Dosja
Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, 08/L-205

Neni 25. E drejta e patjetërsueshme e shpërblimit të autorëve e ruajtur pas kalimit të së drejtës

ekskluzive të qiradhënies Kur një autor ka kaluar ose licencuar të drejtën e tij të qiradhënies të përcaktuar në nenin 23 nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji, në lidhje me një vepër audiovizuale ose një fonogram tek prodhuesi i veprës audiovizuale ose i fonogramit respektivisht, autori ruan të drejtën për një shpërblim të drejtë nga qiradhënia. Nga kjo e drejtë nuk mund të hiqet dorë dhe të tjetërsohet, dhe mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet një organizate të menaxhimit kolektiv.

Numri
08/L-205
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
12 tetor 2023, 22/2023
Hyrja në fuqi
27 tetor 2023
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Neni 25. E drejta e patjetërsueshme e shpërblimit të autorëve e ruajtur pas kalimit të së drejtës, Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta