Dosja

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Kërko në këtë akt

Neni 701Forma

Kontrata për licencën duhet të lidhet në formën me shkrim.

Neni 702Kohëzgjatja e licencës

Licenca për shfrytëzimin e shpikjes së patentuar, të mostrës ose të modelit nuk mund të kontraktohet për një kohë më të gjatë se sa kohëzgjatja e mbrojtjes ligjore të këtyre të drejtave.

Neni 703Licenca ekskluzive

1. Me kontratën për licencën fituesi i licencës fiton të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të objektit të licencës, vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar shprehimisht (licenca ekskluzive).

2. Mundësitë e tjera të shfrytëzimit të objektit të licencës i mban dhënësi i licencës.

3. Në qoftë se në kontratën për licencën nuk është shënuar se për çfarë licence është fjala, konsiderohet se është dhënë licenca jo ekskluzive.

Neni 704Kufizimi territorial i të drejtës së shfrytëzimit

1. E drejta e shfrytëzimit të objektit të licencës mund të kufizohet territorialisht vetëm në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me dispozitat imperative dhe dispozitat tjera për qarkullimin e mallit dhe shërbimeve.

2. Në qoftë se me kontratën për licencën territorialisht nuk është kufizuar e drejta e shfrytëzimit të objektit të licencës, konsiderohet se licenca territorialisht është e pakufizuar KREU 2 DETYRIMET E DHËNËSIT TË LICENCËS

Neni 705Dorëzimi i objektit të licencës

1. Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’i dorëzojë brenda afatit të caktuar objektin e licencës.

2. Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’i dorëzojë edhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për zbatimin praktik të objektit të licencës.

Neni 706Dhënia e udhëzimeve dhe njoftimeve

Dhënësi i licencës ka për detyrë që fituesit të licencës t’ia jap edhe të gjitha udhëzimet dhe njoftimet që janë të nevojshëm për zbatimin, shfrytëzimin e suksesshëm të objektit të licencës.

Neni 707Detyrimi i garantimit

Dhënësi i licencës i garanton fituesit të licencës zbatueshmërinë dhe përdorshmërinë teknike të objektit të licencës.

Neni 708Përgjegjësia për të metat juridike

1. Dhënësi i licencës garanton se e drejta e shfrytëzimit që është objekt i kontratës t’i takojë atij, se në të nuk ka barrë dhe se nuk është i kufizuar në dobi të personit të tretë.

2. Në qoftë se objekti i licencës është licenca ekskluzive, dhënësi i licencës garanton, se të drejtën e shfrytëzimit nuk i’a ka bartur tjetrit as tërësisht as pjesërisht.

3. Dhënësi i licencës ka për detyrë ta ruajë dhe ta mbrojë të drejtën e bartur fituesit të licencës nga të gjitha pretendimet e personave të tretë.

Neni 709Dorëzimi i dhënësit të licencës ekskluzive

Në qoftë se është kontraktuar liçenca ekskluzive, dhënësi i licencës nuk mundet në asnjë formë ta shfrytëzojë vet objektin e licencës, as pjesë të veçanta, as t’i besojë ndonjë tjetri në kufijtë e vlefshmërisë territoriale të licencës. KREU 3 DETYRIMET E FITUESIT TË LICENCËS

Neni 710Shfrytëzimi i objektit të licencës

Fituesi i licencës ka për detyrë ta shfrytëzojë objektin e licencës në mënyrën e kontraktuar, në vëllimin e kontraktuar dhe në kufijtë e kontraktuar.

Neni 711Shfrytëzimi i përfeksionimeve të mëvonshme

Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndryshe, fituesi i licencës nuk është i autorizuar të shfrytëzojë perfeksionimet e mëvonshme të objektit të licencës.

Neni 712Ruajtja e objektit të licencës në fshehtësi

Në qoftë se objektin e licencës e përbëjnë shpikja e jopatentuar ose dituria dhe eksperienca teknike e fshehtë, fituesi i licencës ka për detyrë ta ruajë në fshehtësi.

