36E drejta e autorit në veprat e artit të aplikuar dhe veprat e arkitekturës

1. Mbrojtja e autorit e garantuar me këtë ligj për veprat e artit të aplikuar shtrihet edhe në formën e jashtme të objekteve përkatëse të shprehura me veçori të tilla si vija, kontura, forma, tekstura etj. Mbrojtja përfshinë edhe objektet dy dhe tre dimensionale.

2. Mbrojtja e të drejtës së autorit e garantuar me këtë ligj për veprat e arkitekturës përfshinë objektet dhe ndërtimet tjera të ngjashme arkitekturore si dhe planet e tyre.

3. E drejta e përshtatjes së një vepre të artit të aplikuar ose të një vepre arkitekturore e parashikuar në nenin 23 nën-paragrafin 1.12. të këtij ligji nuk shtrihet në ato lloje ndryshimesh që nuk rezultojnë në modifikimin e formës së jashtme të veprës.

4. E drejta e qiradhënies nuk vlen për veprat e arkitekturore në formë 3-dimensionale dhe veprat e artit të aplikuar. NËNKAPITULLI VIII KONTRATAT E AUTORIT

Neni 37Kalimi dhe licencimi për të drejtat ekonomike

1. Të drejtat ekskluzive ekonomike, të drejtat për shpërblim të autorëve nëse me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe, mund të barten ose kalohen nga autorët ose pronarët e tjerë të së drejtave të autorit me kontratë. Si rezultat i një kalimi të tillë, përfituesi do të jetë pronari i ri i të drejtës së autorit.

2. Në lidhje me të drejtat ekskluzive ekonomike të autorëve, licencat mund të jepen në formë të licencës ekskluzive ose në formë të licencës jo ekskluzive. Nëse në kontratën e licencës nuk parashihet që ajo është ekskluzive, licenca do të konsiderohet jo ekskluzive.

3. Sipas një licence ekskluzive, vetëm i licencuari mund ta përdorë veprën brenda kufijve të përcaktuar në kontratë. Brenda këtyre kufijve, ai do të ketë gjithashtu të drejtën të autorizojë ose ndalojë përdorimin e veprës nga persona të tjerë.

4. Sipas licencës jo-ekskluzive, i licencuari, brenda kufijve të përcaktuar në kontratë, mund ta përdorë veprën në të njëjtën mënyrë si personat e tjerë që kanë marrë autorizimin për ta përdorur atë. Ai nuk ka të drejtë të autorizojë ose të ndalojë përdorimin e veprës nga persona të tjerë, përveç nëse parashihet ndryshe në kontratë.

5. Kur një autor i ka transferuar ose licencuar një të drejtë një botuesi, një transferim ose licencë e tillë që botuesi të ketë të drejtën për një pjesë të kompensimit për përdorimin e veprës së bërë sipas një përjashtimi ose kufizimi të e drejta e transferuar ose e licencuar.

Neni 38Përmbajtja dhe interpretimi i kontratave të së drejtës së autorit

1. Kontrata për të drejtën e autorit, me përjashtim të përdorimit të veprave në gazeta dhe botime të tjera periodike, duhet të lidhet me shkrim dhe përcakton natyrën dhe vëllimin e përdorimit të veprës që mbulon ajo, periudhën e vlefshmërisë së saj, territorin për të cilin aplikohet, masën e shpërblimit ose bazën për përcaktimin e shumës së tillë për shfrytëzimin e veprës, kushtet dhe afatet kohore për pagesën e shpërblimit.

2. Nëse në kontratën për të drejtën e autorit nuk është paraparë territori për të cilin aplikohet, ajo do të zbatohet vetëm për përdorimet në territorin e Republikës së Kosovës.

3. Nëse në kontratën për të drejtën e autorit nuk është paraparë afati i vlefshmërisë së saj, ajo konsiderohet e lidhur për tre (3)vjet nga data e lidhjes së saj, nëse ka të bëjë me përdorimin e veprës në formën e saj origjinale, dhe për pesë (5) vjet nëse ka të bëjë me përdorimin e një vepre në formë të përshtatur ose të modifikuar ndryshe ose në përkthim.

4. Nëse kontrata nuk e specifikon mjaft qartë natyrën dhe shtrirjen e përdorimit të veprës për të cilën është dhënë autorizimi, ajo do të interpretohet se mbulon vetëm atë lloj natyre dhe atë masë të përdorimit të veprës që është e domosdoshme për të përmbushur objektin e kontratës, i identifikueshëm në bazë të përmbajtjes së saj.

5. Në përgjithësi, kur ndonjë aspekt i kontratës është i paqartë, paqartësia duhet të zgjidhet duke pranuar atë lloj interpretimi të kontratës që është më i favorshëm nga këndvështrimi i autorit.

Neni 39Kufijtë e vlefshmërisë së klauzolave kontraktore

1. Asnjë klauzolë e kontratës për të drejtën e autorit nuk është e vlefshme nëse me të autori kalon ose bartë të drejtën e autorit ose autorizon përdorimin në një numër të pacaktuar ose qëllim të paidentifikuar të veprave që ai do të krijojë në të ardhmen. Megjithatë, në lidhje me autorizimin e organizatave të menaxhimit kolektiv për të menaxhuar të drejtën e autorit ose të drejtat e përafërta, zbatohet neni 87 paragrafi 2. i këtij ligji.

2. Asnjë klauzolë e kontratës për licencim nuk është e vlefshme nëse me të autori autorizon çfarëdo mënyre të shfrytëzimit të veprës së tij, e cila është ende e panjohur në kohën e lidhjes së kontratës. Megjithatë, metoda e përdorimit e cila evoluon pas lidhjes të kontratës nuk duhet të konsiderohet një mënyrë përdorimi ende e panjohur në kohën e lidhjes së kontratës ku:

2.1. thjesht ajo që është e përfshirë është një mënyrë përdorimi e njohur edhe më parë por vetëm bëhet e mundur të aplikohet me më shumë efikasitet ose më cilësi më të mirë; ose

2.2. mënyra e re e përdorimit zëvendëson një mënyrë përdorimi të veprës, e cila është e njohur qysh në kohën e lidhjes së kontratës nga pikëpamja e natyrës dhe shtrirjes së saj.

3. Të gjitha klauzolat në kontratën për të drejtën e autorit që janë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji konsiderohen nule dhe të pavlefshme dhe në vend të tyre zbatohen kushtet e përcaktuara me këtë Ligj.

Neni 40Zbatimi i kontratave të së drejtës së autorit

1. Përfituesi ose i licencuari është i detyruar të deklarojë pranimin e veprës që i është dorëzuar me kontratën, në lidhje me veprën që do të krijohet në të ardhmen në afatin e paraparë në kontratë dhe në mungesë të këtij afati kohor, brenda dy (2) muajve nga data e dorëzimit të veprës tek ai. Kur asnjë deklaratë nuk është bërë nga përfituesi ose i licencuari brenda një afati të tillë kohor, vepra do të konsiderohet e pranuar.

2. Përfituesi ose i licencuari mund t’ia kthejë veprën autorit për korrigjime që do të bëhen në të, në bazë të arsyeve të justifikuara dhe duke caktuar një afat të arsyeshëm për përfundimin e tyre. Nëse autori refuzon të bëjë korrigjimet pa arsye të justifikueshme, ose nuk arrin të bëjë korrigjimet brenda afatit të caktuar, përfituesi ose i licencuari mund të zgjidhë kontratën pa paguar shpërblimin.

3. Nëse autori e autorizon shfrytëzimin e veprës së tij, është i detyruar t’i kryejë mbi të ndryshimet që nuk ndikojnë në thelbin e saj, por janë të domosdoshme për shfrytëzimin e veprës të paraparë me kontratë. Nëse ai refuzon ose nuk është në gjendje të përmbushë këtë detyrim, përfituesi ose i licencuari mund të kryejë ndryshimet pa pëlqimin e tij.

4. Autori mund të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën për të drejtën e autorit nëse:

4.1. i licencuari nuk arrin të fillojë përdorimin e veprës brenda periudhës së përcaktuar në kontratë ose – në mungesë të një periudhe të caktuar – brenda periudhës që pritet në mënyrë të arsyeshme për situatën e dhënë; ose

4.2. i licencuari e përdor veprën në një mënyrë dukshëm të papërshtatshme nga pikëpamja e natyrës dhe nivelit të përdorimit të veprës së parashikuar në kontratë.

5. Autori nuk mund të heqë dorë paraprakisht nga e drejta zgjidhjes së kontratës në paragrafin

4. të këtij neni. Heqje dorë e nga e drejta e tillë mund të përjashtohet me kontratë vetëm për një periudhë pesëvjeçare pas lidhjes së kontratës ose dorëzimit të veprës, nëse kjo ndodh në një datë të mëvonshme se ajo e lidhjes së kontratës.

6. Nëse plotësohen kushtet në paragrafin 4. të këtij neni, në vend të zgjidhjes së kontratës, autori mund të ndërpresë ekskluzivitetin e licencës me një ulje proporcionale të njëkohshme të vlerës që duhet t’i paguhet për përdorimin.

7. Për zbatimin e kontratës të së drejtës së autorit zbatohen dispozitat përkatëse për marrëdhënien e detyrimeve, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 41Shpërblimi i autorit

1. Pagesa që i bëhet autorit nga pala tjetër kontraktuese sipas marrëveshjeve juridike që kanë të bëjnë me bartjen e të gjithë ose një pjese të së drejtave ekonomike, dhënien në shfrytëzim ose licencën e shfrytëzimit, përcaktohet me marrëveshje të lirë ndërmjet palëve. Përllogaritja e përqindjes bazohet në të hyrat bruto pa përjashtim ose në shpenzimet bruto, ose në të ardhurat dhe shpenzimet bruto të kombinuara të realizuara nga veprimtaria e palës tjetër kontraktuese gjatë shfrytëzimit të veprës.

2. Përjashtimisht, në rrethanat e mëposhtme, pagesa e autorit mund akordohet si një shumë e përgjithshme:

2.1. kur është praktikisht e pamundur të vendoset baza për llogaritjen e një pagese në një vlerë të shprehur në përqindje ose kur nuk ka mundësi ose mjete për të monitoruar zbatimin e një marrëveshjeje me përqindjeje;

2.2. kur shpenzimet që kërkohen për llogaritjen dhe monitorimin ka të ngjarë të jetë jashtë proporcionit të arsyeshëm me pagesën që do të realizohet;

2.3. kur natyra ose kushtet e shfrytëzimit e bëjnë të pamundur zbatimin e një përqindjeje, veçanërisht kur kontributi i autorit nuk është një element thelbësor në krijimin intelektual në tërësi, ose kur përdorimi i veprës është dytësor në lidhje me objektin i shfrytëzimit.

3. Rregullimi i përqindjes obligative të pagesës nga paragrafi 1. i këtij neni më lartë, zbatohet në të gjitha rrethanat, me kusht që me këtë ligj të mos përcaktohet ndryshe dhe nëse nuk ka të bëjë me veprat e krijuara nga punëtorët në përmbushjen e një kontrate pune, dhe në lidhje me programe kompjuterike ose reklama.

4. Nëse shpërblimi i autorit nuk është i caktuar me kontratë, ai caktohet sipas pagesave të zakonshme për llojin e veprës, sipas kohëzgjatjes dhe vëllimit të përdorimit si dhe rrethanave të tjera.

Neni 42E drejta për rishikim të shpërblimit jo proporcional

1. Nëse fitimi nga shfrytëzimi i veprës është në disproporcion të qartë me shumën e kontraktuar në normë fikse, autori ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e kontratës, në drejtim të përcaktimit të një pjese më të drejtë në fitim.

2. E drejta nga paragrafi 1. i këtij neni parashihet në afat prej dy (2) vitesh nga dita kur bëhet e njohur për ekzistimin e shpërblimit jo-proporcional, më së voni në afat prej dhjetë (10) vitesh pas bartjes ose licencimit të së drejtës.

3. Autori nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij nga paragrafi 1. i këtij neni.

Neni 43Detyrimi për transparencë

1. Autorët pranojnë në baza të rregullta, të paktën një herë në vit, dhe sipas specifikave të secilit sektor, informacion të përditësuar dhe të plotë për shfrytëzimin e veprave të tyre nga palët për të cilat ata kanë licencuar ose bartë të drejtat e tyre, ose pasardhësit e tyre në titull, veçanërisht për sa i përket mënyrave të shfrytëzimit, të gjitha të ardhurat e krijuara dhe shpërblimin që duhet bërë për autorin.

2. Kur të drejtat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, më pas janë licencuar prapë, autorët ose përfaqësuesit e tyre, me kërkesën e tyre, do të marrin nga i nën-licencuari informacion shtesë, në rast se homologu i tyre i parë kontraktual nuk i ka të gjitha informacionet që do të ishin te nevojshme për qëllimet e paragrafit 1. të këtij neni:

2.1. kur kërkohet ai informacion shtesë, homologu i parë kontraktual i autorëve do të japë informacion mbi identitetin e të nën-licencuarve. Çdo kërkesë për të nën-licencuarit në përputhje me ketë nën paragraf bëhet drejtpërdrejtë ose tërthorazi nëpërmjet homologut kontraktual të autorit.

3. Obligimi i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, është proporcional dhe efektiv për sigurimin e nivelit të lartë të transparencës në çdo sektor. Në rastet e justifikuara siç duhet, kur barra administrative që rezulton nga detyrimi i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, do të bëhej jo-proporcionale përkitazi me të ardhurat e krijuara nga shfrytëzimi i veprës ose performancës, detyrimi kufizohet në llojet dhe nivelin e informacionit që në mënyrë të arsyeshme mund të pritet në raste të tilla.

4. Për marrëveshjet që i nënshtrohen ose bazohen në marrëveshjet kolektive, zbatohen rregullat e transparencës të marrëveshjes përkatëse kolektive, me kusht që ato rregulla të plotësojnë kriteret e parashikuara në paragrafët 1. deri në 3. të këtij neni.

5. Obligimi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet për marrëveshjet e lidhura nga organizatat e menaxhimit kolektiv, entitetet e pavarura menaxhuese dhe nga subjektet tjera që i nënshtrohen obligimit për transparencë sipas këtij ligji.

Neni 44Dispozitat e përbashkëta

1. Çdo dispozitë kontraktuale që parandalon respektimin e neneve 41, 42 dhe 43 të këtij ligji është e pavlefshme.

2. Neni 40 paragrafi 4. dhe nenet 41, 42 dhe 43 të këtij ligji nuk zbatohen për autorët e programeve kompjuterike. NËNKAPITULLI IX PËRJASHTIMET DHE KUFIZIMET

Neni 45Kriteret e përgjithshme për zbatimin e përjashtimeve dhe kufizimeve

Përjashtimet dhe kufizimet e përcaktuara në këtë kapitull mund të zbatohen vetëm nëse nuk bien ndesh me shfrytëzimin normal të veprave dhe nëse nuk cenojnë në mënyrë të paarsyeshme interesat legjitime të autorëve ose bartësve të tjerë të të drejtave të autorit.

Neni 46Veprimet e përkohshme të riprodhimit

1. Veprimet e përkohshme të riprodhimit lejohen pa pëlqimin e autorit ose pronarit tjetër të së drejtës së autorit dhe pa pagesën e shpërblimit, me kusht që ato të korrespondojnë me të gjitha kriteret e mëposhtme:

1.1. ato janë të përkohshme ose përcjellëse;

1.2. ato janë pjesë integrale dhe thelbësore e një procesi teknologjik;

1.3. qëllimi i tyre i vetëm është të mundësojnë një transmetim në një rrjet ndërmjet palëve të treta nga një ndërmjetës; ose një përdorim të ligjshëm të një vepre;

1.4. nuk kanë ndikim të pavarur ekonomik.

Neni 47Riprodhimi i veprave për përdorim personal dhe privat

1. Riprodhimi i veprës së botuar në mënyrë të ligjshme do të lejohet pa pëlqimin e autorit, por kundrejt pagesës së një shpërblimi të drejtë, siç parashihet në paragrafët 3. deri në 11. të këtij neni, nëse është bërë nga personi fizik për përdorim ekskluziv personal dhe privat dhe për qëllime që nuk janë as drejtpërdrejtë as tërthortë komerciale. Kjo e drejtë për shpërblim mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv. Për një kopjim të tillë me riprodhim reprografik, zbatohet neni 48 paragrafët 2. deri në 10 të këtij ligji. Pavarësisht përjashtimeve të përmendura në këtë paragraf nuk lejohet riprodhimi i veprës së shkruar në vëllim të plotë të librit.

2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet në lidhje me:

2.1. bazat e të dhënave elektronike;

2.2. programet kompjuterike, me përjashtim të rasteve të mbuluara nga neni 58 i këtij ligji; 2.3.veprat audiovizuale gjatë shfaqjes së tyre publike;

2.4. çdo vepër në bazë të një kopjeje ose nga një burim për të cilin personi që bën kopjen e din ose në rrethanat e dhëna, ai ka një arsye të dijë se është i paligjshëm.

3. Shpërblimin e drejtë të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni e paguajnë personat fizik ose juridik të cilët prodhojnë ose importojnë ndonjë pajisje, dhe bartësit që mund të përdoret për riprodhimin e veprave audiovizuale dhe fonogrameve.

4. Asnjë shpërblim i drejtë nuk do të paguhet në lidhje me pajisjet për regjistrim dhe bartësit e përmendur në paragrafin 3. të këtij neni kur:

4.1. ato eksportohen;

4.2. janë projektuar, prodhuar ose përshtatur në një mënyrë që normalisht të mos përdoren për kopjim personal dhe privat, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni;

4.3. importohen nga një person fizik për përdorimin e tij ekskluziv.

5. Shpërblimi i drejtë i përmendur në paragrafin 1.të këtij neni:

5.1. paguhet nga prodhuesit ose importuesit e pajisjeve ose bartësve të regjistrimit të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni, organizatës së menaxhimit kolektiv të përmendur në nën-paragrafin 10.1. të këtij neni, përpara se të vihet në qarkullim (që i bie përpara se të përfshihet në zinxhir të shpërndarjes menjëherë pas prodhimit ose importimit) të pajisjeve ose bartësve të tillë të regjistrimit;

5.2. duhet të jetë i mjaftueshëm jo vetëm për kompensimin e autorëve, veprat e të cilëve mund të riprodhohen në mënyrën e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, por edhe për kompensimin e interpretuesve dhe prodhuesve të veprave audiovizuale dhe fonogrameve, përkatësisht, interpretimet, veprat audiovizuale dhe fonogramet e të cilëve, mund të riprodhohet në mënyrën e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni;

5.3. përcaktohet duke marrë parasysh aplikimin ose mosaplikimin e masave teknologjike nga pronarët e të drejtave në veprat audiovizuale dhe në fonograme.

6. Për përcaktimin e fushëveprimit në lidhje me pajisjet dhe bartësit në lidhje me të cilat zbatohet paragrafi 3 i këtij neni dhe shumën e shpërblimit që duhet paguar dhe kushtet e tjera të pagesës së tij zbatohen paragrafi 3 dhe paragrafët 6 deri 12 të neni 102 i këtij Ligji, në kuptim se palët e interesuara që do të përpiqen të bien dakord për këto çështje janë organizata e menaxhimit kolektiv të përmendur në nën-paragrafin 10.1 të këtij neni, nga njëra anë, dhe përfaqësuesit e atyre personave fizikë dhe juridikë, të cilët janë të detyruar të paguajnë shpërblimin e drejtë, nga ana tjetër.

