Dosja
Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, 08/L-205

Neni 33. E drejta e autorit në veprat e arteve të bukura figurative dhe të drejtat e të tjerëve në

lidhje me to

1. Autori i veprës artistike ka të drejtë të kërkojë nga pronari i veprës, që t’i lejojë mundësinë e riprodhimit të veprës së tij (e drejta e qasjes). Megjithatë, pronarit të veprës mund të mos i kërkohet t’ia dorëzojë veprën autorit për këtë qëllim dhe qasja duhet të kryhet pa shqetësim, apo me shqetësimin minimal të mundshëm për pronarin.

2. Çdo përdorim publik i veprës së artit figurativ që paraqet portretin e një personi fizik lejohet vetëm me pëlqimin e personit të përfaqësuar ose trashëgimtarëve të tij ligjor ose testamentar.

Numri
08/L-205
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
12 tetor 2023, 22/2023
Hyrja në fuqi
27 tetor 2023
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.