Neni 713Cilësia

1. Në qoftë se me licencë të prodhimit është ceduar edhe licenca e përdorimit të vulës (damkës), fituesi i licencës mund të vejë në qarkullim mallra me këtë vulë (damkë) vetëm në qoftë se cilësia e tyre është e njëjtë si është edhe cilësia e mallit që e prodhon dhënësi i licencës.

2. Marrëveshja e kundërt nuk ka efekt juridik.

Neni 714Të shënuarit

Fituesi i licencës ka për detyrë që mallin ta shënojë me shënimin për prodhimin sipas licencës.

Neni 715Shpërblimi

Fituesi i licencës ka për detyrë t’i paguajë dhënësit të licencës shpërblimin e kontraktuar në kohën dhe në mënyrën sikurse është caktuar në kontratë.

Neni 716Paraqitja e raportit

Në qoftë se shpërblimi caktohet në varësi nga vëllimi i shfrytëzimit të objektit të licencës, fituesi i licencës ka për detyrë t’i paraqesë dhënësit të licencës raportin për vëllimin e shfrytëzimit dhe të bëjë llogarinë e shpërblimit për një (1) vit, në qoftë se me kontratë për këtë nuk është caktuar afati më i shkurtër.

Neni 717Ndryshimi i shpërblimit të kontraktuar

Në qoftë se shpërblimi i kontraktuar është bërë haptazi i papërpjesëtueshëm në krahasim me të ardhurat të cilat fituesi i licencës i ka nga shfrytëzimi i objektit të licencës, pala e interesuar mund të kërkojë ndryshimin e shpërblimit të kontraktuar. KREU 4 NËNLICENCA

Neni 718Kur mund të jepet

1. Fituesi i licencës ekskluzive mund t’ia bartë tjetrit të drejtën e shfrytëzimit të licencës (nënlicenca).

2. Në kontratë mund të parashihet se fituesi i licencës nuk mund t’i japë tjetrit nënlicencën ose nuk mund t’ua japë pa lejen e dhënësit të licencës.

Neni 719Kur dhënësi mund të refuzojë lejen

Kur për dhënien e nënlicencës nevojitet leja e dhënësit të licencës ky mund t’ia refuzojë fituesit të licencës ekskluzive vetëm për shkaqe serioze.

Neni 720Denoncimi për shkak të nënlicencës së palejueshme

Dhënësi i licencës mund të denoncojë kontratën për licencën pa afat denoncimi, në qoftë se nënlicenca është dhënë pa lejen e tij, kur kjo sipas ligjit ose sipas kontratës është e nevojshme.

Neni 721Kërkesa e drejtpërdrejtë e dhënësit të nënlicencës

1. Me kontratën për nënlicencën nuk krijohet asnjë marrëdhënie juridike e veçantë midis fituesit të nënlicencës dhe dhënësit të licencës, as atëherë kur dhënësi i licencës e ka dhënë lejen e nevojshme për kontraktimin e nënlicencës.

2. Dhënësi i licencës për arkëtimin e kërkesave të veta nga fituesi i licencës të krijuara nga licenca, mund të kërkojë drejtpërdrejt nga fituesi i nënlicencës pagimin e shumave të cilat ky i’a ka detyrim dhënësit të nënlicencës në bazë të nënlicencës. KREU 5 SHUARJA E KONTRATËS

Neni 722Kalimi i kohës së caktuar

Kontrata për licencën e lidhur për një kohë të caktuar shuhet me vet kalimin e kohës për të cilën është lidhur dhe nuk nevojitet të denoncohet.