7. Prodhuesit dhe importuesit, kur vënë në qarkullim pajisjet ose bartësit e përmendur në paragrafin 3. të këtij neni, janë të obliguar:

7.1. të informojnë organizatën e menaxhimit kolektiv të përmendur në nën-paragrafin

10.1. të këtij neni, për pagesën e shpërblimit të drejtë dhe do t’i venë në dispozicion dokumentet e nevojshme që tregojnë numrin e pajisjeve dhe/ose bartësve të prodhuar ose importuar, si dhe identitetin e shpërndarësve nëpërmjet të cilëve ose të cilët i kanë vënë në qarkullim pajisjet ose bartësit;

7.2. të dorëzojnë shpërndarësve nëpërmjet të cilëve ose të cilët vënë në qarkullim pajisjet e regjistrimit dhe/ose bartësit e regjistrimeve të gjitha dokumentet e nevojshme, që vërtetojnë faktin se organizatës së menaxhimit kolektiv i është paguar një shpërblim i drejtë.

8. Shpërndarësit në çdo pikë të zinxhirit të shpërndarjes, duke përfshirë njësitë e rishitjes të cilët ose që posedojnë pajisje ose bartës të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni për qëllime komerciale, janë të obliguar të dëshmojnë: në bazë të dokumenteve të vlefshme, se shpërblimi i drejtë i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni është paguar për pajisjet ose bartësit në fjalë. Shpërndarësit, me kërkesë të organizatës së menaxhimit kolektiv të përmendur në nën- paragrafin 10.1.të këtij neni, janë të detyruar të vënë në dispozicion çdo dokument përkatës dhe të zbulojnë identitetin dhe të dhënat e kontaktit të prodhuesit ose importuesit ose çdo personi fizik ose juridik në zinxhirin e shpërndarjes nga kush ose nga i cili ata kanë marrë pajisjet ose bartësit.

9. Shpërndarësit të cilët nuk janë në gjendje t’i paraqesin organizatës së menaxhimit kolektiv të përmendur në nën-paragrafin 10.1. të këtij neni, dokumentet e nevojshme dhe/ose të dhënat e kontaktit të përmendura në paragrafin 8. të këtij neni që janë të nevojshme për të verifikuar nëse shpërblimi është paguar apo jo siç duhet, janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për të paguar shpërblimin e drejtë.

10. Përveç nëse parashihet ndryshe në një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të kategorive të ndryshme të pronarëve të të drejtave të përmendura në nën-paragrafin 5.2.të këtij neni, shpërblimi i drejtë:

10.1. mblidhet për të gjitha kategoritë e pronarëve të të drejtave nga një organizatë menaxhimit kolektiv, që i është besuar ky funksion me një marrëveshje të përbashkët të përfaqësuesve të kategorive të interesuara të pronarëve të të drejtave dhe, në mungesë të marrëveshjes, organizata e menaxhimit kolektiv përcaktohet nga Zyra;

10.2. pas zbritjes së kostos aktuale të menaxhimit, do të shpërndahet në mënyrën e mëposhtme: 10.2.1.në lidhje me riprodhimin e veprave audiovizuale, shpërndahet një e treta (1/3) për autorët e këtyre veprave, një e treta (1/3) për interpretuesit e veprave të tilla, dhe një e treta (1/3) për prodhuesit e veprave të tilla;

10.2.2. në lidhje me riprodhimin e fonogrameve një e treta (1/3) për autorët, veprat e të cilëve janë fiksuar në fonograme, një e treta (1/3) për interpretuesit interpretimet e të cilëve janë fiksuar në fonograme, dhe një e treta (1/3) për prodhuesit e fonogrameve, për të cilët ose mund të supozohet se veprat, interpretimet dhe respektivisht fonogramet e tyre, janë riprodhuar në mënyrën e përmendur në paragrafin 1.të këtij neni. Aksionet ose pjesët e përmendura në nën-nënparagrafët 10.2.1 dhe 10.2.2 të këtij neni për pronarët e të drejtave që nuk përfaqësohen nga organizata e menaxhimit kolektiv e përmendur në nën-paragrafin 10.1. të këtij neni do t’i transferohen organizatave të menaxhimit kolektiv që përfaqësojnë këta pronarë të të drejtave.

11. Pjesët e shpërblimit të drejtë të përmendura në nën-nënparagrafët 10.2.1. dhe 10.2.2. do të shpërndahen ndërmjet autorëve dhe pronarëve të tjerë të së drejtës së autorit, interpretuesve dhe prodhuesve të veprave audiovizuale dhe fonogrameve, përkatësisht nga organizatat e menaxhimit kolektiv në lidhje me veprat, interpretimet dhe fonogramet e të cilëve, mund të supozohen se janë riprodhuar në bazë të paragrafit 1. të këtij neni.

Neni 48Riprodhimi reprografik

1.Riprodhimi reprografik lejohet pa pëlqimin e autorit ose pronarëve të tjerë të së drejtës së autorit dhe pa pagesën e shpërblimit:

1.1. të një vepre të botuar ligjërisht nëse riprodhimi, në një kopje, është bërë nga një bibliotekë ose një shërbim arkivi, i cili nuk është për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta ekonomike dhe nëse qëllimi i tij është të zëvendësojë kopjet që kanë humbur, janë shkatërruar ose janë bërë të papërdorshme ose për të bërë një kopje të disponueshme për bibliotekat e tjera ose shërbime të ngjashme arkivore për të zëvendësuar në koleksionet e tyre veprat që kanë humbur, shkatërruar ose janë bërë të papërdorshme, atëherë kur është e pamundur të merren kopje të veprës nëpërmjet kanaleve të zakonshme komerciale;

1.2. të artikujve dhe veprave të tjera të përmbledhura ose ekstrakteve të shkurtra të veprave letrare (përveç programeve kompjuterike) dhe pjesëve të veçanta të librave që janë botuar ligjërisht dhe atë vetëm në një mase të kufizuar, me kusht që një riprodhim i tillë, në një kopje, të bëhet nga një bibliotekë ose arkiv që nuk është për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta ekonomike, për të plotësuar nevojat e personave fizikë që do të përdorin kopjen e marrë në ketë mënyrë për qëllime studimi personal ose hulumtimi jo-komercial;

1.3. të artikujve të veçuar dhe veprave të tjera të përmbledhura ose ekstrakteve të shkurtra të veprave letrare (përveç programeve kompjuterike) dhe pjesëve të veçanta të librave që janë botuar ligjërisht dhe atë vetëm në një mase të kufizuar, me kusht që ky riprodhim të bëhet nga një institucion arsimor, dhe të mos jetë për përfitime të drejtpërdrejta apo të tërthorta ekonomike, si dhe në një numër kopjesh të nevojshme për ilustrim në klasë.

2. Nëse riprodhimi reprografik i veprave dhe pjesëve të veprave të përmendura në paragrafin 1.të këtij neni, bëhet nga persona fizikë ose juridikë të ndryshëm nga ato të përmendura në paragrafin 1.të këtij neni, do të lejohet pa pëlqimin e autorit ose bartësit tjetër të së drejtës së autorit, por është subjekt i pagesës së një shpërblimi të drejtë për të bërë riprodhimin reprografik të një vepre të tillë ose të një pjese të një vepre. E drejta e shpërblimit të drejtë mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

3. Shpërblimi i drejtë nga paragrafi 2. i këtij neni do të paguhet:

3.1. nga personat fizikë ose personat juridikë të cilët prodhojnë ose importojnë pajisje që përdoren për riprodhim reprografik (shpërblimi për pajisjet); dhe

3.2. nga çdo person fizik ose person juridik që ushtron veprimtarinë e tij me pajisje për riprodhim reprografik në një vend të hapur për publikun (shpërblimi nga operatorët).

4. Shpërblimi për pajisjet e përmendura në paragrafin 2.të këtij neni:

4.1. paguhet nga prodhuesit ose importuesit e pajisjeve të përmendura në nën-paragrafin 3.1.të këtij neni, për organizatën e menaxhimit kolektiv të përmendur në paragrafin 2. të këtij neni, përpara se të vihen në qarkullim, ose të përfshihet në zinxhirin e shpërndarjes menjëherë pas prodhimit ose importimit;

4.2. bëhet duke marrë parasysh edhe shpërblimin nga operatorët, që duhet jetë i mjaftueshëm për kompensimin e autorëve dhe botuesve, ose për veprat e botimet e të cilëve mund të supozohet se janë riprodhuar në bazë të paragrafit 2.të këtij neni.

5. Për përcaktimin e fushës së pajisjeve për të cilat zbatohet paragrafi 2. i këtij neni dhe lartësinë e shpërblimit që duhet paguar dhe kushtet e tjera të pagesës së saj, zbatohen paragrafi 3. dhe paragrafët 6. deri 12. të neni 102 të këtij Ligji, duke kuptuar këtu që palët e interesuara që do të përpiqen të përcaktojnë shumën e shpërblimit janë organizata e menaxhimit kolektiv e përmendur në paragrafin 2. të këtij neni nga njëra anë, dhe përfaqësuesit e atyre personave fizikë dhe juridikë të cilët janë të detyruar të paguajnë shpërblimin e drejtë, nga ana tjetër.

6. Prodhuesit dhe importuesit, kur vënë në qarkullim pajisjet e përmendura në nën-paragrafin

3.1. të këtij neni janë të obliguar:

6.1. të informojnë organizatën e menaxhimit kolektiv të përmendur në paragrafin 2. të këtij neni për pagesën e shpërblimit të drejtë dhe do t’i vënë në dispozicion dokumentet e nevojshme që tregojnë numrin e pajisjeve të prodhuara ose të importuara dhe identitetin e shpërndarësve nëpërmjet të cilëve janë vënë në qarkullim;

6.2. t’u dorëzojnë shpërndarësve nëpërmjet të cilëve ata vënë në qarkullim pajisjet, të gjitha dokumentet e nevojshme që vërtetojnë faktin se shpërblimi i drejtë i është paguar organizatës së menaxhimit kolektiv.

7. Prodhuesit dhe importuesit ose shpërndarësit, kur shesin, marrin me qira ose transferojnë në ndonjë mënyrë tjetër pronën ose posedimin e një pajisjeje të përmendur në nën-paragrafin 3.1.të këtij neni, çdo operatori të një pajisjeje të tillë do t’i dorëzojnë dokumentet e përmendura në nën-paragrafin 6.2. të këtij neni.

8. Shpërndarësit në çdo pikë të zinxhirit të shpërndarjes, duke përfshirë pikat e rishitjes si dhe operatorët, të cilët janë në posedim të pajisjeve të përmendura në nën-paragrafin 3.1.të këtij neni, kanë obligim të jenë në gjendje të provojnë, në bazë të dokumenteve të vlefshme, se shpërblimi i drejtë i përmendur në paragrafin 2.të këtij neni është paguar për pajisjen. Shpërndarësit ose operatorët, me kërkesë të organizatës së menaxhimit kolektiv, janë të detyruar të vënë në dispozicion çdo dokument përkatës dhe të zbulojnë identitetin dhe të dhënat e kontaktit të prodhuesit ose importuesit, ose çdo personi fizik ose juridik në zinxhirin e shpërndarjes nga kush ose nga i cili kanë marrë pajisjet.

9. Shpërndarësit ose operatorët të cilët nuk janë në gjendje t’i paraqesin organizatës së menaxhimit kolektiv të përmendur në paragrafin 2. të këtij neni, dokumentet e nevojshme dhe të dhënat e kontaktit të përmendura në paragrafin 8.të këtij neni që janë të nevojshme për të verifikuar që shpërblimi i drejtë është paguar, janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht për të paguar shpërblimin e drejtë.

10. Përveç nëse parashihet ndryshe në marrëveshjen ndërmjet përfaqësuesve të autorëve dhe botuesve, shpërblimi i drejtë i mbledhur nga organizata e menaxhimit kolektiv, pas zbritjes së kostos reale të menaxhimit, do të paguhet në pjesë të barabarta pesëdhjetë për qind (50%) për autorët e veprave, dhe pesëdhjetë për qind (50%) për botuesit për botimet e të cilëve mund të supozohet se janë riprodhuar sipas të paragrafit 2. të këtij neni.

Neni 49Përjashtimet dhe kufizimet e tjera

1. Lejohet pa pëlqimin e autorit ose bartësit tjetër të së drejtës së autorit dhe pa pagesën e shpërblimit:

1.1. citimi i shkurtër i një vepre tjetër për qëllime të tilla si kritika ose recesioni, me kusht që ato të lidhen me një vepër ose një temë tjetër që tashmë është vënë në dispozicion të publikut ligjërisht, dhe me kusht që të tregohet burimi, duke përfshirë emrin e autorit, përveçse kur kjo rezulton e pamundur, dhe se përdorimi i tyre është në përputhje me praktikën e drejtë dhe në masën e kërkuar nga qëllimi specifik;

1.2. përdorimi i veprave në formë ilustrimi në botime, transmetime ose regjistrime të tingujve ose vizuale për mësimdhënie ose kërkim shkencor në të gjitha nivelet, për sa kohë që tregohet burimi, duke përfshirë emrin e autorit, përveç rasteve kur kjo rezulton e pamundur, dhe në masën e justifikuar nga qëllimi jo komercial që duhet të arrihet;

1.3. përdorimi i veprave të botuara për shfaqje publike në festimet shkollore me kusht që interpretuesit të mos kompensohen për një interpretim të tillë;

1.4. përdorimi digjital i veprave dhe lëndëve të tjera, me kusht që një përdorim i tillë:

1.4.1. zhvillohet nën përgjegjësinë e një institucioni arsimor, në mjediset e tij ose në mjedise të tjera, ose nëpërmjet një mjedisi elektronik të sigurt të qasshëm vetëm nga nxënësit ose studentët e institucionit arsimor dhe stafi për mësim;

1.4.2. shoqërohet me shënimin e burimit, duke përfshirë emrin e autorit, përveç rasteve kur kjo rezulton e pamundur.

1.5. riprodhimi dhe shpërndarja nga shtypi, transmetimi, komunikimi publik ose vënia në dispozicion e publikut në mënyrë ndërvepruese, e artikujve të botuar mbi temat aktuale ekonomike, politike ose fetare ose të veprave të transmetuara ose lëndëve të tjera të të njëjtit karakter, në rastet kur kjo nuk është e rezervuar shprehimisht dhe për sa kohë që tregohet burimi, duke përfshirë emrin e autorit;

1.6. përdorimi i veprave ose lëndës tjetër në lidhje me raportimin e ngjarjeve aktuale, në masën e justifikuar nga qëllimi për informim dhe për sa kohë që tregohet burimi, duke përfshirë emrin e autorit, përveç rasteve kur kjo rezulton e pamundur;

1.7. përdorimi i fjalimeve politike, si dhe ekstrakteve të leksioneve publike ose veprave ose lëndëve të ngjashme në masën që justifikohet nga qëllimi informues dhe me kusht që të tregohet burimi, duke përfshirë emrin e autorit, përveç rasteve kur kjo rezulton të jetë e pamundur;

1.8. përdorimi për qëllime të sigurisë publike ose për të siguruar kryerjen dhe raportimin e duhur të procedurave parlamentare, administrative ose gjyqësore;

1.9. regjistrimi kalimtar i veprave të bëra nga organizatat transmetuese me mjetet e tyre dhe për transmetimet e tyre, duke siguruar që regjistrimet e tilla do të fshihen ose shkatërrohen pas dymbëdhjetë (12) muajsh, me përjashtim të atyre që kanë karakter të jashtëzakonshëm dokumentar, të cilat mund të ruhen në arkivat zyrtare shtetërore;

1.10. përdorimi, për përfitimin e personave me aftësi të kufizuara, që lidhen drejtpërdrejtë me aftësinë e kufizuar dhe të një natyre jo komerciale, në masën që kërkohet nga paaftësia specifike;

1.11. përdorimi gjatë festimeve fetare ose festimeve zyrtare të organizuara nga një autoritet publik;

1.12. përdorimi i veprave, si veprat e arkitekturës ose skulpturës, të bëra për t’u vendosur përgjithmonë në vende publike;

1.13. përdorimi për qëllimin e reklamimit të ekspozitës publike ose shitjes së veprave artistike, në masën e nevojshme për të promovuar ngjarjen, duke përjashtuar çdo përdorim tjetër tregtar;

1.14. përdorimi për qëllime karikature ose parodie;

1.15. përdorimi në lidhje me demonstrimin ose riparimin e pajisjeve;

1.16. përdorimi i një vepre artistike në formën e një ndërtese ose një vizatimi ose plani të një ndërtese për qëllime të rindërtimit të ndërtesës;

1.17. përdorimi nëpërmjet komunikimit ose vënies në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese, për qëllime hulumtimi ose studimi personal, për anëtarët individualë të publikut, në vende e dedikuara në mjediset e institucioneve apo hapësirave që janë të qasshme për publikun, në lidhje me veprat dhe lëndën tjetër që nuk është subjekt i blerjes ose licencimit që gjenden në koleksionet e tyre;

1.18. për të bërë kopje të çdo vepre ose lënde tjetër që është përgjithmonë në koleksionet e tyre, në çdo format ose medium, për qëllime të ruajtjes së këtyre veprave ose lëndëve të tjera dhe në masën e nevojshme për një ruajtje të tillë, për institucionet e trashëgimisë kulturore. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me këtë përjashtim është e pavlefshme.

2. Lejohet pa pëlqimin e autorit ose titullarit tjetër të së drejtës së autorit, por kundrejt pagesës së një shpërblimi të drejtë, riprodhimi i transmetimeve të bëra nga institucione sociale që ndjekin qëllime jo komerciale, si spitalet ose burgjet. 3.Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me përjashtimet e parashikuara në paragrafin 1., nën-paragrafët 1.4. dhe 1.18. të këtij neni janë të pavlefshme.

Neni 50Nxjerrja e tekstit dhe të dhënave për qëllime të kërkimit ose hulumtimit shkencor

1. Riprodhimet dhe nxjerrjet e bëra nga organizatat hulumtuese dhe institucionet e trashëgimisë kulturore që kanë qasje të ligjshme në vepër nuk cenojnë të drejtat e autorit në lidhje me veprën, kur nxjerrjen e tekstit dhe të dhënave nga veprat ose një lëndë tjetër të mbrojtur, e kanë bërë për të kryer hulumtime për qëllime shkencore.

2. Kopjet e veprave ose lëndëve të tjera të mbrojtura të bëra në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, duke përfshirë edhe verifikimin e rezultateve të hulumtimit, duhet ruhen me nivel të duhur të sigurisë dhe mund të mbahen për qëllime të kërkimit shkencor.

3. Bartësit e të drejtave duhet të lejohen të aplikojnë masa për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe bazave të të dhënave ku ruhen veprat ose lëndët tjera. Masat e tilla nuk duhet të shkojnë përtej asaj që është e nevojshme për të arritur këtë objektiv.

4. Bartësit e të drejtave, organizatat hulumtuese dhe institucionet e trashëgimisë kulturore, së bashku përcaktojnë praktikat më të mira të pranuara në lidhje me zbatimin e detyrimit dhe masave të përmendura në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni respektivisht.

Neni 51Nxjerrja e tekstit dhe e të dhënave

1. Lejohen riprodhimet dhe nxjerrjet nga veprat ligjërisht të qasshme dhe nga lëndët e tjera të mbrojtura për qëllime të nxjerrjes së tekstit dhe e të dhënave.

2. Riprodhimet dhe nxjerrjet e bëra në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni mund të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllim të nxjerrjes së tekstit dhe të dhënave.

3. Përjashtimi ose kufizimi i parashikuar në paragrafin 1. të këtij neni, zbatohet me kusht që përdorimi i veprave dhe lëndëve të tjera të përmendura në atë paragraf të mos jetë rezervuar shprehimisht nga mbajtësit e të drejtave të tyre në një mënyrë të përshtatshme, të tilla si me mjete të lexueshme nga makina në rastin e përmbajtjes së disponueshme publikisht në internet.

4. Ky nen nuk ndikon në zbatimin e nenit 50 të këtij ligji.

5. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me përjashtimet e parapara në nenet 50 dhe 51 të këtij ligji është e pavlefshme.

Neni 52Përdorimet e lejuara të veprave jetime

1. Organizatat e përmendura në paragrafin 5. të këtij neni mund të përdorin veprat jetime që gjenden në koleksionet e tyre në mënyrat e mëposhtme:

1.1. duke vënë në dispozicion të publikut veprën jetime;

1.2. me akte riprodhimi, për qëllime digjitalizimi, vënie në dispozicion të publikut, indeksimin, katalogimi, ruajtjes ose restaurimit.

2. Organizatat e përmendura në paragrafin 5. të këtij neni, janë të obliguara të përdorin një vepër jetime në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, vetëm me qëllim të përmbushjes së misionit të tyre në interes të publikut, përkatësisht për ruajtjen, restaurimin, si dhe ofrimin e qasjes për qëllime kulturore dhe arsimore të veprave dhe fonogrameve, që gjenden në koleksionin e tyre.

3. Organizatat e përmendura në paragrafin 5. të këtij neni, mund të gjenerojnë të ardhura gjatë përdorimit të veprave jetime, me qëllimin e vetëm për të mbuluar shpenzimet e digjitalizimit të veprave jetime, si dhe të vënies së të tyre në dispozicion të publikut.

4. Organizatat e përmendura në paragrafin 5. të këtij neni, janë të obliguara të vënë emrin e autorëve të identifikuar dhe të mbajtësve të tjerë të drejtave në çdo përdorim të veprës jetime.

5. Organizatat që mund të përdorin veprat jetime janë bibliotekat, institucionet arsimore dhe muzetë që ofrojnë qasje publike, si dhe arkivat, institucionet e trashëgimisë audio apo të filmit dhe organizatat publike transmetuese, të themeluara në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të përmbushin qëllimet e tyre lidhur me misionin e interesit publik.

6. Mbrojtja me këtë Ligj nuk cenon lirinë e kontraktimit të organizatave në fjalë, në përmbushjen e misionit të tyre të interesit publik, veçanërisht në marrëveshjet e partneritetit publiko-privat.

7. Në rast se një mbajtës i të drejtës së autorit, më vonë bëhet i njohur ose gjendet, organizatat e përmendura në paragrafin 5. të këtij neni, duhet që menjëherë të ndalojnë përdorimin e veprës dhe janë të detyruar t’i paguajnë mbajtësit të të drejtës së autorit, një kompensim të arsyeshëm për përdorimin e bërë të veprës, sipas paragrafit 11. të këtij neni.

8. Kur ka më shumë se një mbajtës të drejtave në një vepër ose fonogram dhe jo të gjithë janë identifikuar, edhe nëse janë identifikuar, por nuk gjenden edhe pas një kërkimi të plotë dhe të regjistruar sipas nenit 53 të këtij ligji, vepra ose fonogrami mund të përdoren në përputhje me këtë Ligj, në rast se mbajtësit e të drejtave të identifikuar dhe të gjetur kanë autorizuar organizatën e referuar në paragrafin 5. të këtij neni, të kryejë veprimet e riprodhimit dhe vënies në dispozicion të publikut të mbuluar.

9. Paragrafi 8. i këtij neni do të zbatohet përshtatshmerisht për bartësit e së drejtës që nuk janë identifikuar dhe gjetur për veprat nga paragrafi në fjalë.

10. Paragrafi 8. i këtij neni nuk cenon të drejtat në veprën ose fonogramin e bartësve të së drejtave që janë identifikuar dhe gjetur.

11. Kompensimi do të jetë sa gjysma e shpërblimit që zakonisht ose sipas ligjit, paguhet për llojin e përdorimit që është bërë nga përfituesi i veprave të veçanta dhe pagesa e këtij kompensimi do të bëhet brenda dy (2) muajve nga mbarimi i statusit të veprës së tillë të veçantë. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, kushtet, periudha dhe shkalla e kompensimit përcaktohen me vendim të ministrit të kulturës së Republikës së Kosovës.

Neni 53Kërkimi i plotë

1. Me qëllim përcaktimin nëse një vepër apo fonogram është një vepër jetime, organizatat e përmendura në nenin 52, paragrafin 5. të këtij ligji, duhet të sigurojnë në mirëbesim, që është kryer një kërkim i plotë lidhur me secilën vepër ose lëndë tjetër të mbrojtur, duke konsultuar burimet e duhura për kategorinë e veprave dhe lëndëve të tjera të mbrojtura në fjalë. Kërkimi i plotë kryhet përpara përdorimit të veprës ose fonogramit.

2. Nëse ka fakte që, sugjerojnë se informacioni përkatës mbi mbajtësit e të drejtave mund të gjendet në shtetet e tjera, burimet e informacionit të disponueshme në këto shtete gjithashtu është obligim të konsultohen.

3. Organizatat e përmendura në nenin 52 paragrafin 5.të këtij ligji, obligohen të mbajnë evidencë për kërkimet e plota të kryera dhe të dorëzojnë këtë informacion në Zyrë, përkatësisht informacionin e mëposhtëm:

3.1. rezultatet e kërkimeve të plota që organizatat kanë kryer, kërkime të cilat kanë çuar në konkluzionin se një vepër ose fonogram konsiderohet vepër jetime;

3.2. përdorimin e veprave jetime që bën organizata në përputhje me këtë ligj;

3.3. në përputhje me nenin 52 paragrafi 7. të këtij ligji, çdo ndryshim i statusit të veprës jetime, të veprave ose fonogrameve që organizatat përdorin;

3.4. informacionin e kontaktit të organizatës përkatëse.

Neni 54Burimet e kërkimit të plotë

1. Burimet që duhet konsultohen për të kryer kërkimin e plotë të paraparë në nenin 53 të këtij ligji, për kategorinë përkatëse të veprave janë:

1.1. për librat e publikuara:

1.1.1. deponimet ligjore, katalogët e bibliotekave dhe dokumentacionin që kanë në dispozicion bibliotekat dhe institucionet tjera;

1.1.2. shoqatat e botuesve dhe autorëve në Republikën e Kosovës;

1.1.3. bazat e të dhënave dhe regjistrat si WATCH (Shkrimtarët, Artistët dhe Mbajtësit e të Drejtave të Autorit), ISBN (Numri Standard Ndërkombëtarë i Librit) dhe bazat e të dhënëve që i listojnë librat e shtypura;

1.1.4. bazat e të dhënave të shoqatave për menaxhim kolektiv, përkatësisht shoqatave që mbajnë të drejtat e riprodhimit;

1.1.5. burimet që përmbajnë bazat e të dhënave dhe regjistrat, përfshirë VIAF (Autoriteti Ndërkombëtarë i Dokumenteve Virtuale) dhe ARROW (Regjistrat me Qasje në Informacionin e Drejtave dhe Veprave Jetime).

1.2. Për gazeta, revista, revista profesionale dhe publikime periodike:

1.2.1. ISSN (Numri Standard Ndërkombëtar i Botimeve Serike) për publikimet periodike;

1.2.2. indekset dhe katalogët nga bibliotekat dhe koleksionet; deponimet ligjore, përkatësisht të bibliografive kombëtare dhe të veçanta;

1.2.3. bazat e të dhënave dhe dokumentacioni i mirëmbajtur nga shoqatat e botuesve dhe shoqatat e gazetarëve në Republikën e Kosovës;

1.2.4. bazat e të dhënave dhe dokumentacioni i shoqatave për menaxhim kolektiv, përfshirë organizatat e të drejtave të riprodhimit.

1.3. Për veprat vizuale ose pamore, përfshirë veprat e artit figurativ, fotografinë, ilustrimin, dizajnin, arkitekturën, skeçet e veprave të përmendura së fundi, si dhe veprat që janë pjesë e librave, revistave profesionale, gazetave dhe revistave ose pjesë e veprave të tjera:

1.3.1. burimet e përmendura në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2 të këtij neni;

1.3.2. bazat e të dhënave dhe dokumentacionin e shoqatave për menaxhim kolektiv, përkatësisht për artet pamore, dhe duke përfshirë edhe organizatat e të drejtave të riprodhimit;

1.3.3. bazat e të dhënave të shoqatave të fotografisë, kur janë të aplikueshme.

1.4. Për veprat audio-vizuale dhe fonograme:

1.4.1. deponimet ligjore;

1.4.2. bazat e të dhënave dhe dokumentacioni që kanë shoqatat e prodhuesve në Republikën e Kosovës; 1.4.3.bazat e të dhënave dhe dokumentacioni për film dhe fonograme të institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekave kombëtare;

1.4.4. bazat e të dhënave me standarde dhe identifikues si ISAN (Standardi Ndërkombëtarë i Numrit Audio-vizual) për material audio-vizual, ISWC (Standardi Ndërkombëtarë i Kodit për Veprat Muzikore) për fonograme;

1.4.5. bazat e të dhënave dhe dokumentacionin e shoqatave për menaxhim kolektiv, përkatësisht për autorë, interpretues, prodhues të fonogrameve dhe prodhues të materialit audio-vizual;

1.4.6. meritat dhe informatat tjera që janë të shkruara në paketimin e veprës ose lëndës së mbrojtur me drejtat e përafërta;

1.4.7. bazat e të dhënave dhe dokumentacioni i shoqatave tjera relevante që përfaqësojnë kategori specifike të mbajtësve të të drejtave.

Neni 55Përdorimi i veprave që janë jashtë tregut dhe përdorimi i lëndëve të tjera nga

institucionet e trashëgimisë kulturore

1. Lejohet, pa pëlqimin e autorit, që institucionet e trashëgimisë kulturore të vënë në dispozicion, për qëllime jo-komerciale, vepra që nuk janë në treg ose lëndë të tjera që janë përherë në koleksionet e tyre, me kusht që:

1.1. tregohet emri i autorit ose i çdo bartësi tjetër të identifikueshëm të së drejtës, përveç rastit kur kjo rezulton e pamundur;

1.2. veprat e tilla ose lëndë të tjera janë të disponueshme në faqe të internetit jo- komerciale.

2. Përjashtimi ose kufizimi i parashikuar në paragrafin 1. të këtij neni, zbatohet vetëm për llojet e veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur për të cilat nuk ekziston asnjë organizatë e menaxhimit kolektiv që, në bazë të mandateve të saj, është mjaftueshëm përfaqësuese e mbajtësve të të drejtave në llojin përkatës të veprave ose lëndës tjetër.

3. Një vepër ose një lëndë tjetër do të konsiderohet se është jashtë tregut, kur mund të supozohet me mirëbesim se e gjithë vepra ose lënda tjetër nuk është e disponueshme për publikun përmes kanaleve të zakonshme komerciale, pasi është bërë një përpjekje e arsyeshme për të përcaktuar nëse është e disponueshme për publikun.

4. Ky nen nuk do të zbatohet për grupet e veprave jashtë tregut ose lëndët tjera nëse, në bazë të përpjekjeve të arsyeshme të përmendura në paragrafin 3. të këtij neni, ka dëshmi se ato kryesisht përbëhen nga:

4.1. vepra ose lëndë tjetër, përveç veprave kinematografike ose audiovizuale, të botuara për herë të parë ose, në mungesë të botimit, të transmetuara për herë të parë në një vend tjetër;

4.2. vepra kinematografike ose audiovizuale, prodhuesit e të cilave kanë selinë ose vendbanimin e tyre të zakonshëm në një vend tjetër; ose

4.3. vepra ose lëndë tjetër e mbrojtur e shtetasve të vendeve të tjera, ku pas një përpjekjeje të arsyeshme nuk mund të përcaktohet asnjë vend tjetër në përputhje me nën paragrafët

4.1. dhe 4.2. të këtij neni.

5. Me përjashtim të nën-paragrafit 4.1. të këtij neni, ky nen zbatohet kur organizata e menaxhimit kolektiv është mjaftueshëm përfaqësuese e mbajtësve të të drejtave të vendit tjetër përkatës.

Neni 56Masat e publicitetit

1. Informacioni nga institucionet e trashëgimisë kulturore, organizatat e menaxhimit kolektiv ose autoritetet përkatëse publike, për qëllime të identifikimit të veprave jashtë tregut ose lëndëve të tjera të mbrojtura, të mbuluara nga një licencë e dhënë në përputhje me nenin 86 paragrafin

1. të këtij ligji, ose që përdoret sipas përjashtimit ose kufizimit të parashikuar në nenin 55 paragrafi 1. të këtij ligji, si dhe informacioni në lidhje me opsionet në dispozicion të bartësve të së drejtës siç përmendet në nenin 86 paragrafi 3. të këtij ligji dhe, sapo të jetë i disponueshëm dhe aty ku është e nevojshme, informacioni mbi palët e licencuara dhe përdorimet, duhet të jetë përherë lehtësisht dhe efektivisht i qasshëm në faqen e internetit të Zyrës për të Drejtën e Autorit, të paktën gjashtë (6) muaj përpara se veprat ose lëndët e tjera të shpërndahen, komunikohen publikut ose të vihen në dispozicion për publikun në përputhje me licencën ose sipas përjashtimit ose kufizimit.

2. Nëse është e nevojshme për ndërgjegjësimin e përgjithshëm të bartësve të të drejtave, merren masa shtesë të përshtatshme publicitare në lidhje me aftësinë e organizatave të menaxhimit kolektiv për të licencuar vepra ose lëndën tjetër të mbrojtur në përputhje me nenin 55 të këtij ligji, licencat e dhëna, përdorimet sipas përjashtimit ose kufizimit të parashikuar në nenin 55 paragrafin 1. të këtij ligji dhe opsionet në dispozicion të mbajtësve të së drejtës siç përmendet në nenin 86 paragrafin 3. të këtij ligji:

2.1. Nëse ka prova, si origjina e veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur, që sugjerojnë se ndërgjegjësimi i mbajtësve të të drejtave mund të rritet në mënyrë më efikase në vendet tjera, masa të tilla publiciteti do të mbulojnë gjithashtu ato vende tjera.

Neni 57Përdorimet e lejuara të veprave të caktuara dhe lëndëve të tjera të mbrojtura nga e

drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta në dobi të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar ose paaftësi leximi

1. Do të lejohet, pa autorizim të autorit dhe pa kompensim, të kryhet çdo veprim që është i nevojshëm për të mundësuar:

1.1. një person përfitues ose një person që vepron në emër të tyre, për të bërë një kopje në format të aksesueshëm të një vepre, në të cilën personi përfitues ka qasje të ligjshme dhe që është menduar për përdorimin e tyre ekskluziv;

1.2. një ent i autorizuar për të bërë një kopje në format të aksesueshëm të një vepre, në të cilën ka akses të ligjshëm, ose për të komunikuar, vënë në dispozicion, shpërndarë ose huazuar këtë kopje një personi përfitues ose një subjekti tjetër të autorizuar në baza jofitimprurëse për qëllimin të përdorimit ekskluziv nga një person përfitues. Ky autorizim përfshin edhe ilustrime të të gjitha llojeve që gjenden në veprat letrare ose muzikore.

2. Kopja e veprës ose e një lënde tjetër të mbrojtur, që në mënyrë ose formë alternative i mundëson personit të verbër apo me shikim të dëmtuar ose aftësi të kufizuara në lexim, qasje në veprën ose lëndën tjetër, duhet të respektojë integritetin e veprës ose lëndës tjetër; me konsideratën e duhur për ndryshimet e nevojshme për ta bërë veprën ose lëndën tjetër të mbrojtur të qasshme në formatin alternativ.

3. Përjashtimi i paraparë në paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të anulohet me kontratë.

4. Subjekti i autorizuar që kryen veprimet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, vendos dhe ndjek praktikat e veta për të siguruar që:

4.1. shpërndan, komunikon dhe vë në dispozicion kopje të formatit të qasshëm vetëm për personat me shikim të dëmtuar ose aftësi të kufizuara në lexim ose subjekte të tjera të autorizuara;

4.2. merr hapat e duhur për të dekurajuar riprodhimin, shpërndarjen dhe komunikimin e paautorizuar për publikun ose vënien në dispozicion të publikut të kopjeve të formatit të qasshëm;

4.3. tregon kujdesin e duhur dhe mban shënime për trajtimin e punimeve ose lëndëve të tjera dhe të kopjeve të tyre në format të qasshëm;

4.4. publikon dhe përditëson, në faqen e tij të internetit, nëse është e përshtatshme, ose nëpërmjet kanaleve të tjera në internet ose jashtë tij analog apo fizik, informacione se si i përmbush detyrimet e përcaktuara në nën-paragrafët 4.1. deri 4.3. të këtij neni;

4.5. praktikat e përmendura në nën-paragrafin 4.1. të këtij neni vendosen dhe ndiqen në respekt të plotë të rregullave të zbatueshme për përpunimin e të dhënave personale të personave me dëmtim të shikimit ose aftësi të kufizuara në lexim.

5. Subjektet e autorizuara të themeluara në Kosovë që kryejnë aktet e përmendura në paragrafin

1. të këtij neni, ua ofrojnë informacionin e mëposhtëm në mënyrë të qasshme, sipas kërkesës, personave përfitues, subjekteve të tjera të autorizuara ose mbajtësve të të drejtave:

5.1. listën e veprave ose lëndëve të tjera për të cilat ka kopje të formatit të qasshëm dhe formatet e disponueshme;

5.2. emrin dhe detajet e kontaktit të subjekteve të autorizuara me të cilat është angazhuar në shkëmbimin e kopjeve të formatit të qasshëm, sipas paragrafit 2. të këtij neni.

6. Subjektet e autorizuara janë të obliguara t’i komunikojnë Zyrës: emrat e tyre dhe detajet e kontaktit dhe t’u ofrojnë në mënyrë qasshme, sipas kërkesës, personave përfitues, subjekteve të tjera të autorizuara ose bartësve të të drejtave listën e veprave ose lëndëve të tjera të mbrojtura, për të cilat subjekti ka kopje të formatit të qasshëm dhe formatet e disponueshme, si dhe emrin dhe detajet e kontaktit të subjekteve të autorizuara me të cilat është angazhuar në shkëmbimin e kopjeve të formatit të qasshëm.

7. Përjashtimi zbatohet për të gjitha llojet e veprave, duke përfshirë bazat e të dhënave dhe programet kompjuterike dhe në lidhje me autorët si dhe bartësit e të drejtave të përafërta.