Neni 723Përtëritja e heshtur e licencës

1. Kur pas kalimit të kohës për të cilën ka qenë e lidhur kontrata për licencën, fituesi i licencës e vazhdon shfrytëzimin e objektit të licencës, ndërsa dhënësi i licencës nuk e kundërshton këtë, konsiderohet se është lidhur kontrata e re për licencën për kohë të pacaktuar, nën të njëjtat kushte sikurse edhe paraprakja.

2. Sigurimet që i kanë dhënë personat e tretë për licencën e parë shuhen me skadimin e kohës për të cilën ka qenë e lidhur.

Neni 724Denoncimi

1. Kontrata për licencën, kohëzgjatja e së cilës nuk është caktuar, shuhet me denoncim të cilën secila palë mund t’ia japë tjetrës, duke respektuar afatin e caktuar të denoncimit.

2. Në qoftë se afati i denoncimit nuk është caktuar me kontratë, është gjashtë (6) muaj, por dhënësi i licencës nuk mund ta denoncojë kontratën gjatë vitit të parë të vlefshmërisë së saj.

Neni 725Vdekja, falimentimi dhe likuidimi

1. Në rast të vdekjes së dhënësit të licencës, licenca vazhdon në trashëgimtarët e tij, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.

2. Në rast të vdekjes së fituesit të licencës, licenca vazhdon në trashëgimtarët e tij, të cilët e vazhdojnë veprimtarinë e tij.

3. Në rast të falimentimit ose të likudimit të fituesit të licencës, dhënësi i licencës mund ta zgjidhë kontratën. PJESA XIII KONTRATA PËR DEPOZITËN KREU 1 PËR DEPOZITËN NË PËRGJITHËSI NËNKREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 726Kuptimi

1. Me kontratën për depozitën detyrohet depozitmarrësi që të pranojë sendin nga depozituesi për ta ruajtur dhe për ta kthyer, kur ky ta kërkojë.

2. Objekt i depozitës mund të jenë vetëm sendet e luajtshme.

Neni 727Depozita e sendit të huaj

1. Kontratën për depozitën mund ta lidhë plotfuqishëm personi që nuk është pronar i sendit dhe depozitmarrësi ka për detyrë t’ia kthejë sendin e këtij, përveç nëse vihet në dijeni se sendi është i vjedhur.

2. Në qoftë se personi i tretë me padi kërkon sendin nga depozitmarrësi si pronar, depozitmarrësi ka për detyrë ta informojë gjykatën nga cili person e ka marrë dhe njëkohësisht ta informojë depozitmarrësin për padinë e paraqitur. NËNKREU 2 DETYRIMET E DEPOZITMARRËSIT

Neni 728Detyrimet e ruajtjes dhe të njoftimeve

1. Depozitmarrësi ka për detyrë ta ruajë sendin si të vetin, e në qoftë se depozita është me shpërblim duhet ta ruajë si ndërmarrës i mirë respektivisht si shtëpiak i mirë.

2. Në qoftë se është kontraktuar vendi ose mënyra e ruajtjes së sendit, depozitmarrësi mund t’i ndryshojë vetëm në qoftë se këtë e kërkojnë rrethanat e ndryshuara, përndryshe përgjigjet edhe për shkatërrimin e rastësishëm ose dëmtimin e rastësishëm.

3. Për të gjitha ndryshimet që do t'i vinte re në sendin dhe për rreziqet që sendet të prishen në cilëndo mënyrë qoftë depozitëmarrësi ka për detyrë të njoftojë depozitëdhënësin.

Neni 729Dorëzimi i sendit tjetrit për ruajtje

Depozitëmarrësi nuk mundet pa pëlqimin e depozitëdhënësit, ose pa nevojë të domosdoshme t'ia dorëzojë dikujt sendin që i është besuar për ta ruajtur përndryshe përgjigjet edhe për shkatërrimin ose dëmtimin e tij pa dashje.

Neni 730Përdorimi i sendit

1. Depozitëmarrësi nuk ka të drejtë ta përdorë sendin e besuar për ruajtje.

2. Në rast të përdorimit të palejuar të sendit, depozitmarrësi i ka borxh depozituesit shpërblimin gjegjës dhe i përgjigjet për shkatërrimin ose dëmtimin e rastësishëm të sendit i cili do të ndodhte me atë rast.

3. Kur në depozitë është dhënë ndonjë send i pakonsumueshëm dhe depozitmarrësit i është lejuar që ta përdorë, në marrëdhëniet e kontraktueseve zbatohen rregullat e kontratës për huapërdorjen, ndërsa për çështjet për kohën dhe vendin e kthimit të sendit rregullat e kontratës për depozitën, në qoftë se kontraktuesit diçka tjetër nuk kanë caktuar.

Neni 731Përdorimi dhe dorëzimi i sendit personit tjetër

Kur depozitmarrësi, pa pëlqimin e depozituesit dhe pa nevojë të domosdoshme, në kundërshtim me kontratën, e përdorë sendin, e ndryshon vendin ose mënyrën e ruajtjes së tij, ose kur sendi i është dorëzuar për ruajtje personit tjetër, ai nuk përgjigjet për shkatërrimin ose dëmtimin pa dashje të sendit që mund të ndodhnin edhe sikur te ketë vepruar në pajtim me kontratën.

Neni 732Kthimi i sendit

1. Depozitmarrësi ka për detyrë ta kthejë sendin posa ta kërkojë depozituesi me të gjitha frutat dhe fitimet e tjera që ka pasur nga sendi.

2. Në qoftë se është caktuar afati për kthimin e sendit, depozitdhënësi mund të kërkojë që sendi t’i kthehet edhe para kalimit të afatit, përveç nëse afati nuk është kontraktuar ekskluzivisht në interesin e depozitdhënësit.

3. Kthimi bëhet në vendin e dorëzimit të sendit depozitmarrësit, në qoftë se me kontratë nuk është caktuar ndonjë vend tjetër, në të cilin rast depozitmarrësi ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të bartjes së sendit. NËNKREU 3 TË DREJTAT E DEPOZITMARRËSIT

Neni 733Shpërblimi i shpenzimeve dhe i dëmit

Depozitmarrësi ka të drejtë të kërkojë nga depozituesi qe t‘ia shpërblejë shpenzimet e domosdoshme për ruajtjen e sendit dhe dëmin që ka pasur për shkak të depozitës.

Neni 734Shpërblimi

Depozitmarrësi nuk ka të drejtë në shpërblimin e vet, përveç nëse shpërblimi është kontraktuar, në qoftë se depozitmarrësi merret me pranimin e sendeve për ruajtje ose në qoftë se shpërblimi ka mundur të pritet duke marrë parasysh rrethanat e punës.

Neni 735Kthimi i sendit në rastin e depozitës falas

1. Depozitmarrësi i cili është detyruar falas ta ruajë sendin për një kohë të caktuar mund t’ia kthejë depozituesit para kalimit të afatit të kontraktuar, në qoftë se vet sendit do t’i kanosej rreziku i shkatërrimit ose i dëmtimit ose në qoftë se ruajtja e tij e mëtejshme do të mund të shkaktonte dëmin.

2. Në qoftë se afati nuk është kontraktuar, depozitmarrësi nga paragrafi 1 i këtij neni mundet në çdo kohë të denoncojë kontratën , por ka për detyrë që depozituesit t’i caktojë afatin e arsyeshëm për marrjen e sendit. NËNKREU 4 RASTET E VEÇANTA TË DEPOZITËS

Neni 736Depozita e parregullt

Kur në depozitë janë dhënë sende të zëvendësueshme me të drejtë që depozitmarrësi t’i konsumojë dhe me detyrim që t’i kthejë të njëjtën sasi sendesh të të njëjtit lloj, atëherë në marrëdhëniet e tij me depozituesin zbatohen rregullat e kontratës për huan, vetëm lidhur me kohën dhe vendin e kthimit do të zbatohen rregullat e kontratës për depozitën, në qoftë se kontraktuesit nuk kanë caktuar diçka tjetër.