Neni 58Përdorimi i programeve kompjuterike dhe bazave të të dhënave; zbërthimi i programeve

kompjuterike

1. Në mungesë të dispozitave specifike kontraktuale, për asnjë veprim nuk do të kërkohet autorizim nga autori ose pronari tjetër i së drejtës së autorit kur është e nevojshme për përdorimin e një programi kompjuterik nga blerësi i ligjshëm i tij, në përputhje me qëllimin e tij të synuar, duke përfshirë korrigjimin e gabimeve.

2. Asnjë veprim nuk kërkon autorizim nga autori ose pronari tjetër i së drejtës së autorit kur është e nevojshme për përdorimin e bazës së të dhënave nga marrësi i ligjshëm i saj, në përputhje me qëllimin e saj të synuar. Kur blerësi i ligjshëm është i autorizuar të përdorë vetëm një pjesë të bazës së të dhënave, kjo dispozitë do të zbatohet vetëm për atë pjesë.

3. Krijimi i një kopje rezervë nga personi që ka të drejtë të përdorë një program kompjuterik nuk mund të ndalohet me kontratë për aq sa është e nevojshme për atë përdorim.

4. Personi që ka të drejtë të përdorë një kopje të programit kompjuterik, ka të drejtë, pa autorizimin e autorit ose titullarit tjetër të së drejtës së autorit, të vëzhgojë, studiojë ose testojë funksionimin e programit për të përcaktuar idetë në të cilat bazohet në çdo element i programit, nëse ai e bën këtë gjatë kryerjes së ndonjë prej veprimeve të ngarkimit, ekzekutimit, transmetimit ose ruajtjes së programit që ai ka të drejtë të bëjë.

5. Autorizimi i autorit ose titullarit tjetër të të drejtave të autorit nuk kërkohet kur riprodhimi i kodit dhe përkthimi i formës së tij janë të domosdoshëm për të nxjerrë informacionin e nevojshëm për arritjen e ndërveprimit të një programi kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur, me programet e tjera, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

5.1. kur këto veprime kryhen nga i licencuari ose nga një person tjetër që ka të drejtë të përdorë një kopje të një programi, ose në emër të tyre nga një person i autorizuar për ta bërë këtë;

5.2. kur informacioni i nevojshëm për të arritur ndërveprimin nuk ka qenë më parë i disponueshëm për personat e përmendur në nën-paragrafin 5.1. të këtij neni;

5.3. kur këto akte kufizohen në pjesët e programit origjinal që janë të nevojshme për të arritur ndërveprimin.

6. Dispozitat e paragrafit 5. të këtij neni, me aplikimin e tij e ndalojnë informacionin e marrë:

6.1. të përdoret për qëllime të tjera përveç arritjes së ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur;

6.2. t’u jepet të tjerëve, përveç rasteve kur është e nevojshme për ndërveprimin e programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur; ose

6.3. për t’u përdorur për zhvillimin, prodhimin ose tregtimin e një programi kompjuterik në thelb të ngjashëm në shprehjen e tij, ose për çdo veprim tjetër që cenon të drejtën e autorit.

7. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me paragrafët 2. deri 6. të këtij neni është nule dhe e pavlefshme. NËNKAPITULLI X PËRGJEGJËSIA E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE NË INTERNET DHE DISA PËRDORIME TË PËRMBAJTJES SË MBROJTUR NGA SHËRBIMET E INTERNETIT

Neni 59Kushtet për përjashtimin e ofruesve të shërbimeve në internet nga përgjegjësia për

shkeljen e së drejtës së autorit

1. Ofruesi i shërbimeve në internet do të përjashtohet nga përgjegjësia për shkeljet e të drejtave të autorit ose të të drejtave të përafërta, të kryera nga përdoruesit e shërbimit të tij, vetëm nëse ai, sapo merr njoftimin ose informacionin mbi bazën e të cilit e di ose ka arsye për të ditur se shërbimet e tij përdoren për të ruajtur çdo material që cenon të drejtat e autorit ose të drejtat e përafërta, vepron menjëherë për të hequr një material të tillë nga sistemi i tij ose për të çaktivizuar qasjen në të.

2. Njoftimi i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni duhet të përmbajë informacionin në vijim:

2.1. subjektin e shkeljes dhe fakteve që ofrojnë bazë të arsyeshme për të besuar se shkelja ka ndodhur;

2.2. të dhënat e nevojshme për të identifikuar materialin e paligjshëm;

2.3. emrin, adresën e vendbanimit ose zyrës qendrore, numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike të pronarit të të drejtave.

3. Kur një njoftim dërgohet përmes përfaqësuesit të pronarit të të drejtave, një kopje e autorizimit të përfaqësuesit, së bashku me informacionin e përmendur në nën-paragrafin 2.3.të këtij neni, në lidhje me përfaqësuesin, duhet t’i bashkëngjitet gjithashtu njoftimit.

Neni 60Heqja ose pamundësimi i qasjes në përmbajtjen që shkel të drejtat dhe kundër-njoftimi

1. Ofruesi i shërbimit në internet është i obliguar të heqë ose pamundësoj qasjen në materialin që shkel të drejtat, të identifikuar, në njoftim brenda njëzet e katër (24) orëve nga marrja e njoftimit dhe është i obliguar të informojë menjëherë për këtë pronarin e të drejtave, përdoruesin e shërbimit të tij.

2. Përdoruesi i shërbimit mund t’i dërgojë një kundër-njoftim ofruesit të shërbimit të internetit për të kërkuar ri-përfshirjen ose vendosjen e materialit në sistemin e ofruesit të shërbimit ose rivendosjen e qasjes në të. Një kundër-njoftim i tillë duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

2.1. identifikimin e materialit të hequr ose të bërë të pa qasshëm;

2.2. adresën e rrjetit ku materiali ka qenë i disponueshëm;

2.3. të tregoj arsyet për të cilat, në funksion të përdoruesit të shërbimit, materiali në fjalë nuk cenon të drejtën e pronarit të të drejtave të specifikuara në njoftim;

2.4. informacionin e përmendur në nën-paragrafin 2.3. të këtij neni në lidhje me përdoruesin e shërbimit.

3. Kur përdoruesi i shërbimit nuk dërgon një kundër-njoftim ose kur kundër-njoftimi nuk i plotëson kërkesat e përmendura në paragrafin 2. të këtij neni, ofruesi i shërbimit duhet të mbaj në efekt heqjen ose pamundësimin e qasjes, në materialin në fjalë.

4. Në rast të kundër-njoftimit, ofruesi i shërbimeve në internet është i obliguar të informojë për të dhe për përmbajtjen e tij pronarin e të drejtave në afat prej tri (3)ditësh nga dita e marrjes së kundër-njoftimit. Kur pronari i të drejtave, brenda dhjetë(10) ditëve nga marrja e këtij informacioni, nuk i paraqet ofruesit të shërbimit në internet një dokument që vërteton se ka nisur një procedurë civile ose ka paraqitur rastin për fillimin e procedurës penale për shkak të pretendimit për të shkelje, ofruesi i shërbimit në internet duhet të plotësojë kërkesën e përdoruesit të shërbimit të paraqitur në kundër-njoftim. Kur pronari i të drejtave paraqet një dokument të përmendur në fjalinë e mësipërme, ofruesi i shërbimit në internet do të mbaj në efekt heqjen ose pamundësimin e qasjes, në materialin në fjalë, deri në një vendim të përkohshëm ose përfundimtar të gjykatës.

5. Pronari i të drejtave është i obliguar që në afat prej tri (3) ditësh pas marrjes së vendimit të përkohshëm ose meritor për çështjen, të informojë ofruesin e shërbimeve në internet, në varësi të përmbajtjes së vendimit, ofruesi i shërbimit do të mbaj në efekt heqjen ose pamundësimin e qasjes, për materialin në fjalë, ose brenda dyzet e tetë (48) orëve, do të rivendos materialin ose rivendos qasjen në të.

Neni 61Përjashtimi nga përgjegjësia e ofruesit të shërbimit në internet

Ofruesi i shërbimit në internet nuk është përgjegjës për heqjen ose pamundësimin e qasjes në ndonjë material në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Neni 62Përgjegjësia për heqjen ose pamundësimin e paarsyetuar të materialit

Kur heqja ose pamundësimi i qasjes në materialin në fjalë rezulton e paarsyetuar për shkak të mungesës së shkeljes, pronari i të drejtave do të jetë përgjegjës, në përputhje me rregullat e përgjegjësisë civile, për çdo dëm të shkaktuar ndaj përdoruesit të shërbimit.

Neni 63Përdorimi i përmbajtjes së mbrojtur nga ofruesit e shërbimeve të shpërndarjes së

përmbajtjes në internet

1. Një ofrues i shërbimit të shpërndarjes të përmbajtjes në internet kryen një akt komunikimi publik ose një akt të vënies në dispozicion të publikut, për qëllimet e këtij Ligji, kur i jep publikut qasje në veprat e mbrojtura me të drejtën e autorit ose në lëndë të tjera të mbrojtura të ngarkuara nga përdoruesit e saj. Prandaj, një ofrues i shërbimit të shpërndarjes të përmbajtjes në internet është i obliguar të marrë një autorizim nga mbajtësit e të drejtave duke lidhur një marrëveshje licencimi, me qëllim që t’i komunikojë publikut ose t’i vërë në dispozicion të publikut veprat ose lëndët e tjera të mbrojtura.

2. Kur një ofrues i shërbimit të shpërndarjes së përmbajtjes në internet merr një autorizim, duke lidhur një marrëveshje licencimi, ai autorizim do të mbulojë gjithashtu veprimet e kryera nga përdoruesit e shërbimeve të mbuluara nga e drejta e komunikimit publik dhe e drejta e vënien në dispozicion të publikut të veprave dhe lëndës tjetër të mbrojtur, kur ata nuk veprojnë mbi baza komerciale ose kur veprimtaria e tyre nuk sjell të ardhura të konsiderueshme.

3. Nëse nuk jepet autorizim, ofruesit e shërbimeve të shpërndarjes të përmbajtjes në internet, do të jenë përgjegjës për veprimet e paautorizuara të komunikimit publik, duke përfshirë vënien në dispozicion të publikut, të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe lëndës tjetër të mbrojtur, përveç nëse ofruesit e shërbimeve demonstrojnë se:

3.1. kanë bërë përpjekjet më të mira për të marrë një autorizim;

3.2. kanë bërë përpjekjet më të mira, në përputhje me standardet e larta të kujdesit profesional të industrisë, për të siguruar mos disponueshmerinë e veprave specifike dhe lëndës tjetër të mbrojtur, për të cilat mbajtësit e të drejtave u kanë ofruar ofruesve të shërbimeve informacionin përkatës dhe të nevojshëm; dhe në çdo rast; dhe

3.3. kanë vepruar me shpejtësi, pas marrjes së një njoftimi të argumentuar mjaftueshëm nga mbajtësit e të drejtave, për të pamundësuar qasjen ose hequr nga faqet e tyre të internetit, veprat ose lëndën tjetër të mbajtur për të cilën kanë marrë njoftimin, dhe kanë bërë përpjekjet më të mira për të parandaluar ngarkimet e tyre të ardhshme në përputhje me nën-paragrafin 3.2.të këtij neni.

4. Në vlerësimin nëse ofruesi i shërbimeve i ka përmbushur detyrimet e tij nga paragrafi 3. i këtij neni, dhe bazuar në parimin e proporcionalitetit, ndër të tjera do të merren parasysh elementet e mëposhtme:

4.1. llojin, audiencën dhe madhësinë e shërbimit dhe llojin e veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur, të ngarkuar në internet nga përdoruesit e shërbimit;

4.2. disponueshmërinë e mjeteve të përshtatshme dhe efektive dhe koston e tyre për ofruesit e shërbimeve.

5. Në lidhje me ofruesit e rinj të shërbimit të shpërndarjes së përmbajtjes në internet, shërbimet e të cilëve janë në dispozicion të publikut në Kosovë për më pak se tre (3) vjet dhe që kanë një qarkullim vjetor nën dhjetë (10) milionë euro, kushtet sipas rregullimit të përgjegjësisë të përcaktuara në paragrafin 3. të këtij neni, kufizohen në pajtueshmërinë me nën-paragrafin

1. të paragrafit 3. të këtij neni, dhe në të vepruarit me shpejtësi, pas marrjes së një njoftimi mjaftueshëm të argumentuar, për të pamundësuar qasjen në veprat ose lëndën tjetër të mbrojtur, për të cilat është bërë njoftimi ose për të hequr ato vepra ose lëndën tjetër të mbrojtur nga faqet e tyre të internetit:

5.1. kur numri mesatar i vizitorëve unik mujor të ofruesve të tillë të shërbimeve tejkalon pesë (5) milionë, i llogaritur në bazë të vitit paraprak kalendarik, ata duhet të demonstrojnë gjithashtu se kanë bërë përpjekjet më të mira për të parandaluar ngarkimet e mëtejshme të veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur për të cilat është marrë njoftimi, dhe për të cilat bartësit e të drejtave kanë dhënë informacionin përkatës dhe të nevojshëm.

6. Bashkëpunimi ndërmjet ofruesve të shërbimeve të shpërndarjes së përmbajtjes në internet dhe bartësve të të drejtave nuk duhet të rezultojë në parandalimin e ngarkimit nga përdoruesit, përkatësisht parandalimin e disponueshmërisë së veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur, të cilat nuk shkelin ose cenojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, duke përfshirë këtu kur vepra ose lëndën tjetër të tillë që mbulohet nga një përjashtim ose kufizim.

7. Në rast të kundër njoftimit nga përdoruesit e shërbimit të ofruar nga ofruesit e shërbimit të internetit, zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 60 të këtij ligji përshtatshmërisht.

8. Ofruesit e shërbimeve të shpërndarjes të përmbajtjes në internet janë të obliguar t’i informojnë përdoruesit e tyre lidhur me kushtet, se si ata mund të përdorin veprat dhe lëndën tjetër të mbrojtur, sipas përjashtimeve ose kufizimeve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta të parapara në këtë Ligj.

9. Zbatimi i këtij neni nuk nënkupton ndonjë detyrim të përgjithshëm monitorimi. Ofruesit e shërbimeve të shpërndarjes të përmbajtjes në internet do t’u ofrojnë bartësve të të drejtave, me kërkesën e tyre, informacionin e duhur mbi funksionimin e praktikave të tyre në lidhje me bashkëpunimin e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, dhe kur janë lidhur marrëveshje licencimi ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe mbajtësve të të drejtave, informacion mbi përdorimin e përmbajtjes së mbuluar nga marrëveshjet e tilla.

10. Kur bartësit e të drejtave kërkojnë të kenë qasje në veprat e tyre specifike ose lëndën tjetër të mbrojtur, të cilat janë bërë të pa qasshme, ose kërkojnë që ato vepra ose lëndë tjetër të hiqen, ata duhet të arsyetojnë në mënyrë të duhur arsyet për kërkesat e tyre. Ofruesit e shërbimeve të shkëmbimit të përmbajtjes në internet do të vënë në dispozicion të përdoruesve të shërbimeve të tyre mundësinë e një kundërnjoftimi për ofruesin e shërbimit të shpërndarjes të përmbajtjes në internet për të kërkuar ripërfshirjen e materialit në sistemin e shërbimit të shkëmbimit të përmbajtjes në internet, ofruesi ose rivendosja e aksesit në të, përkatësisht. Kundër-njoftimet do të përpunohen pa vonesa të panevojshme dhe vendimet për të çaktivizuar aksesin ose për të hequr përmbajtjen e ngarkuar do t’i nënshtrohen shqyrtimit njerëzor. Nëse vendimi përfundimtar nga ofruesit e shërbimeve të ndarjes së përmbajtjes në internet në lidhje me përmbajtjen e bllokuar është që të mos disponohet përmbajtja, përdoruesit mund të nisin një procedurë ndërmjetësimi siç parashikohet në nenin 122, nën-paragrafin 1.5. të këtij ligji.

11. Dispozitat e këtij neni nuk do të prekin në asnjë mënyrë përdorimet legjitime, të tilla si përdorimet sipas përjashtimeve ose kufizimeve të përcaktuara në këtë Ligj, dhe nuk do të dërgojnë në identifikimin e përdoruesve individualë apo në përpunimin e të dhënave personale të tyre. NËNKAPITULLI XI KOHËZGJATJA E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË AUTORIT

Neni 64Kohëzgjatja e mbrojtjes së të drejtave morale

1.E drejta e publikimit të parë, e drejta për të kërkuar autorësinë dhe për t’u emërtuar, dhe e drejta e integritetit, të drejtat morale të autorëve të përcaktuara në nenet 18, 19 dhe 20 të këtij ligji mbrohen pa afat. Pas vdekjes së autorit, mbrojtjen e këtyre të drejtave do ta marrin përsipër trashëgimtarët e autorit ose në mungesë të trashëgimtarëve, çdo organizatë që merr përsipër mbrojtjen e të drejtave të autorit.

2. E drejta e pendimit nga neni 21 i këtij ligji mbrohet vetëm gjatë jetës së autorit.

Neni 65Afati i mbrojtjes së të drejtave ekonomike

1. Të drejtat ekskluzive ekonomike dhe të drejtat në shpërblim të parapara me këtë Ligj për veprat (në tekstin e mëtejmë: të drejtat ekonomike), mbrohen gjatë gjithë jetës së autorit dhe për shtatëdhjetë (70) vjet pas vdekjes së tij, duke llogaritur nga 1 janari i vitit pas vdekjes së tij.

2. Të drejtat ekonomike në veprën me bashkautorësi, mbrohen deri në vdekjen e autorit të fundit të përbashkët të mbijetuar dhe pas vdekjes së tij shtatëdhjetë (70) vjet, duke llogaritur nga 1 janari i vitit pas vdekjes së tij.

3. Të drejtat ekonomike në veprën audiovizuale, mbrohen deri në vdekjen e autorit të fundit të përbashkët të mbijetuar dhe pas vdekjes së tij shtatëdhjetë (70) vjet duke llogaritur nga 1 janari i vitit pas vitit të vdekjes së mbijetuarit të fundit prej bashkautorëve të mëposhtëm:

3.1. drejtori kryesor;

3.2. autori i skenarit;

3.3. autori i dialogut;

3.4. kompozitorin e muzikës së krijuar posaçërisht për përdorim në veprën audiovizuale.

4. Të drejtat ekonomike në veprën anonime ose me pseudonim mbrohen për shtatëdhjetë (70) vjet, duke llogaritur nga 1 janari i vitit pas vitit kur vepra ligjërisht është vënë në dispozicion të publikut. Kur një vepër e tillë nuk bëhet ligjërisht e disponueshme për publikun brenda shtatëdhjetë (70) viteve nga krijimi i saj, mbrojtja e të drejtës së autorit për të njëjtën përfundon. Megjithatë, kur një pseudonim i adoptuar nga autori nuk lë asnjë dyshim për identitetin e tij, do të zbatohen dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni do të zbatohen edhe kur autori i veprës anonime ose me pseudonim zbulon identitetin e tij ose nëse identiteti i tij bëhet i njohur ose i kuptueshëm gjatë asaj periudhe kohore.

5. Për kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtave ekonomike në veprat kolektive do të zbatohen dispozitat e paragrafit 4.të këtij neni. Megjithatë, kur mund të identifikohen autorët e kontributeve në veprën kolektive, në lidhje me ato kontribute, zbatohen respektivisht dispozitat e paragrafit

1. ose 2. të këtij neni.

6. Kur një vepër botohet në vëllime, pjesë, pjesë të ndara, botime ose episode, afati i mbrojtjes fillon nga koha kur vepra ligjërisht është vënë në dispozicion të publikut, kushtet e mbrojtjes të përcaktuara në paragrafët 1. deri në 5. të këtij neni do të zbatohet për secilin artikull të tillë veç e veç.

7. Nëse afati i mbrojtjes së të drejtave ekonomike të veprës në vendin e origjinës është më i gjatë se afati i mbrojtjes i paraparë me këtë Ligj, zbatohen dispozitat e këtij Ligji; nëse është më i shkurtër, do të zbatohet afati i mbrojtjes i përcaktuar në vendin e origjinës (krahasimi i afateve të mbrojtjes).

8. Të drejtat ekonomike dhe të drejtat tjera që zgjasin pas vdekjes së autorit, barten në përputhje me dispozitat për trashëgiminë.

9. Me kalimin e afatit të mbrojtjes së të drejtave ekonomike, veprat hyjnë në domen publik. Veprat në domenin publik mund të përdoren lirisht, duke iu nënshtruar respektimit të të drejtave morale të autorëve siç përcaktohen në nenin 64 paragrafi 1. të këtij ligji dhe të drejtave të përcaktuara në nenet 66 dhe 67 të këtij ligji.

10. Kur afati i mbrojtjes së një vepre të artit pamor ka skaduar, çdo material që rezulton nga një akt riprodhimi i asaj vepre nuk i nënshtrohet të drejtës së autorit ose të drejtave të përafërta, përveç nëse materiali që rezulton nga ai akt riprodhimi është origjinal në kuptim që është krijim intelektual i vetë autorit.

Neni 66Të drejtat në veprat që janë në domenin publik

1. Pas skadimit të mbrojtjes së të drejtave ekonomike të autorëve çdo person do të përfitojë një mbrojtje të barabartë me të drejtat ekonomike të autorëve në rastet kur:

1.1. për herë të parë publikon ose transmeton ligjërisht, i komunikon publikut ose i vë në dispozicion publikut në mënyrë ndërvepruese një vepër të pabotuar më parë;

1.2. boton një botim kritik dhe shkencor të një vepre.

2. Afati i mbrojtjes, në rastin e të drejtave të përmendura në nën-paragrafin 1.1. të këtij neni, do të jetë njëzet e pesë (25) vjet nga koha kur vepra ligjërisht është botuar ose transmetuar për herë të parë, i është komunikuar publikut ose në mënyrë ndërvepruese është vënë në dispozicion të publikut, dhe në rastin e të drejtave të përmendura në nën-paragrafin 1.2. të këtij neni, do të jetë tridhjetë (30) vjet nga koha kur publikimi është botuar për herë të parë ligjërisht.

Neni 67Veprat e artit pamor në domenin publik

Kur afati i mbrojtjes së një vepre të artit pamor ka skaduar, çdo material që rezulton nga një akt riprodhimi i asaj vepre nuk i nënshtrohet të drejtës së autorit ose të drejtave të lidhura me të, përveç rastit kur materiali që rezulton nga ai akt riprodhimi është origjinal në kuptimin që ai është krijim intelektual i autorit. KAPITULLI III TË DREJTAT E PËRAFËRTA NËNKAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 68Asnjë formalitet si kusht për mbrojtje; supozimi i mbrojtjes të drejtave të përafërta

1. Përfitimi, gëzimi dhe ushtrimi i të drejtave të përafërta nuk i nënshtrohet respektimit të asnjë formaliteti. Përderisa nuk provohet e kundërta, personi fizik ose juridik, emri i të cilit paraqitet në një fiksim të një interpretimi, një fonogrami, një fiksim të parë të një filmi, një fiksim të një transmetimi ose në një bazë të të dhënave ose në lidhje me përdorimin në mënyrën e zakonshme të këtyre objekteve të të drejtave të përafërta, do të konsiderohet respektivisht, interpretuesi, prodhuesi i fonogramit, prodhuesi i fiksimit të parë të filmit, transmetuesi ose prodhuesi i bazës së të dhënave.

2. Për të treguar të drejtat e tyre, prodhuesit e fonogrameve dhe interpretuesit mund të vendosin një njoftim në secilën kopje të fonogramit ose në çdo mbështjellëse fonogramit, i cili përbëhet nga tre elementët e mëposhtëm:

2.1. një shkronjë e madhe e rrethuar P: (P);

2.2. emrin (përcaktimin) e bartësit të të drejtave ekskluzive të përafërta;

2.3. viti i publikimit të parë të fonogramit. NËNKAPITULLI II TË DREJTAT E INTERPRETUESVE

Neni 69Të drejtat morale të interpretuesve

Dispozitat e neneve 19, 20 dhe 22 të këtij ligji për të drejtën për të kërkuar autorësinë dhe për t’u emëruar, të drejtën e integritetit dhe ushtrimin e të drejtave morale zbatohen përshtatshmerisht për të drejtat morale të interpretuesve.

Neni 70Të drejtat ekskluzive të interpretuesve

1. Interpretuesit kanë të drejta ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar veprimet e mëposhtme:

1.1. fiksimin e interpretimeve të tyre të pa fiksuara;

1.2. riprodhimin e fiksimeve të interpretimeve të tyre;

1.3. shpërndarjen e fiksimeve të interpretimeve të tyre;

1.4. qiradhënien e fiksimeve të interpretimeve të tyre;

1.5. huadhënien e fiksimeve të interpretimeve të tyre;

1.6. transmetimin e interpretimeve të tyre, me përjashtim të rasteve kur një interpretim është fiksuar ose transmetuar më parë;

1.7. komunikimin publik të interpretimeve të tyre, me përjashtim të rasteve kur një interpretim është fiksuar ose transmetuar më parë;

1.8. ritransmetimin e interpretimeve të tyre; 1.9.ritransmetimin kabllor të interpretimeve të tyre;

1.10. vënien në dispozicion në mënyrë ndërvepruese të fiksimeve të interpretimeve të tyre.

2. Në rast të interpretimit kolektiv, autorizimin për veprimet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, mund ta japë përfaqësuesi i interpretuesve që marrin pjesë në një interpretim të tillë.

3. Lidhja e kontratës për përfshirjen e interpretimit në një vepër audiovizuale, përveç nëse me këtë Ligj ose me kontratë nuk është paraparë ndryshe, nënkupton kalimin e të drejtave të interpretuesit nga paragrafi 1. i këtij neni.

4. Për çdo të drejtë pronësore të bartur sipas paragrafit 3. të këtij neni, interpretuesi ka të drejtë në shpërblim të drejtë nga producenti i filmit. Shpërblimi i drejtë, do të mblidhet nga organizata e menaxhimit kolektiv që i është besuar ky funksion me një marrëveshje të përbashkët të përfaqësuesve të pronarëve të interesuar të të drejtave dhe, në mungesë të marrëveshjes, nga organizata e menaxhimt kolektiv që do të përcaktohet nga Zyra.

5. Interpretuesi nuk mund të heq dorë nga e drejta e përcaktuar në paragrafin 4. të këtij neni.

Neni 71Kalimi i të drejtave pronësore të interpretuesit në një fonogram

1. Nëse, pesëdhjetë (50) vjet pasi fonogrami është publikuar në mënyrë të ligjshme, ose kur nuk është publikuar në mënyrë të tillë, pesëdhjetë (50) vjet pasi është komunikuar në publik në mënyrë të ligjshme, prodhuesi i fonogramit nuk ofron për shitje kopje të fonogramit në masë të mjaftueshme ose nuk vë në dispozicion të publikut, me mjete me tel ose pa-tel, në mënyrë të tillë që publiku mund t‘i qasen atij nga një vend dhe në një kohë të zgjedhur në mënyrë individuale prej tyre, interpretuesi ka të drejtë të ndërpresë kontratën nëpërmjet së cilës i ka kaluar ose bartur të drejtat për regjistrimin e interpretimit të prodhuesit të fonogramit.

2. E drejta e ndërprerjes së kontratës mbi kalimin ose bartjen e të drejtave mund të ushtrohet nëse prodhuesi, brenda një (1) viti nga marrja e njoftimit nga interpretuesi, me qëllim të ndërprerjes së kontratës mbi kalimin ose bartjen e të drejtave, nuk ka realizuar të dyja të drejtat e shfrytëzimit të përmendura në paragrafin 1.të këtij neni. Nëse në përfundim të periudhës dymbëdhjetë (12) mujore nga data e njoftimit, prodhuesi nuk i ka përmbushur kushtet e përmendura, marrëveshja e tij ndërpritet dhe e drejta e mbi fonogramin pushon me efekt të menjëhershëm. Nga e drejta për të ndërprerë kontratën interpretuesi nuk mund të tërhiqet.

3. Kur një fonogram përmban fiksimin e interpretimeve të një numri interpretuesish, ata mund të zgjidhin kontratat e tyre për kalimin ose bartjen e të drejtave. Nëse kontrata mbi kalimin ose bartjen zgjidhet sipas këtij paragrafi, të drejtat e prodhuesit të fonogramit në fonogram i mbarojnë.

4. Në rastin kur kontrata mbi bartjen ose kalimin i jep të drejtë interpretuesit të kërkoj një kompensim jo periodik ose të përsëritshëm, atëherë interpretuesi ka të drejtën e një kompensimi plotësues nga prodhuesi i fonogramit për çdo vit të plotë, menjëherë pas pesëdhjetë (50) vjetorit pasi fonogrami është publikuar në mënyrë të ligjshme, ose kur nuk është publikuar në mënyrë të tillë, pesëdhjetë (50) vjet pasi është komunikuar në publik në mënyrë të ligjshme. Interpretuesi nuk mund të tërhiqet nga e drejta për të përfituar kompensimin plotësues vjetor.

5. Shuma e përgjithshme e rezervuar nga prodhuesi i fonogramit për pagesën e kompensimit plotësues vjetor të parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, do të llogaritet në masën njëzet për qind (20%) të të ardhurave të vitit paraprak që janë përfituar nga prodhuesi si rezultat i riprodhimit, shpërndarjes dhe vënies në dispozicion të publikut të fonogramit në fjalë, duke filluar pas vitit të pesëdhjetë (50) nga data e publikimit të ligjshëm, apo në mungesë të këtij publikimi, pas vitit të pesëdhjetë (50) të komunikimit publik në mënyrë të ligjshme.

6. Prodhuesit e fonogramit në rast të një kërkese janë të obliguar, t’u ofrojnë interpretuesve të cilët kanë të drejtën e përfitimit të kompensimit plotësues vjetor siç përmendet në paragrafin 4 të këtij neni, çdo informacion të nevojshëm për të siguruar pagesën e kompensimit.

7. Kur interpretuesi ka të drejtën e kompensimit periodik, në këtë kompensim nuk aplikohet paradhënia dhe nuk bëhen zbritjet e përcaktuara kontraktuese nga kompensimet e bëra për interpretuesin duke filluar nga viti i pesëdhjetë (50) i publikimit të ligjshëm apo, në mungesë të këtij publikimi, pas vitit të pesëdhjetë (50) të komunikimit në publik në mënyrë të ligjshme. NËNKAPITULLI III TË DREJTAT E PRODHUESVE TË FONOGRAMEVE

Neni 72Të drejtat ekskluzive të prodhuesve të fonogramit

1. Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejta ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar veprimet e mëposhtme: 1.1.riprodhimin e fonogrameve të tyre; 1.2.shpërndarjen e fonogrameve të tyre;

1.3. dhënien me qira dhe huadhënien publike të fonogrameve të tyre;

1.4. ritransmetimin e fonogrameve të tyre;

1.5. ritransmetimin kabllor të fonogrameve të tyre;

1.6. vënien në dispozicion në mënyrë ndërvepruese të fonogrameve të tyre.

Neni 73E drejta e shpërblimit të vetëm për përdorimin e fonogrameve të publikuara për qëllime

komerciale

1. Në rast të transmetimit ose komunikimit për publikun e fonogramit të publikuar për qëllime komerciale, interpretuesit interpretimet e të cilëve janë fiksuar në fonogramet e tilla dhe prodhuesit e fonogrameve kanë një të drejtë të vetme në shpërblim të drejtë.

2. E drejta në shpërblim të drejtë nga paragrafi 1. të këtij neni mund të ushtrohet përmes organizatës së menaxhimit kolektiv sipas paragrafit 4. të këtij neni.

3. Për përcaktimin e shumës së shpërblimit dhe kushteve të tjera të pagesës së shpërblimit të drejtë të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme ndërmjet palëve të interesuara, do të zbatohen nenet 122 dhe 123 të këtij ligji, në kuptimin që palët e interesuara që do të përpiqen të përcaktojnë shumën e shpërblimit janë, organizata e menaxhimit kolektiv e përmendur në paragrafin 4 të këtij neni nga njëra anë, dhe përfaqësuesit e atyre personave fizik dhe juridik, të cilët kryejnë veprimet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, nga ana tjetër. Për caktimin e shumës së shpërblimit dhe kushteve të tjera të pagesës zbatohet neni 102 i këtij ligji.

4. Përveç nëse parashihet ndryshe në një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të interesuar të interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve:

4.1. shpërblimi i drejtë i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, do të mblidhet nga organizata e menaxhimit kolektiv që i është besuar ky funksion me një marrëveshje të përbashkët të përfaqësuesve të pronarëve të interesuar të të drejtave dhe, në mungesë të marrëveshjes, nga organizata e menaxhimit kolektiv që do të përcaktohet nga Zyra;

4.2. pas zbritjes së kostos aktuale të menaxhimit, në mungesë të marrëveshjes ndërmjet interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve, shumat e mbledhura do të shpërndahen në pjesë të barabarta pesëdhjetë për qind me pesëdhjetë për qind (50%-50%), ndërmjet interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve për interpretimet e të cilëve dhe përkatësisht fonogramet, mund të supozohet se janë përdorur siç është përmendur në paragrafin 1. të këtij neni.

5. Mënyra e përcaktimit prej Zyrës, të organizatës së menaxhimit kolektiv e cila do të mbledhë shpërblimin e drejtë të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, rregullohet me akt nënligjor të miratuar nga Ministri i Kulturës. NËNKAPITULLI IV TË DREJTAT E PRODHUESVE OSE PRODUCENTËVE TË FILMAVE

Neni 74Të drejtat e prodhuesve ose producentëve të filmave

1. Prodhuesit e filmave ose producentët kanë të drejtë ekskluzive të autorizojnë ose ndalojnë veprimet e mëposhtme, në lidhje me origjinalin ose kopjet e filmave të tyre:

1.1. riprodhimi i filmave të tyre;

1.2. shpërndarja e filmave të tyre;

1.3. dhënien me qira dhe huadhënien publike të kopjeve të filmave të tyre;

1.4. vënien në dispozicion të publikut të filmave të tyre.

2. Kur fiksimi i parë i një filmi kualifikohet gjithashtu si vepër audiovizuale dhe prodhuesi i filmit ose producenti, në cilësinë e tij si prodhues i veprës audiovizuale, është pronar i së drejtës së autorit në veprën audiovizuale, të drejtat e tij të përafërta si producenti i filmit dhe e drejta e autorit e të cilit është pronar do të zbatohen paralelisht dhe në mënyrë të pavarur nga njëra- tjetra. NËNKAPITULLI V TË DREJTAT E ORGANIZATAVE TRANSMETUESE

Neni 75Të drejtat e organizatave transmetuese

1. Organizatat transmetuese gëzojnë të drejtën ekskluzive të autorizojnë ose të ndalojnë veprimet e mëposhtme në lidhje me:

1.1. fiksimin e transmetimeve të tyre;

1.2. riprodhimi i fiksimeve të transmetimeve të tyre;

1.3. shpërndarjen e fiksimeve të transmetimeve të tyre;

1.4. ritransmetimin e transmetimeve të tyre;

1.5. ritransmetimin kabllor të transmetimeve të tyre;

1.6. komunikimi i transmetimeve të tyre për publikun në vendet ku hyrja është me pagesë apo një tarifë; 1.7.vënien në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese të fiksimeve të transmetimit të tyre.

2. Organizatat radio ose televizive nuk e kanë të drejtën nga nën-paragrafi 1.5. i këtij neni, kur vetëm me kabllor ritransmetojnë transmetimet e një organizate radio ose televizive. NËNKAPITULLI VI TË DREJTAT NË PUBLIKIME

Neni 76Mbrojtja e publikimeve të shtypit në lidhje me përdorimet e tyre në internet

1. Botuesit e publikimeve të shtypit të themeluar në Republikën e Kosovës kanë të drejtën ekskluzive të autorizojnë ose ndalojnë:

1.1. riprodhimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të përkohshëm ose të përhershëm me çdo mjet dhe në çdo formë, tërësisht ose pjesërisht;

1.2. vënien në dispozicion të publikut, me tel ose pa tel, në mënyrë të tillë që anëtarët e publikut të mund t’i qasen atyre nga një vend dhe në një kohë të zgjedhur individualisht prej tyre;

1.3. përdorimin në internet të botimeve të tyre të shtypit nga ofruesit e shërbimeve të shoqërisë së informacionit.

2. Të drejtat e parashikuara në nën-paragrafin 1.1.të këtij neni, nuk zbatohen për përdorime private ose jo komerciale të botimeve të shtypit nga përdorues individual. Mbrojtja e dhënë sipas nën paragrafit 1.1.të këtij neni nuk do të zbatohet për veprimet e hiperlidhjes në internet. Të drejtat e parashikuara nën paragrafin 1.1. të këtij neni, nuk zbatohen në lidhje me përdorimin e fjalëve individuale ose ekstrakteve shumë të shkurtra të një botimi në shtyp.

3. Të drejtat e parashikuara në paragrafin 1. të këtij neni, nuk mund të zbatohen kundër atyre autorëve dhe bartësve të tjerë të të drejtave, dhe në veçanti, nuk do t’i privojnë ata nga e drejta e tyre për të shfrytëzuar veprat e tyre dhe lëndën tjetër të mbrojtur, pavarësisht nga botimi i shtypit në të cilin ata janë të përfshira.

4. Kur një vepër ose një lëndë tjetër e mbrojtur, përfshihet në një botim shtypi në bazë të një licence jo ekskluzive, të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, nuk mund përdoren për të ndaluar përdorimin e të njëjtave nga përdorues të tjerë të autorizuar. Të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, nuk mund të përdoren për të ndaluar përdorimin e veprave ose të lëndëve të tjera të cilave u ka kaluar afati i mbrojtjes.

5. Autorët e veprave të përfshira në një botim shtypi marrin një pjesë adekuate nga të ardhurat që botuesit e shtypit marrin për përdorimin e botimeve të tyre të shtypit nga ofruesit e shërbimeve të shoqërisë së informacionit. Pjesa adekuate do të përcaktohet me një marrëveshje specifike, pas negociatave në mirëbesim ndërmjet organizatave profesionale të botuesve të shtypit dhe organizatave profesionale të autorëve ose organizatave të tyre respektive për menaxhimin kolektiv. NËNKAPITULLI VII KOHËZGJATJA E TË DREJTAVE TË PËRAFËRTA

Neni 77Afati i mbrojtjes së të drejtave të përafërta

1. Dispozitat e nenit 64 paragrafi 1. të këtij ligji për kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtave morale të autorëve, përshtatshmërisht zbatohen edhe për të drejtat morale të interpretuesve.