Neni 737Depozita e domosdoshme

Kujt i është besuar sendi në rast të ndonjë fatkeqësie, psh. në rast zjarri, tërmeti, vërshimi ka për detyrë t'a ruajë me kujdesin e shtuar. KREU 2 DEPOZITA HOTELIERE

Neni 738Hotelieri si depozitëmarrës

1. Hotelieri konsiderohet dispozitëmarrës lidhur me sendet që i kanë sjellë me vete mysafirët dhe përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e tyre, por jo më tepër se deri në shumën prej pesëmijë (5.000) Euro.

2. Kjo përgjegjësi është përjashtuar në qoftë se sendet janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mundur të shmangen ose të mënjanohen, për ndonjë shkak në vetë sendin, në qoftë se kanë humbur ose janë dëmtuar me sjelljen e vet mysafirit ose me sjelljen e personave që i ka sjellë ai ose që i kanë ardhur në vizitë.

3. Hotelieri ka detyrim shpërblimin e plotë në qoftë se mysafiri i’a ka dorëzuar sendin për ruajtje dhe në qoftë se dëmi është shkaktuar me fajin e tij ose të personave për të cilët ai përgjigjet.

Neni 739Detyrimet e hotelierit për ta pranuar sendin për ruajtje

1. Hotelieri ka për detyrë t'i pranojë sendet për ruajtje që kanë sjellur mysafirët dhe që dojnë t'ia dorëzojnë për ruajtje, përveç nëse nuk disponon hapësira të përshtatshme për vendosjen e tyre, ose në qoftë se ruajtja e tyre i kapërcen mundësitë e tij për ndonjë shkak tjetër.

2. Në qoftë se hotelieri refuzon pa arsye ta pranojë sendin për ruajtje, paguan shpërblimin e plotë të dëmit të cilin mysafiri e pëson për këtë shkak.

Neni 740Detyrimi i mysafirit për ta paraqitur dëmi

Mysafiri ka për detyrë ta paraqesë humbjen ose dëmtimin e sendeve posa të vihet në dijeni për to, përndryshe ka të drejtë shpërblimi vetëm në qoftë se provon se dëmi është shkaktuar me fajin e hotelierit ose të personave për të cilët ai përgjigjet.

Neni 741Shpalljet për përjashtimin e përgjegjësisë

Nuk kanë kurrfarë efekti juridik shpalljet e theksuara në hapësirat hoteliere me të cilat përjashtohet, kufizohet ose kushtëzohet përgjegjësia e tyre për sendet që i kanë sjellur mysafirët.

Neni 742E drejta e mbajtjes (retencionit)

Hotelieri që pranon mysafirët ka të drejtë të ndalë sendet të cilat mysafirët i kanë sjellë deri te arkëtimi i plotë i kërkesave për vendosje dhe shërbime të tjera.

Neni 743Zgjerimi i zbatimit të dispozitave për depozitën hoteliere

Dispozitat për depozitën hoteliere zbatohen përshtatshmërisht edhe për spitale, garazha, vagonëve për fjetje, kampe të organizuara etj. PJESA XIV KONTRATA PËR MAGAZINIMIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 744Nocioni

1. Me kontratën për magazinimin detyrohet magazinieri që të pranojë dhe ta ruajë mallin e caktuar dhe të marrë masa të nevojshme ose të kontraktuara për ruajtjen e tij në gjendje të caktuar dhe ta dorëzojë me kërkesën e dhënësit (të sendit për magazinim) ose të personit tjetër të autorizuar, ndërsa dhënësi obligohet t’i paguajë shpërblimin e caktuar.

2. Me rastin e dorëzimit të mallit depozitdhënësi ka për detyrë të japë të gjitha njoftimet e nevojshme për të dhe të deklarojë sa është vlera e tij.