2. Të drejtat ekonomike të interpretuesit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet që nga interpretimi i bërë. Nëse fiksimi i interpretimit nuk është në fonogram, por brenda kësaj periudhe në mënyrë të ligjshme transmetohet ose publikohet, i komunikohet publikut, ose vihet në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese brenda pesëdhjetë (50) viteve nga data e interpretimit, të drejtat e interpretuesit zgjasin pesëdhjetë (50) vjet nga data kur është bërë për herë të parë njëra nga veprimet si publikimi, transmetimi, komunikimi publik ose vënia në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese, varësisht se cili veprim ka ndodhur i pari. Nëse interpretimi i fiksuar në një fonogram është publikuar në mënyrë të ligjshme ose në mënyrë të ligjshme transmetuar, komunikuar publikut apo në mënyrë të ligjshme është vënë në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese, të drejtat zgjasin shtatëdhjetë (70) vjet, nga data kur është bërë për herë të parë njëra nga veprimet si publikimi, transmetimi, komunikimi publik ose vënia në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese, varësisht se cili veprim ka ndodhur i pari. 3.Afati i mbrojtjes së të drejtave të prodhuesve të fonogramit përfundon pesëdhjetë (50) vjet pas fiksimit të fonogramit. Megjithatë, nëse fonogrami është botuar në mënyrë të ligjshme brenda kësaj periudhe, të drejtat e përmendura do të skadojnë shtatëdhjetë (70) vjet nga data e publikimit të parë të ligjshëm. Nëse nuk është bërë publikimi i ligjshëm brenda periudhës së përmendur në fjalinë e parë, dhe nëse fonogrami i është komunikuar publikut në mënyrë të ligjshme brenda kësaj periudhe, të drejtat e përmendura mbarojnë shtatëdhjetë (70) vjet nga data e komunikimit të parë të ligjshëm për publikun. Nëse sipas këtij ligji, afati i mbrojtjes ka skaduar më 22 dhjetor 2002, atëherë të drejtat e prodhuesve të fonogrameve nuk mbrohen.

4. Afati i mbrojtjes së të drejtave të prodhuesve ose producentëve të filmave përfundon pesëdhjetë (50) vjet pas fiksimit. Megjithatë, nëse filmi publikohet ose transmetohet në mënyrë të ligjshme, i komunikohet publikut ose vihet në dispozicion në mënyrë ndërvepruese gjatë kësaj periudhe, të drejtat skadojnë nga data e publikimit ose transmetimit të parë të tillë, komunikimit publik të parë ose vënies në dispozicion në mënyrë ndërvepruese për herë të parë për publikun, varësisht se cili veprim ka ndodhur i pari.

5. Afati i mbrojtjes së të drejtave të organizatave transmetuese skadon pesëdhjetë (50) vjet pas transmetimit të parë.

6. Afati i mbrojtjes së të drejtave të botuesve në publikimet e shtypit nga Neni 76 paragrafi 1 i këtij ligji skadon dy (2) vjet pas publikimit të botimit në shtyp. Ky afat do të llogaritet nga 1 janari i vitit që pason datën në të cilën publikimi i shtypit është publikuar. Ky paragraf nuk zbatohet për botimet e shtypit të botuara për herë të parë përpara datës 6 qershor 2019.

7. Afati i mbrojtjes nga paragrafët 2. deri në 6. të këtij neni, llogaritet nga 1 janari i vitit që pason vitin në të cilin ka ndodhur ngjarja, që shërben si bazë për llogaritjen e saj.

8. Neni 65 paragrafi 7. i këtij ligji për krahasimin e afateve të mbrojtjes zbatohet përshtatshmërisht për kushtet e mbrojtjes së të drejtave të përafërta. KAPITULLI IV MBROJTJA SUI GENERIS E TË DREJTAVE TË PRODHUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE

Neni 78Objekti i mbrojtjes

Prodhuesi i një baze të dhënash që demonstron se ka pasur një investim të konsiderueshëm cilësor dhe/ose sasior qoftë në marrjen, verifikimin ose paraqitjen e përmbajtjes, ka të drejtë të parandalojë nxjerrjen dhe/ose ripërdorimin e të gjithë ose të një pjese te konsiderueshme të saj, të vlerësuar në mënyrë cilësore dhe/ose sasiore, të përmbajtjes së asaj baze të dhënash.

Neni 79Pavarësia e mbrojtjes

1. E drejta e përcaktuar në nenin 78 të këtij ligji, zbatohet pavarësisht nga përshtatshmëria e asaj baze të dhënash për mbrojtje me të drejtën e autorit ose me të drejta të tjera, që nënkupton, inter alia ose ndër të tjera, se kur baza e të dhënave mbrohet nga e drejta e autorit dhe prodhuesi i bazës së të dhënave është pronari i së drejtës së autorit në bazën e të dhënave, e drejta e tij sui generis e parashikuar në nenin 78 të këtij ligji dhe e drejta e autorit, pronar i së cilës është ai ose ajo zbatohet paralelisht dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

2. E drejta e përcaktuar në nenin 78 të këtij ligji, zbatohet pavarësisht nga përshtatshmëria e përmbajtjes së bazës së të dhënave për mbrojtje me të drejtën e autorit ose me të drejta të tjera, dhe mbrojtja e bazave të të dhënave sipas asaj të drejte nuk cenon të drejtat që ekzistojnë në lidhje me përmbajtjen e tyre.

Neni 80Veprimet e përsëritura dhe sistematike lidhur me pjesët jo thelbësore të bazave të të

dhënave Ndalohet nxjerrja dhe/ose ripërdorimi i përsëritur dhe sistematik i pjesëve jo thelbësore të përmbajtjes së bazës së të dhënave, që nënkuptojnë veprime që bien ndesh me shfrytëzimin e drejtë të bazës së të dhënave ose që cenojnë në mënyrë të paarsyeshme interesat legjitime të prodhuesit të bazës së të dhënave.

Neni 81Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të ligjshëm të bazave të të dhënave

1. Prodhuesi i bazës së të dhënave e cila vihet në dispozicion të publikut në çfarëdo mënyre, nuk mund të pengojë një përdorues të ligjshëm të bazës së të dhënave të nxjerrë dhe/ose të ripërdorë pjesë jo thelbësore të përmbajtjes së saj, të vlerësuara në mënyrë cilësore dhe/ose sasiore, për çfarëdo qëllimi qoftë. Kur përdoruesi i ligjshëm është i autorizuar të nxjerrë dhe/ose të ripërdor vetëm një pjesë të bazës së të dhënave, ky paragraf do të zbatohet vetëm për atë pjesë. Çdo dispozitë në kundërshtim me këtë paragraf është e pavlefshme dhe nule.

2. Përdoruesi i ligjshëm i bazës së të dhënave, e cila është vënë në dispozicion të publikut në çfarëdo mënyre, nuk mund të kryejë veprime që bien ndesh me shfrytëzimin normal të bazës së të dhënave ose që cenon në mënyrë të paarsyeshme interesat legjitime të prodhuesit të bazës së të dhënave.

3. Përdoruesi i ligjshëm i bazës së të dhënave, e cila është vënë në dispozicion publikut në çfarëdo mënyre, nuk mund t’i shkaktojë dëm bartësit të së drejtës së autorit ose të drejtave të përafërta, në lidhje me veprat ose objektet e tjera të mbrojtura që gjenden në bazën e të dhënave.

Neni 82Përjashtimet e të drejtave të prodhuesve të bazave të të dhënave

1. Përdoruesit e ligjshëm të një baze të dhënave, që vihet në dispozicion të publikut në çfarëdo mënyre, munden pa autorizimin e prodhuesit të saj, të nxjerrin ose ripërdorin një pjesë të konsiderueshme të përmbajtjes së saj:

1.1. në rastin e nxjerrjes për qëllime private të përmbajtjes së një baze të dhënash jo elektronike;

1.2. në rastin e nxjerrjes për qëllime ilustrimi për mësimdhënie ose për kërkim shkencor, me kusht që të tregohet burimi dhe në masën që justifikohet nga qëllimi jo komercial që duhet arritur;

1.3. në rastin e nxjerrjes dhe/ose ripërdorimit për qëllime të sigurisë publike ose në një procedurë administrative ose gjyqësore.

Neni 83Afati i mbrojtjes së të drejtës së prodhuesve të bazave të të dhënave

1. E drejta e përcaktuar në nenin 78 të këtij ligji, mbrohet nga data e përfundimit të prodhimit të bazës së të dhënave, deri në kalimin e pesëmbëdhjetë (15) viteve, llogaritur nga 1 janari i vitit pasardhës pas datës së përfundimit.

2. Në rastin e bazës së të dhënave e cila vihet në dispozicion të publikut në çfarëdo mënyre, para skadimit të afatit nga paragrafi 1. të këtij neni, afati i mbrojtjes së të drejtës së prodhuesit të bazës së të dhënave përfundon pesëmbëdhjetë (15) vjet llogaritur nga 1 janari i vitit pasardhës pas datës kur baza e të dhënave është vënë për herë të parë në dispozicion të publikut.

3. Çdo ndryshim thelbësor, i vlerësuar në mënyrë cilësore ose sasiore, në përmbajtjen e një baze të të dhënave, duke përfshirë çdo ndryshim thelbësor që rezulton nga grumbullimi i shtesave, fshirjeve ose ndryshimeve të njëpasnjëshme, që do të rezultonte që baza e të dhënave të konsiderohet si një investim thelbësor i ri, vlerësuar në mënyrë cilësore ose sasiore, do të kualifikojë bazën e të dhënave që rezulton nga ai investim për afatin e vet të mbrojtjes.

Neni 84Përfituesit e mbrojtjes së të drejtave të prodhuesve të bazave të të dhënave

E drejta e paraparë në nenin 78 të këtij ligji, zbatohet për bazat e të dhënave, prodhuesit ose pronarët e të drejtave të të cilave janë shtetas të Republikës së Kosovës ose që kanë vendbanimin e tyre në territorin e Republikës së Kosovës, ose veprat që janë botuar për herë të parë në territorin e Republikës së Kosovës. KAPITULLI V MENAXHIMI KOLEKTIV I TË DREJTAVE TË AUTORIT DHE TË DREJTAVE TË PËRAFËRTA NËNKAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 85Funksionet, të drejtat dhe detyrimet e organizatave të menaxhimit kolektiv

1. Organizatat e menaxhimit kolektiv, në emër të pronarëve të të drejtave dhe në bazë të kompetencave që u janë dhënë, kanë këto funksione:

1.1. të negociojnë me përdoruesit vlerën e shpërblimit dhe kushtet e tjera, për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të përafërta në lidhje me të cilat ato kanë mandat për të menaxhuar të drejtat;

1.2. t’i licencojnë përdoruesit për përdorimin e veprave ose objekteve të drejtave të përafërta, për të cilat u është dhënë mandati për menaxhimin e të drejtave;

1.3. të mbledhin shpërblimet e përcaktuara nga licencat në përputhje me nën-paragrafin

1.2. të këtij neni ose që duhet të paguhen në bazë të një të drejte në një shpërblim të menaxhuar prej tyre;

1.4. të shpërndajnë dhe paguajnë në kohën e duhur shpërblimin e mbledhur prej tyre, në mënyrë të barabartë dhe sa më shumë në proporcion me vlerën dhe përdorimin aktual të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta në fjalë;

1.5. të përfaqësojnë pronarët e të drejtave, të drejtat e të cilëve ato i menaxhojnë në procedurat gjyqësore ose administrative, dhe të kryejnë çdo akt tjetër ligjor të nevojshëm për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të menaxhuara prej tyre;

1.6. të kryejnë çdo veprimtari tjetër në përputhje me autorizimet e marra nga pronarët e të drejtave.

2. Organizatat e menaxhimit kolektiv kanë të drejtë t’u kërkojnë përdoruesve të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta, që t’u ofrojnë atyre në kushte të arsyeshme, programe dhe dokumente të tjera që përcaktojnë veprat dhe objektet e të drejtave të përafërta, në lidhje me çdo përdorim që u bëhet atyre dhe që mbulohet nga një e drejtë që menaxhohet në mënyrë kolektive, si dhe çdo informacion të nevojshëm për llogaritjen, mbledhjen dhe shpërndarjen e shpërblimit.

3. Organizata e menaxhimit kolektiv ka për obligim, që në interes të bartësve të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta:

3.1. të përdorë shpërblimin e marrë ekskluzivisht për shpërndarjen dhe pagesën për pronarët e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. Megjithatë, në kuptim që ato do të kenë të drejtë të zbresin nga shuma e shpërblimit të mbledhur, shumën e nevojshme për të mbuluar kostot aktuale të bëra në lidhje me menaxhimin kolektiv të të drejtave dhe çdo shumë të destinuar për një fond të veçantë të krijuar nga organizata, në masën që është autorizuar nga pronarët e të drejtave ose drejtpërdrejtë ose në rastin e pronarëve të huaj të të drejtave, nga organizatat e menaxhimit kolektiv që i përfaqësojnë ata;

3.2. të shpërndajë, pas zbritjes së shumave të përmendura në nën-paragrafin 3.1. të këtij neni, shpërblimin e mbledhur dhe të kryejnë pagesën e rregullt të tij, në përpjesëtim ose proporcion me përdorimin aktual të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta;

3.3. njëkohësisht me pagesën e shpërblimit, t’u jap llogari pronarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta për përdorimin e të drejtave të tyre.

4. Në rastin e menaxhimit kolektiv të zgjeruar, ata pronarë të drejtave të autorit ose të drejtave të përafërta, të cilët as nuk janë anëtarë të organizatës së menaxhimit kolektiv dhe as që ia kanë besuar asaj menaxhimin e të drejtave të tyre, dhe që nuk i kanë hequr të drejtat e tyre nga repertori i organizatës në pajtim me nenin 86 paragrafin 3. të këtij ligji, kanë të drejtë në shpërblim të njëjtë si anëtarët e organizatës dhe si ata që përndryshe ia kanë besuar menaxhimin e të drejtave të tyre asaj.

5. Organizata e menaxhimit kolektiv ka të drejtë të disponojë me shumat e shpërblimit të mbledhur nga shfrytëzuesit, të cilat nuk i janë kërkuar në afat prej tre (3) vjetësh, nga fundi i vitit në të cilin janë mbledhur, qoftë duke i shtuar në shumat që do të shpërndahen ose duke i shpërndarë ato për qëllime të tjera në dobi të pronarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Neni 86Menaxhimi kolektiv i detyrueshëm dhe i zgjeruar

1. Në pajtim me dispozitat përkatëse të këtij ligji, të drejtat e mëposhtme mund të ushtrohen vetëm përmes organizatës kolektive të menaxhimit të licencuar për këtë qëllim nga Zyra:

1.1. e drejta për shpërblim të drejtë për kopjimin privat të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta, siç parashikohet në nenin 47, paragrafin 1. të këtij ligji;

1.2. e drejta për shpërblim të drejtë për riprodhimin reprografik siç parashikohet në nenin 48, paragrafin 2. të këtij ligji;

1.3. e drejta për shpërblim të drejtë të autorëve dhe interpretuesve, e ruajtur pas transferimit të së drejtës së tyre ekskluzive të qiradhënies te prodhuesit e fonogrameve ose veprave audiovizuale, siç përcaktohet në nenin 25 të këtij ligji;

1.4. e drejta për shpërblim për huadhënien siç parashikohet në nenin 31 paragrafin 2. të këtij ligji;

1.5. e drejta e autorit për të marrë një të drejtë të tillë bazuar në çmimin e shitjes që mungon për çdo akt rishitjeje pas transferimit të parë të pronësisë së një vepre arti origjinale nga autori i saj, siç parashikohet në nenin 32, paragrafin 1.të këtij ligji;

1.6. e drejta e interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve për një shpërblim të vetëm të drejtë, për transmetimin dhe komunikimin publik të fonogrameve të publikuara për qëllime komerciale, siç parashihet në nenin 73 të këtij ligji;

1.7. e drejta e ritransmetimit të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta siç parashikohet në nenin 23, nën-paragrafin 1.7. të këtij ligji me përjashtim të transmetimit të organizatave transmetuese, pavarësisht nëse të drejtat në fjalë janë të tyre apo u janë caktuar atyre nga mbajtës të tjerë të të drejtave;

1.8. e drejta për e ritransmetim kabllor të veprave dhe objekteve të të drejtave të përafërta siç parashihet në nenin 23 nën-paragrafin 1.8. të këtij ligji përveç transmetimeve vetanake të organizatave transmetuese, pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat e tyre apo të drejtat e kaluara nga bartësit e tjerë të të drejtave;

1.9. e drejta për të marrë një shpërblim vjetor suplementar ose shtesë, siç parashikohet në nenin 71 paragrafin 4.të këtij ligji.

2. Në rastin e të drejtave në vijim, efekti i licencës për përdorimet e dhëna nga organizata e menaxhimit kolektiv në emër të atyre pronarëve të të drejtave, të cilët janë anëtarë të saj, ose që përndryshe ia kanë besuar menaxhimin e të drejtave të tyre, do të shtrihet edhe për ata pronarë të të drejtave të cilët as nuk janë anëtarë të saj dhe përndryshe as nuk i kanë besuar menaxhimin e të drejtave të tyre, me kusht që pronarët e të drejtave në fjalë të mos i kenë tërhequr të drejtat e tyre nga repertori i organizatës së menaxhimit kolektiv në bazë të paragrafit

3. të këtij neni:

2.1. të drejtën e interpretimit publik, transmetimit, me përjashtim të transmetimit me satelit, kur nuk është i njëkohshëm me një transmetim tokësor nga e njëjta organizatë transmetuese, komunikimin publik, komunikimin publik me altoparlant ose çdo instrument tjetër që transmeton me tinguj të veprave të transmetuara, dhe vënien në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese në lidhje me veprat muzikore jo dramatike dhe fragmentet nga veprat dramatiko-muzikore;

2.2. të drejtën e regjistrimit të veprave muzikore në fonograme, në ato raste kur autorët e kanë autorizuar tashmë një regjistrim të tillë për një prodhues të fonogrameve;

2.3. e drejta për kompensim të drejtë të autorëve dhe interpretuesve e ruajtur pas transferimit të të drejtave të tyre ekskluzive prodhuesve të veprave audiovizuele, siç parashikohet në nenet 14, paragrafët 3. dhe 4. dhe neni 70, paragrafin 4. të këtij ligji;

2.4. të drejtën e interpretuesve për vënien në dispozicion të publikut të interpretimeve të tyre të fiksuara në fonograme;

2.5. të drejtën e riprodhimit, shpërndarjes, komunikimit publik ose vënies në dispozicion të publikut, të veprave jashtë qarkullimit ekonomik ose lëndëve të tjera të mbrojtura që janë përgjithmonë në koleksionin e institucioneve të trashëgimisë kulturore me anë të një licence jo ekskluzive, për qëllime jo komerciale me institucionin e trashëgimisë kulturore;

2.6. të drejtën e vënies në dispozicion të publikut dhe të drejtën e riprodhimit, për qëllime të dixhitalizimit, vënies në dispozicion të publikut, indeksimit, katalogimit, ruajtjes ose restaurimit të veprave jetime, të cilat janë në biblioteka, institucione arsimore dhe muze të qasshme nga publiku, si dhe nga arkivat, institucionet e trashëgimisë filmike apo audio dhe organizatat transmetuese publike, të themeluara në Republikën e Kosovës;

2.7. të drejtën e komunikimit publik dhe të drejtën për t’i vënë në dispozicion publikut veprat dhe lëndët e tjera, të përdorura nga ofruesit e shpërndarjes së përmbajtjes në internet kur ata nuk veprojnë mbi baza komerciale ose kur aktiviteti i tyre nuk gjeneron të ardhura të konsiderueshme (menaxhimi i zgjeruar kolektiv).

3. Në rastin e menaxhimit kolektiv të zgjeruar, të paraparë në paragrafin 2. të këtij neni, të gjithë mbajtësit e të drejtave, në çdo kohë, lehtësisht dhe në mënyrë efektive mund t’i përjashtojnë ose heqin veprat e tyre ose lëndët e tjera nga mekanizmi i licencimit. Ata duhet të njoftojnë me shkrim organizatën e menaxhimit kolektiv jo më vonë se gjashtë (6) muaj përpara përfundimit të çdo viti kalendarik, se heqin të drejtat e tyre nga sistemi i menaxhimit kolektiv. Një tërheqje e tillë do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit pas të cilit është bërë një njoftim i tillë.

4. Organizata e menaxhimit kolektiv, në përputhje me mandatet e saj nga titullarët e të drejtave, mund të jep një licencë kolektive të zgjeruar ose të përgjithshme, pavarësisht nëse të gjithë mbajtësit e të drejtave të përfshira në licencë e kanë mandatuar organizatën e menaxhimit kolektiv, me kusht që:

4.1. organizata e menaxhimit kolektiv, në bazë të mandateve të saj, është përfaqësuese e mjaftë bartësve të të drejtave, në llojin përkatës të veprave ose lëndës tjetër të mbrojtur dhe të të drejtave që janë objekt i licencës;

4.2. të gjithë bartësve të të drejtave u garantohet trajtim i barabartë në lidhje me kushtet e licencës;

4.3. informacioni në lidhje me aftësinë e organizatës së menaxhimit kolektiv për të licencuar veprat ose lëndën tjetër të mbrojtur, për licencimin që kryhet në përputhje me këtë nen dhe për opsionet në dispozicion të mbajtësve të të drejtave të përmendura në paragrafin 3. të këtij neni, i është vënë në dispozicion publikut, përmes një faqe në internet lehtësisht të qasshme për publikun, të paktën gjashtë (6) muaj përpara se veprat ose lënda tjetër e mbrojtur përdoret sipas licencës së përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni.

5. Duhet të zhvillohet dialog i rregullt ndërmjet organizatave përfaqësuese të përdoruesve dhe mbajtësve të të drejtave, duke përfshirë organizatat e menaxhimit kolektiv, dhe çdo organizate tjetër përkatëse të palëve të interesuara, mbi baza specifike sektoriale, për të nxitur rëndësinë dhe përdorimin e mekanizmave të licencimit të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni dhe për të siguruar që masat mbrojtëse për mbajtësit e të drejtave të përmendura në këtë nen janë efektive dhe të realizueshme. NËNKAPITULLI II AUTORIZIMI PËR TË USHTRUAR MENAXHIMIN KOLEKTIV

Neni 87Themelimi i organizatave të menaxhimit kolektiv

1. Autorët, interpretuesit, prodhuesit e fonogrameve dhe pronarët e tjerë të të drejtave autorit dhe të drejtave të përafërta mund të themelojnë organizata për menaxhimin kolektiv të të drejtave të tyre ekonomike (në tekstin e mëtejmë: organizatat e menaxhimit kolektiv).

2. Me përjashtim të rasteve kur menaxhimi kolektiv i të drejtave të autorit ose të drejtave të përafërta nuk rrjedh drejtpërdrejtë nga dispozitat e këtij ligji, organizata e menaxhimit kolektiv themelohet vullnetarisht nga pronarët e të drejtave në bazë të bartjes së të drejtave të tyre në organizatë në pajtim me statutet e organizimit për qëllime të menaxhimit kolektiv të tyre. Në rast të çdo dyshimi, supozohet se pronari i të drejtave i transferon të drejtat e tij për një qëllim të tillë, si për veprat e tij ekzistuese ashtu edhe për çdo vepër që ai krijon gjatë vlefshmërisë së marrëveshjes së tij me organizatën e menaxhimit kolektiv.

3. Organizatat e menaxhimit kolektiv kryejnë veprimtarinë e tyre në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve tjera relevante të Republikës së Kosovës, në bazë të statutit të tyre dhe brenda kufijve të mandatit që e marrin nga pronarët e të drejtave të e autorit ose të drejtave të përafërta.

Neni 88Licencimi i organizatave të menaxhimit kolektiv

1. Një organizatë mund të funksionojë si një organizatë e menaxhimit kolektiv, nëse:

1.1. ka statusin e një organizate jo-fitim prurëse;

1.2. është e licencuar si një organizatë e menaxhimit kolektiv nga Ministri me propozim të Zyrës.

2. Zyra i propozon ministrit të jep licencimin një organizate për të funksionuar si organizatë e menaxhimit kolektiv nëse i plotëson kriteret e mëposhtme:

2.1. anëtarësia, ose rrethi i pronarëve të të drejtave që përndryshe i kanë besuar menaxhimin e të drejtave, shtrihet në një pjesë të konsiderueshme të pronarëve të të drejtave dhe çdo pronar i të drejtave në të njëjtën kategori mund t’i bashkohet asaj në përputhje me statutin e saj;

2.2. ka bërë marrëveshje reciproke përfaqësimi me organizata që përfaqësojnë pronarë të huaj të të drejtave të së njëjtës kategori, ose të paktën bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për të lidhur marrëveshje të tilla;

2.3. ka kapacitetin për të menaxhuar të drejtën ekonomike në fjalë apo të kategorisë përkatëse, duke përfshirë stafin e duhur dhe pajisjet teknike;

2.4. ka në dispozicion mekanizmat e duhur për mbledhjen, shpërndarjen dhe pagesën e shpërblimit;

2.5. garanton trajtim të barabartë si për pronarët e të drejtave ashtu edhe për përdoruesit;

2.6. aktivitetet e saj nuk shtrihen në Ndonjë qëllim komercial ose qëllim tjetër fitimprurës;

2.7. statuti dhe rregulloret tjera të saj janë në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe ligjet tjera relevante të Republikës së Kosovës.

3. Organizata që paraqet kërkesë për licencim në Zyrë duhet t’i vë në dispozicion të gjitha informatat dhe dokumentet relevante që janë të nevojshme që Zyra të propozoj ministrit të marrë vendim për kërkesën.

4. Akti i licencimit të shoqatës si organizatë për menaxhim kolektiv, së bashku me shënimin e të drejtave dhe kategorive të pronarëve të të drejtave në të cilat shtrihet udhëheqja kolektive, publikohet në faqen e internetit të ministrisë.

5. Kur më shumë se një organizatë paraqesin kërkesa për licencim për të kryer menaxhim kolektiv të kategorisë së njëjtë të të drejtave, të së njëjtës kategori të pronarëve të të drejtave, do të licencohet organizata e cila më së miri i plotëson kushtet e përmendura në paragrafin 2.të këtij neni.

6. Licencimi mund të refuzohet vetëm nëse:

6.1. statuti i organizatës së menaxhimit kolektiv nuk është në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

6.2. ka një arsye për të besuar se një person i autorizuar nga ligji ose statuti për të përfaqësuar organizatën e administrimit kolektiv nuk zotëron besueshmërinë e nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tij/saj; ose

6.3. nuk ka gjasa, duke pasur parasysh bazën ekonomike të organizatës së menaxhimit kolektiv, që të drejtat që i janë besuar do të menaxhohen në mënyrë efektive.

7. Kur refuzohet licencimi i një organizate, si organizatë e menaxhimit kolektiv, organizata mund të paraqesë padi kundër vendimit në gjykatë.

8. Ministria përkatëse për Kulturë, me akt nënligjor përcakton procedurën dhe kushtet tjera që duhet të plotësohen në pajtim me këtë ligj për licencimin, refuzimin dhe revokimin e licencimit të organizatave të menaxhimit kolektiv. NËNKAPITULLI III PËRFAQËSIMI I BARTËSVE TË TË DREJTAVE, ANËTARËSIMI DHE ORGANIZIMI I ORGANIZATAVE TË MENAXHIMIT KOLEKTIV

Neni 89Standardet e funksionimit të organizatave të menaxhimit kolektiv

1. Organizatat e menaxhimit kolektiv duhet t’i kryejnë të gjitha detyrat nga fusha e veprimtarisë së tyre, në atë mënyrë që të sigurojnë arritjen e nivelit maksimal të mundshëm të efektivitetit, praktikës së mirë afariste, efikasitetit ekonomik dhe transparencës.

2. Organizatat e menaxhimit kolektiv veprojnë në interesin më të mirë të bartësve të të drejtave, të drejtat e të cilëve ata i përfaqësojnë dhe që nuk u imponojnë atyre detyrime që nuk janë objektivisht të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre ose për menaxhimin efektiv të të drejtave të tyre. “Pagesa për menaxhim”, nënkupton shumat e ngarkuara, zbritura ose kompensuara nga një organizatë e menaxhimit kolektiv nga të ardhurat e të drejtave ose nga çdo e ardhur, që rrjedh nga investimi i të ardhurave të të drejtave në mënyrë që të mbulojë kostot e menaxhimit të drejtave të autorit ose të drejtave të përafërta.

3. Përjashtimisht, me statutin e organizatës së menaxhimit kolektiv, organizata mund të përcaktoj që një pjesë e caktuar e mjeteve të tilla do të ndahet për qëllime kulturore dhe për përmirësimin e gjendjes pensionale, shëndetësore dhe sociale të anëtarëve të saj. Shuma e fondeve të ndara për qëllime të tilla nuk duhet të kalojë dhjetë për qind (10%) të të ardhurave neto të organizatës së menaxhimit kolektiv.

4. Organizatat e menaxhimit kolektiv duhet t’u përmbahen rregullave, standardeve dhe parimeve ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara, të cilat zbatohen në praktikë për menaxhimin e të drejtave kolektive, veçanërisht për ato që kanë të bëjnë me shërbimin e ndihmës profesionale, përcaktimin e shkallës së shpërblimit për shfrytëzimin e veprave, dokumentacionin dhe shkëmbimin ndërkombëtar të tyre, si dhe për llogaritjen dhe shpërndarjen e shpërblimeve për autorët vendas dhe të huaj.

Neni 90Të drejtat e bartësve të të drejtave

1. Bartësit e të drejtave kanë të drejtë të autorizojnë organizatën e menaxhimit kolektiv, sipas zgjedhjes së tyre për të menaxhuar të drejtat, kategoritë e të drejtave ose llojet e veprave dhe lëndës tjetër të mbrojtur. Me përjashtim të rastit kur organizata e menaxhimit kolektiv ka arsye objektive për të refuzuar menaxhimin, ajo është e detyruar të menaxhojë këto të drejta, kategori të drejtash ose lloje të veprave dhe lënde tjetër të mbrojtur, me kusht që menaxhimi i tyre të jetë në fushën e veprimtarisë së saj.

2. Bartësit e të drejtave kanë të drejtë të japin licenca për përdorime jo komerciale të çfarëdo të drejte, kategorie të të drejtave ose llojeve të veprave dhe lëndëve të tjera që mund të zgjedhin.

3. Bartësit e të drejtave sipas zgjedhjes së tyre kanë të drejtë të ndërpresin autorizimin për të menaxhuar të drejtat, kategoritë e të drejtave ose llojet e veprave dhe lëndëve të tjera të dhëna prej tyre organizatës së menaxhimit kolektiv ose të heqin nga organizata e menaxhimit kolektiv ndonjë nga të drejtat, kategoritë e të drejtave ose llojeve të veprave dhe lëndëve të tjera, me dhënien e njoftimit të arsyeshëm jo më vonë se gjashtë (6) muaj para përfundimit të vitit kalendarik. Organizata e menaxhimit kolektiv mund të vendosë që një përfundim ose tërheqje e tillë të hyjë në fuqi vetëm në fund të vitit financiar.

4. Nëse ka shuma që i takojnë mbajtësit të së drejtës për veprimet e shfrytëzimit që kanë ndodhur para përfundimit të autorizimit ose heqjes së të drejtave nga menaxhimi i organizatës përkatëse, ose sipas licencës së dhënë para se kjo ndërprerje ose tërheqje të hyjë në fuqi, bartësi i të drejtave i mban të drejtat e tij sipas këtij ligji.

5. Organizata e menaxhimit kolektiv nuk do të kufizojë ushtrimin e të drejtave të përcaktuara në paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni duke kërkuar, si kusht për ushtrimin e këtyre të drejtave, që menaxhimi i të drejtave ose kategorive të të drejtave ose llojeve të veprave dhe çështjet e tjera që i nënshtrohen përfundimit ose tërheqjes t’i besohen një organizate tjetër të menaxhimit kolektiv.

6. Në rastet kur bartësi i së drejtës autorizon organizatën e menaxhimit kolektiv për të menaxhuar me të drejtat e tij, ai jep pëlqimin në mënyrë të veçantë për secilën të drejtë ose kategori të të drejtave ose lloj të veprave dhe lëndët e tjera për të cilat autorizon organizatën e menaxhimit kolektiv. Çdo pëlqim i tillë duhet të evidentohet në formë të dokumentuar.

7. Organizata e menaxhimit kolektiv është e obliguar ti informojë mbajtësit e të drejtave për të drejtat e tyre sipas paragrafëve 1. deri në 6. të këtij neni, si dhe për çdo kusht që i bashkëngjitet të drejtës së përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, para se të marrë pëlqimin e tyre për të menaxhuar ndonjë të drejtë ose kategori të drejtave ose lloji të veprave dhe lëndëve tjera.

Neni 91Rregullat e anëtarësimit në organizatat e menaxhimit kolektiv

1. Organizata e menaxhimit kolektiv është e obliguar të pranojë për anëtarë bartësit e të drejtave dhe subjektet që përfaqësojnë bartësit e të drejtave, duke përfshirë edhe organizatat e tjera të menaxhimit kolektiv dhe shoqatat e bartësve të të drejtave, nëse i plotësojnë kushtet për anëtarësim, të cilat bazohen në kritere objektive, transparente dhe jo diskriminuese. Këto kërkesa për anëtarësim do të përfshihen në statutin ose kushtet e anëtarësimit të organizatës së menaxhimit kolektiv dhe do të vihen në dispozicion të publikut. Në rastet kur një organizatë e menaxhimit kolektiv refuzon të pranojë një kërkesë për anëtarësim, ajo duhet t’i japë titullarit të së drejtës një shpjegim të qartë të arsyeve të vendimit të saj.

2. Statuti i organizatës për menaxhim kolektiv do të përcaktoj mekanizma të përshtatshëm dhe efektiv për pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në procesin e vendimmarrjes të organizatës. Përfaqësimi i kategorive të ndryshme të anëtarëve në procesin e vendimmarrjes duhet të jetë i drejtë dhe i balancuar.

3. Organizata e menaxhimit kolektiv do t’u lejojë anëtarëve të saj të komunikojnë me të me mjete elektronike, përfshirë edhe për qëllime të realizimit të të drejtave të anëtarëve.

4. Organizata e menaxhimit kolektiv mban evidencë për anëtarët e saj dhe rregullisht i përditëson ato evidenca.

5. Të paktën tridhjetë për qind (30%) anëtarë të organizatës së menaxhimit kolektiv të të drejtave mund të kërkojnë që një apo me shumë auditorë të pavarur të bëjnë auditimin e punës së shoqatës.

Neni 92Të drejtat e bartësve të të drejtave që nuk janë anëtarë të organizatës së menaxhimit

kolektiv Organizatat e menaxhimit kolektiv janë të obliguara ti përmbahen rregullave të përcaktuara me këtë ligj në lidhje me bartësit e të drejtave që nuk janë anëtarë të tyre, por me të cilët ka marrëdhënie të drejtpërdrejta juridike përcaktuara sipas ligjit ose sipas kalimit të të drejtave, licencës ose ndonjë marrëveshjeje tjetër kontraktuale me të njëjtit.

Neni 93Asambleja e përgjithshme e anëtarëve të organizatës së menaxhimit kolektiv

1. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve thirret së paku një herë në vit.

2. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve vendos për çdo ndryshim të statutit dhe të kushteve të anëtarësimit në organizatën e menaxhimit kolektiv, kur ato kushte nuk janë të rregulluara me statut. Statuti duhet të jetë publik.

3. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve vendos për emërimin ose shkarkimin e drejtorëve, shqyrton punën e tyre të përgjithshme dhe miraton shpërblimin e tyre dhe përfitimet e tjera, siç janë përfitimet monetare dhe jo monetare, shpërblimet dhe të drejtat pensionale, të drejtat për shpërblime tjera dhe të drejtat lidhur me largimin nga ose shkurtimin e vendeve të punës. Drejtorë janë anëtarët e bordit drejtues dhe bordit mbikëqyrës:

3.1. në një organizatë të menaxhimit kolektiv me një sistem bordi të dyfishtë, asambleja e përgjithshme e anëtarëve, nuk do të vendosë për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues ose të miratojë shpërblimin e tyre dhe përfitimet e tjera, kur kompetenca për të marrë vendime të tilla i delegohet bordit mbikëqyrës.

4. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve vendos së paku për këto çështje:

4.1. politikën e përgjithshme për shpërndarjen e shumave që u detyrohen bartësve të së drejtave;

4.2. politikën e përgjithshme për përdorimin e shumave të pashpërndara;

4.3. politikën e përgjithshme të investimit në lidhje me të ardhurat nga të drejtat dhe çdo të ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave nga të drejtat;

4.4. politikën e përgjithshme për zbritjet nga të ardhurat e të drejtave dhe nga çdo e ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave nga të drejtat;

4.5. përdorimin e shumave të pashpërndara;

4.6. politikën e menaxhimit të rrezikut;

4.7. miratimin e çdo blerjeje, shitjeje ose hipotekimi të pronës së paluajtshme;

4.8. miratimin e bashkimeve dhe aleancave, krijimin e filialeve ose subjekteve vartëse dhe blerjen e subjekteve të tjera, aksioneve ose të drejtave në subjekte të tjera;

4.9. miratimin e marrjes së kredive, huadhënies ose sigurimin e huadhënies.

5. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve e kontrollon veprimtarinë e organizatës së menaxhimit kolektiv, së paku, duke vendosur për emërimin dhe shkarkimin e auditorit dhe miratimin e raportit vjetor të transparencës. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve mund t’ia delegojë kompetencat e renditura në nën-paragrafët 4.5, 4.6, 4.7 dhe 4.8 të paragrafit 4. të këtij neni, me vendim ose me një dispozitë në statut, organit që ushtron funksionin mbikëqyrës.

6. Të gjithë anëtarët e organizatës së menaxhimit kolektiv, kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e votës në kuvendin e përgjithshëm të anëtarëve. Kufizimet në të drejtën e anëtarëve të organizatës së menaxhimit kolektiv, për të marrë pjesë dhe për të ushtruar të drejtën e votës në kuvendin e përgjithshëm të anëtarëve, lejohen në bazë të njërit ose të dy kritereve të mëposhtme:

6.1. kohëzgjatja e anëtarësimit;

6.2. shumat e marra ose kompensimi që i detyrohet një anëtari.