Neni 745Përjashtimi i përgjegjësisë dhe disa detyrime të magazinierit

1. Magazinieri përgjigjet për dëmin në mallin, përveç nëse provon se dëmi është shkaktuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mund të shmangen ose të evitohen, ose është shkaktuar me fajin e dhënësit, të metave ose të vetive natyrore të mallit dhe ambalazhit jo të rregullt.

2. Magazinieri ka për detyrë t’ia tërheq vërejtjen depozitdhënësit për të metat ose cilësitë natyrore të mallit, përkatësisht për ambalazhin e parregullt, për shkak të të cilave mund të vijë deri te dëmtimi i mallit, posa t’i ketë vënë re të metat e përmendura ose është dashur t’i vinte re.

3. Në qoftë se në mall do të ndodheshin ndryshime të tilla të paevitueshme për shkak të të cilave ekziston rreziku që malli të prishet ose të shkatërrohet, magazinieri ka për detyrë, në qoftë se kjo sipas thirrjes së këtij nuk do të mund ta bënte me kohë depozitdhënësi, ta shesë mallin pa shtyrje në mënyrë më të përshtatshme.

4. Magazinieri ka për detyrë të ndërmarrë veprime për t’i ruajtur të drejtat e depozitdhënësit ndaj transportuesit që i’a ka dorëzuar mallin për llogari të depozitdhënësit në gjendje të dëmtuar ose të mangët.

Neni 746Kur ekziston detyra e sigurimit

1. Magazinieri ka për detyrë ta sigurojë mallin e marrë për ruajtje vetëm në qoftë se kjo është kontraktuar.

2. Në qoftë se me kontratë nuk është caktuar se cilat rreziqe duhet t’i përfshijë sigurimi, magazinieri ka për detyrë ta sigurojë mallin kundër rreziqeve të zakonshme.

Neni 747Kufizimi i shpërblimit të dëmit

Shpërblimi i dëmit, të cilin magazinieri e ka për detyrë ta paguajë për shkak të shkatërrimit, zvogëlimit ose dëmtimit të mallit, prej pranimit të tij deri te dorëzimi nuk mund të kalojë vlerën e vërtetë të mallit, përveç nëse dëmin e ka shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë.

Neni 748Përzierja e sendeve të zëvendësueshme

1. Magazinieri nuk mund t'i përziejë sendet e zëvendësueshme të pranuara me sendet e llojit të njëjtë dhe të cilësisë së njëjtë, përveç nëse depozitdhënësi ka dhënë pëlqimin për këtë ose në qoftë se është e qartë se është fjala për sendet që mund të përzihen pa rrezik nga shkaktimi i dëmit për depozitdhënësin.

2. Në qoftë se sendet janë përzier, magazinieri mund me kërkesën e personit të autorizuar, pa pjesëmarrjen e personave të tjerë të autorizuar nga përzierja e sendeve të zëvendësueshme, ta ndajë pjesën që i takon.

Neni 749Kontrollimi i mallit dhe marrja e mostrave

Magazinieri ka për detyrë t’i lejojë personit të autorizuar ta kontrollojë mallin dhe t’i marrë mostrat prej tij.

Neni 750Kërkesa e magazinierit dhe e drejta e pengut

1. Përveç shpërblimit për ruajtje magazinieri ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve që kanë qenë të nevojshme për ruajtjen e mallit.

2. Për kërkesat e veta nga kontrata për magazinimin dhe për kërkesat e tjera që rrjedhin në lidhje me ruajtjen e mallit ai ka të drejtën e pengut në këtë mall.