7. Kriteret e tilla të parapara në paragrafin 6.të këtij neni, përcaktohen dhe zbatohen në mënyrë të drejtë dhe proporcionale, dhe përfshihen në statutin ose kushtet e anëtarësimit të organizatës së menaxhimit kolektiv dhe do të bëhen të disponueshme për publikun.

8. Çdo anëtar i organizatës së menaxhimit kolektiv ka të drejtë të emërojë çdo person ose subjekt tjetër, si përfaqësues për të marrë pjesë dhe votuar në kuvendin e përgjithshëm të anëtarëve në emër të tij, me kusht që emërimi i tillë të mos rezultojë në një konflikt interesi që mund të ndodhë, për shembull, kur anëtari që bën emërimin dhe përfaqësuesi, i përkasin kategorive të ndryshme të bartësve të të drejtave brenda organizatës së menaxhimit kolektiv.

9. Çdo përfaqësues do të jetë i vlefshëm për përfaqësim, për vetëm një kuvend të përgjithshme të anëtarëve. Përfaqësuesi gëzon të njëjtat të drejta në kuvendin e përgjithshëm të anëtarëve, si ato për të cilat do të kishte të drejtë anëtari që e emëron. Përfaqësuesi është i obliguar votojë në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga anëtari që emëron.

Neni 94Këshilli mbikëqyrës i organizatës së menaxhimit kolektiv

1. Përveç asamblesë së përgjithshme të anëtarëve, secila organizatë e menaxhimit kolektiv themelon një këshill mbikëqyrës, për sigurimin e kontrollit të vazhdueshëm të veprimtarisë së organizatës së menaxhimit kolektiv, ushtrimin e kompetencave të deleguara nga mbledhja e kuvendit të përgjithshëm, monitorimin e aktiviteteve të saj siç parashihet me statutin e organizatës së menaxhimit kolektiv.

2. Përfaqësuesit e kategorive të ndryshme të bartësve të të drejtave, të cilët janë anëtarë të organizatës së menaxhimit kolektiv, duhet të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të balancuar në këshillin mbikëqyrës. Palët e treta që nuk janë anëtarë të organizatës së menaxhimit kolektiv, mund të jenë anëtarë të këshillit mbikëqyrës, me kusht që përvoja e tyre profesionale t’u mundësojë ushtrimin e funksioneve mbikëqyrëse.

3. Këshilli mbikëqyrës i raporton Kuvendit të përgjithshëm të anëtarëve të organizatës së menaxhimit kolektiv të paktën një herë në vit.

4. Përveç raportit për punën e Këshillit Mbikëqyrës, përfaqësuesit e tij çdo vit i raportojnë Kuvendit të Përgjithshëm të anëtarëve të organizatës së menaxhimit kolektiv, për mungesën ose praninë e konflikteve të mundshme të interesit që i pengojnë ata në kryerjen e mëtejshme të detyrave të tyre.

5. Anëtarët e organizatave të menaxhimit kolektiv ose organizatat në emër të të cilëve menaxhojnë të drejtat sipas një marrëveshjeje përfaqësimi, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë me shkrim për ndërmjetësim në Këshillin Mbikëqyrës, veçanërisht në lidhje me autorizimin për të menaxhuar të drejtat dhe për përfundimin ose tërheqjen e të drejtave, kushtet e anëtarësimit, mbledhjen e shumave që i detyrohen bartësve të së drejtës, zbritjet dhe shpërndarjet.

6. Organizatat e Menaxhimit Kolektiv, janë të obliguara t’u përgjigjen me shkrim ankesave të anëtarëve ose atyre nga organizatat e menaxhimit kolektiv në emër të të cilave ato menaxhojnë të drejtat sipas një marrëveshjeje përfaqësimi. Kur organizata e menaxhimit kolektiv refuzon një ankesë, ajo duhet të arsyetojë atë.

7. Këshilli Mbikëqyrës do të diskutojë menjëherë për mënyrën e realizimit të ndërmjetësimit dhe palëve u jep përgjigje me shkrim, me të cilën i informon për mënyrën e kryerjes së ndërmjetësimit. Në kryerjen e ndërmjetësimit, Këshilli Mbikëqyrës udhëhiqet nga kërkesat e palëve dhe i trajton ato me drejtësi dhe paanshmëri. Secila palë do të veprojë me mirëbesim gjatë gjithë procesit të ndërmjetësimit.

8. Këshilli Mbikëqyrës mund të kërkojë raporte nga Kryetari, Drejtori i Përgjithshëm dhe Udhëheqësit e Seksioneve. Këshilli Mbikëqyrës është i detyruar të shqyrtojë raportin vjetor, buxhetin, bilancin dhe llogarinë e të ardhurave dhe shpenzimeve, përpara çdo vendimi.

9. Procedurat e ndërmjetësimit ndërpriten menjëherë, pasi të ndodhë:

9.1. nënshkrimi nga palët i një marrëveshjeje;

9.2. njoftimi me shkrim drejtuar Këshillit Mbikëqyrës nga cilado palë, në çdo kohë pasi të ketë marrë përgjigjen e Këshillit Mbikëqyrës të përmendur në paragrafin 6. të këtij neni, se kjo palë ka vendosur të mos ndjekë më ndërmjetësimin;

9.3. njoftimi me shkrim nga Këshilli Mbikëqyrës për palët se, sipas mendimit të Këshillit Mbikëqyrës, ndërmjetësimi nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen ndërmjet palëve;

9.4. njoftimi me shkrim nga këshilli mbikëqyrës për palët se çdo afat kohor i caktuar për procedurat, duke përfshirë çdo zgjatje të tij, ka skaduar.

10. Nëse nuk arrihet marrëveshje ndërmjet palëve, duhet të vendosë gjykata.

Neni 95Detyrimet e personave që drejtojnë veprimtarinë e organizatës së menaxhimit kolektiv

1. Personat që drejtojnë veprimtarinë e saj e bëjnë këtë në mënyrë profesionale, të matur dhe të përshtatshme, duke përdorur procedura administrative dhe të kontabilitetit dhe mekanizma të kontrollit të brendshëm.

2. Organizatat e menaxhimit kolektiv janë të obliguara të përcaktojnë dhe zbatojnë procedura për të shmangur konfliktet e interesit, dhe kur konfliktet e tilla nuk mund të shmangen, për të identifikuar, menaxhuar, monitoruar dhe zbuluar konfliktet aktuale ose të mundshme të interesit, në mënyrë të tillë që t’i parandalojë ato të ndikojnë negativisht në interesat kolektive të bartësve të të drejtave të cilët përfaqëson organizata.

3. Procedurat e përmendura në paragrafin 1.të këtij neni, përfshijnë një deklaratë individuale vjetore nga secili prej personave të përmendur në paragrafin 1.të këtij neni, drejtuar kuvendit të përgjithshëm të anëtarëve, që përmban informacionin e mëposhtëm:

3.1. çdo interes në organizatën e menaxhimit kolektiv;

3.2. çdo shpërblim të marrë në vitin financiar paraardhës nga organizata e menaxhimit kolektiv, përfshirë në formën e skemave të pensioneve, përfitimeve në natyrë dhe llojeve të tjera të përfitimeve;

3.3. çdo shumë të marrë në vitin financiar paraardhës në cilësinë e bartësit të së drejtës nga organizata e menaxhimit kolektiv;

3.4. një deklaratë në lidhje me çdo konflikt aktual ose të mundshëm midis çdo interesi personal dhe atyre të organizatës së menaxhimit kolektiv ose midis çdo detyrimi ndaj organizatës së menaxhimit kolektiv dhe çdo detyre ndaj çdo personi tjetër fizik ose juridik. NËNKAPITULLI IV MENAXHIMI I TË ARDHURAVE NGA TË DREJTA

Neni 96Mbledhja dhe përdorimi i të ardhurave nga të drejtat

1. Organizata e menaxhimit kolektiv duhet të jetë e kujdesshme në mbledhjen dhe menaxhimin e të ardhurave nga të drejtat.

2. Organizata e menaxhimit kolektiv duhet të mbajë të ndarë në llogaritë e saj:

2.1. të ardhurat nga të drejtat dhe çdo e ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave nga të drejtat;

2.2. çdo aset që mund të ketë dhe të ardhurat që rrjedhin nga këto asete, nga tarifat e menaxhimit ose nga aktivitetet e tjera.

3. Organizatës së menaxhimit kolektiv nuk i lejohet të përdorë të ardhurat nga të drejtat ose të ardhurat që rrjedhin nga investimi i të ardhurave nga të drejtat, për qëllime të ndryshme nga shpërndarja tek mbajtësit e të drejtave, përveç rasteve kur lejohet ti zbresë ose kompensojë tarifat e saj të menaxhimit në përputhje me vendimin e marrë sipas nën-paragrafit 4.4 të nenit 93 të këtij ligji ose të përdorë të ardhurat nga të drejtat ose çdo të ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave të të drejtave në përputhje me një vendim të marrë sipas paragrafit 4. të nenit 93 të këtij ligji.

4. Kur një organizatë e menaxhimit kolektiv i investon të ardhurat nga të drejtat ose ndonjë të ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave nga të drejtat, ajo do ta bëjë këtë në interesin më të mirë të bartësve të të drejtave, të drejtat e të cilëve ajo përfaqëson, në përputhje me politikën e përgjithshme të investimeve dhe menaxhimit të rrezikut të përmendur në nën- paragrafët 4.3. dhe 4.5. të nenit 93 të këtij ligji dhe duke pasur parasysh rregullat e mëposhtme:

4.1. kur ka ndonjë konflikt të mundshëm interesi, organizata e menaxhimit kolektiv do të sigurojë që investimi të bëhet në interesin e vetëm të atyre mbajtësve të të drejtave;

4.2. asetet do të investohen për të garantuar sigurinë, cilësinë, likuiditetin dhe përfitimin e portofolit në tërësi;

4.3. asetet duhet të shpërndahen në mënyrën e duhur, në mënyrë që të shmanget mbështetja e tepërt në çdo aset të veçantë dhe akumulimet e rreziqeve në portofolin në tërësi.

Neni 97Zbritjet

1. Organizatës së menaxhimit kolektiv i kërkohet t’i sigurojë bartësit të së drejtës informacion mbi tarifat e menaxhimit, zbritjet e tjera nga të ardhurat e të drejtave dhe nga çdo e ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave të të drejtave, përpara se të marrë pëlqimin e tij për menaxhimin e të drejtave të tij.

2. Zbritjet duhet jenë të arsyeshme në lidhje me shërbimet e ofruara nga organizata e menaxhimit kolektiv për mbajtësit e të drejtave, duke përfshirë, kur është e përshtatshme, shërbimet nga paragrafi 4. të këtij neni dhe do të vendosen në bazë të kritereve objektive.

3. Tarifat e menaxhimit nuk mund t’i kalojnë shpenzimet e arsyeshme dhe të dokumentuara të bëra nga organizata për menaxhimin kolektiv të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. Kushtet që zbatohen për përdorimin dhe transparencën e përdorimit të shumave të zbritura ose të kompensuara, në lidhje me tarifat e menaxhimit zbatohen për çdo zbritje tjetër të bërë për të mbuluar kostot e menaxhimit të së drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.

4. Kur një organizatë e menaxhimit kolektiv ofron shërbime sociale, kulturore ose arsimore, të financuara nëpërmjet zbritjeve nga të ardhurat e të drejtave ose nga çdo e ardhur që rrjedh nga investimi i të ardhurave nga të drejtat, këto shërbime do të ofrohen në bazë të kritereve të drejta, veçanërisht në lidhje me qasjen dhe shtrirjen e këtyre shërbimeve.

Neni 98Rregullat lidhur me shpërndarjen e shumave që u takojnë mbajtësve të të drejtave

1. Secila organizatë kolektive është e obliguar që rregullisht, me kujdes dhe saktësi të shpërndajë të gjitha të ardhurat e realizuara nga veprimtaria e saj, bartësve të së drejtës që me të kanë lidhur kontratën nga neni 91 paragrafi 1. të këtij Ligji, si dhe atyre që menaxhojnë të drejtat në Republikën e Kosovës në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet asaj organizate kolektive dhe një organizate kolektive të huaj, në përputhje me planin vjetor të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i organizatës kolektive.

2. Me statutin e organizatës kolektive përcaktohen parimet dhe rregullat themelore të shpërndarjes së të hyrave, duke siguruar që shpërndarja të jetë proporcionale, e përshtatshme dhe e drejtë dhe në mënyrë efektive të parandalohet çdo arbitraritet.

3. Organizatat e menaxhimit kolektiv ose anëtarët e tyre të cilët janë subjekte që përfaqësojnë mbajtësit e të drejtave, duhet t’ua shpërndajnë dhe t’ua paguajnë ato shuma mbajtësve të së drejtave sa më shpejtë që të jetë e mundur, por jo më vonë se nëntë (9)muaj nga fundi i vitit financiar në të cilin janë mbledhur të ardhurat nga të drejtat, përveç nëse për arsye objektive që kanë të bëjnë veçanërisht me raportimin nga përdoruesit, identifikimin e të drejtave, mbajtësit e të drejtave ose përputhjen e informacionit mbi veprat dhe çështjet e tjera me mbajtësit e të drejtave, pengojnë organizatën e menaxhimit kolektiv ose, sipas rastit, anëtarët e saj që të përmbushin obligimin në atë afat.

4. Kur shumat që u takojnë mbajtësve të së drejtës, nuk mund të shpërndahen brenda afatit të caktuar në paragrafin 3.të këtij neni, për shkak se mbajtësit përkatës të të drejtave nuk mund të identifikohen ose gjenden dhe përjashtimi në atë afat nuk zbatohet, ato shuma mbahen të ndara në llogaritë e organizatës së menaxhimit kolektiv.

5. Organizata e menaxhimit kolektiv do të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni, për të identifikuar dhe gjetur mbajtësit e të drejtave. Në veçanti, jo më vonë se tre (3)muaj pas skadimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, organizata e menaxhimit kolektiv për veprat dhe lëndët tjera të mbrojtura, për të cilat një ose më shumë bartës të së drejtave nuk janë identifikuar ose gjetur, do të vërë në dispozicion informacionin për:

5.1. bartësit e të drejtave që ajo përfaqëson ose subjektet që përfaqësojnë bartësit e të drejtave, kur këto subjekte janë anëtarë të organizatës së menaxhimit kolektiv;

5.2. të gjitha organizatat e menaxhimit kolektiv me të cilat ka lidhur marrëveshje përfaqësimi;

5.3. Informacioni i përmendur në nën-paragrafin 5.1. të këtij neni do të përfshijë, kur është e mundur, sa vijon:

5.3.1. titullin e veprës ose lëndë tjetër;

5.3.2. emrin e mbajtësit të së drejtës;

5.3.3. emrin e botuesit ose prodhuesit përkatës;

5.3.4. çdo informacion tjetër përkatës, të disponueshëm që mund të ndihmojë në identifikimin e mbajtësit të së drejtës.

5.4. Organizata e menaxhimit kolektiv do të verifikojë gjithashtu të dhënat nga neni 91 paragrafi 4. i këtij ligji dhe të dhënat e tjera të disponueshme. Nëse masat e sipërpërmendura nuk japin rezultate, organizata e menaxhimit kolektiv do ta vërë në dispozicion të publikut atë informacion jo më vonë se një (1)vit pas skadimit të periudhës tre (3)mujore.

6. Kur shumat që u detyrohen bartësve të së drejtës, nuk mund të shpërndahen pas tre (3) vjetësh nga fundi i vitit financiar në të cilin ka ndodhur mbledhja e të ardhurave të të drejtave, me kusht që organizata e menaxhimit kolektiv të ketë marrë të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar dhe gjetur mbajtësit e të drejtave të përmendura në paragrafin 3. të këtij neni, ato shuma do të konsiderohen të pashpërndara.

7. Kuvendi i përgjithshëm i anëtarëve të organizatës së menaxhimit kolektiv vendos për përdorimin e shumave të pashpërndara, në përputhje me nën-paragrafin 4.2. të nenit 93 të këtij ligji, pa cenuar të drejtën e mbajtësve të të drejtave për të kërkuar shumat e tilla nga organizata e menaxhimit kolektiv. NËNKAPITULLI V MENAXHIMI I TË DREJTAVE NË EMËR TË ORGANIZATAVE TË TJERA TË MENAXHIMIT KOLEKTIV

Neni 99Të drejtat e menaxhuara sipas marrëveshjeve të përfaqësimit

Një organizatë e menaxhimit kolektiv nuk duhet të diskriminojë asnjë bartës të së drejtës, të drejtat e të cilit i menaxhon sipas një marrëveshjeje përfaqësimi, veçanërisht në lidhje me tarifat e aplikueshme, tarifat e menaxhimit dhe kushtet për mbledhjen e të ardhurave të të drejtave dhe shpërndarjen e shumave që u takojnë bartësve të të drejtave.

Neni 100Zbritjet dhe pagesat në marrëveshjet e përfaqësimit

1. Organizata e menaxhimit kolektiv nuk mund të bëjë zbritje ose ndalesa të tjera, përveç atyre në formë shpenzimi në lidhje me tarifat e menaxhimit, nga të ardhurat e të drejtave që rrjedhin nga të drejtat që ajo menaxhon në bazë të marrëveshjes së përfaqësimit, ose nga të ardhurat që rrjedhin nga investimi i të ardhurave të atyre të drejtave, përveç nëse organizata tjetër e menaxhimit kolektiv që është palë në marrëveshjen e përfaqësimit jep shprehimisht pëlqimin për këto ndalesa.

2. Organizata e menaxhimit kolektiv rregullisht, me përkushtim dhe saktësi do t’i shpërndajë dhe paguajë shumat që u takojnë organizatave të tjera të menaxhimit kolektiv.

3. Organizata e menaxhimit kolektiv është i obliguar të kryej këto shpërndarje dhe pagesa, për organizatën tjetër të menaxhimit kolektiv sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se nëntë (9) muaj nga fundi i vitit financiar në të cilin janë mbledhur të ardhurat nga të drejtat, përveç nëse për arsye objektive që kanë të bëjnë veçanërisht me raportimin nga përdoruesit, identifikimin e të drejtave, bartësve të të drejtave ose përputhjen e informacionit mbi veprat dhe lëndët e tjera me mbajtësit e të drejtave, pengojnë organizatën e menaxhimit kolektiv që të përmbushë atë afat:

3.1. Organizata tjetër e menaxhimit kolektiv, ose, kur ajo ka si anëtarë subjekte që përfaqësojnë mbajtësit e të drejtave, këta anëtarë, do të shpërndajnë dhe paguajnë shumat që u detyrohen mbajtësve të të drejtave sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga marrja e këtyre shumave, përveç rasteve kur për arsyeje objektive që kanë të bëjnë veçanërisht me raportimin nga përdoruesit, identifikimin e të drejtave, mbajtësit e të drejtave ose përputhjen e informacionit mbi veprat dhe lëndët e tjera me mbajtësit e të drejtave, pengojnë organizatën e menaxhimit kolektiv ose kur është e zbatueshme që subjektet si anëtarët të saj të përmbushin atë afat. NËNKAPITULLI VI MARRËDHËNIET ME PËRDORUESIT E TË DREJTAVE