Neni 751Tërheqja e mallit dhe shitja e mallit të patërhequr

1. Dhënësi mund ta tërheqë mallin edhe para afatit të kontraktuar.

2. Në qoftë se depozitdhënësi nuk e tërheq mallin pas kalimit të afatit të kontraktuar ose pas kalimit të vitit, në qoftë se nuk është kontraktuar afati për ruajtje, magazinieri mund në llogarinë e tij ta shesë mallin në shitje publike, por ka për detyrë ta njoftojë më parë për qëllimin e tij dhe t’i lë afat të ri, jo më pak se prej tetë ditësh që mallin ta tërheqë.

Neni 752Të metat me rastin e pranimit të mallit

1. Marrësi i mallit ka për detyrë ta kontrollojë mallin në çastin e pranimit të tij.

2. Në qoftë se me rastin e pranimit të mallit vë re të metat, pranuesi ka për detyrë ta paralajmërojë menjëherë për këtë magazinierin, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull.

3. Për të metat e mallit që nuk kanë mund të konstatohen në çastin e pranimit, marrësi ka për detyrë në mënyrë të sigurt ta lajmërojë magazinierin brenda shtatë ditësh, duke llogaritur nga dita e pranimit të mallit, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull.

Neni 753Zbatimi i rregullave për depozitën

Në kontratat për magazinimin përshtatshmërisht zbatohen rregullat për depozitën, në qoftë se me rregullat e magazinimit nuk është rregulluar ndryshe. KREU 2 FLETËMAGAZINIMI

Neni 754Detyra e dhënies së fletëmagazinimit

Magazinieri i cili në bazë të ligjit është i autorizuar që për mallin e pranuar për magazinim të lëshojë fletëmagazinimin ka për detyrë t’ia japë depozitëdhënësit me kërkesën e tij.

Neni 755Pjesët përbërëse dhe përmbajtja e fletëmagazinimit

1. Fletëmagazinimi përbëhet nga çertifikata dhe fletëpengu.

2. Dëftesa dhe fletëpengu përmbajnë këto të dhëna: emërtimin, përkatësisht emrin dhe profesionin e depozitëdhënësit, selinë përkatësisht vendbanimin e përhershëm të tij, emërtimin dhe selinë e magazinierit, datën dhe numrin e fletëmagazinimit, vendin ku ndodhet magazina, llojin, natyrën dhe sasinë e mallit, të dhënën se deri në cilën shumë është siguruar malli dhe të dhëna tjera të nevojshme për njohjen e mallit dhe caktimin e vlerës së tij.

3. Dëftesa dhe fletëpengu duhet t’i referohen njëra-tjetrës.

Neni 756Fletëmagazinimi për pjesët e mallrave

1. Depozitdhënësi mund të kërkojë që magazinieri t’i ndajë mallrat në pjesë të caktuara dhe që për secilën pjesë t’i lëshojë fletëmagazinim të veçantë.

2. Në qoftë se ka marrë fletëmagazinimin për krejt sasinë e mallit, ai mund të kërkojë që magazinieri t’i ndajë mallrat në pjesë të caktuara dhe në ndërrim të fletëmagazinimit që e ka marrë, t’i lëshojë fletëmagazinimin për secilën pjesë të veçantë.

3. Depozitëdhënësi mund të kërkojë që magazinieri t’i lëshojë fletëmagazinimin vetëm për një pjesë të mallit të zëvendësueshëm që e ka lënë te ai.

Neni 757Të drejtat e poseduesit të fletëmagazinimit

1. Poseduesi i fletëmagazinimit ka të drejtë të kërkojë që t’i dorëzohet malli i shënuar në të.

2. Ai mund të disponojë mallrat e shënuara në fletëmagazinimin me bartjen e fletëmagazinimit.

Neni 758Bartja e dëftesës dhe e fletëpengut

1. Dëftesa dhe fletëpengu mund të barten me indosament, bashkë ose ndaras.

2. Me rastin e çdo bartjeje, në to duhet të shënohet data.

3. Me kërkesën e pranuesit të dëftesës ose të fletëpengut, bartja në të do të regjistrohet në regjistrin e magazinës, ku do të shkruhet edhe selia përkatësisht vendbanimi i përhershëm i tij.

Neni 759E drejta e poseduesit të dëftesës

1. Bartja e dëftesës pa fletëpengun i jep marrësit të drejtën të kërkojë që t’i dorëzohet malli vetëm në qoftë se i paguan poseduesit të fletëpengut, ose i depoziton magazinierit për poseduesin e fletëpengut shumën që duhet t’i paguhet në ditën e rrjedhjes për pagesë të kërkesës.

2. Poseduesi i dëftesës pa fletëpeng mund të kërkojë që malli të shitet, në qoftë se me çmimin e realizuar mund të paguhet shuma të cilën ka të drejtë poseduesi i fletëpengut, me kusht që teprica e realizuar t’i dorëzohet atij.

3. Kur është fjala për sendet e zëvendësueshme, poseduesi i dëftesës pa fletëpengun mund të kërkojë që magazinieri t’i dorëzojë një pjesë të mallrave me kusht që t’i depozitojë magazinierit për llogari të poseduesit të fletëpengut shumën përkatëse në të holla.

Neni 760E drejta e poseduesit të fletëpengut

1. Bartja e fletëpengut pa dëftesë i jep marrësit të drejtën e pengut të mallit.

2. Me rastin e bartjes se parë në fletëpeng duhet të jenë të shkruara emërtimi, respektivisht emri dhe profesioni i kreditorit, selia e punës së tij afariste, respektivisht vendbanimi, shuma e kërkesës së tij, duke llogaritur edhe kamatën dhe datën e arritjes.

3. Marrësi i parë i fletëpengut ka për detyrë që pa shtyrje t’i paraqes magazinierit se në të është bërë bartja e fletëpengut, ndërsa magazina ka për detyrë ta regjistrojë këtë bartje në regjistrin e vet dhe në vetë fletëpengun të shënojë se ky regjistrim është bërë.

4. Pa kryerjen e veprimeve nga paragrafi paraprak, fletëpengu nuk mund të bartet më tej me indosament.

5. Fletëpengu që nuk përmban shumën e kërkesës së kreditorit të pengut, detyron në dobi të kreditorit të pengut tërë vlerën e sendit të shënuar në të.

Neni 761Protesta për shkak të mospagimit dhe shitjes se mallit

1. Poseduesi i fletëpengut pa dëftesë, të cilit nuk i paguhet brenda afatit kërkesa e siguruar me fletëpeng, ka për detyrë që nën kanosjen e humbjes së të drejtave të kërkojë pagimin nga bartësi, të paraqes protestën sipas ligjit mbi kambialin.

2. Poseduesi i fletëpengut që e ka ngritur protestën mundet pas kalimit të tetë ditëve nga dita e arritjes se kërkesës, të kërkojë shitjen e mallit të lënë peng dhe e njëjta e drejtë i takon edhe bartësit që i ka paguar poseduesit të fletëpengut kërkesën e siguruar me fletëpeng.

3. Nga shuma e realizuar nga shitja ndahet shuma e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të shitjes, të kërkesës së magazinierit nga kontrata për magazinimin dhe e kërkesave të tjera të tij të krijuara lidhur me lënien e mallit, e pastaj paguhet kërkesa e siguruar e poseduesit të fletëpengut , kurse mbetja i takon poseduesit të dëftesës.

Neni 762Kërkesa e pagimit nga bartësi i fletëpengut

1. Poseduesi i fletëpengut mund të kërkojë pagimin nga bartësi vetëm në qoftë se nuk ka mundë të realizojë pagimin e plotë nga shitja e mallit peng.

2. Kjo kërkesë duhet të paraqitet në afatin e caktuar në ligjin e veçantë për kambialin për kërkesën kundër indosentëve dhe ky afat fillon të rrjedhë nga dita kur është bërë shitja e mallit.

3. Poseduesi i fletëpengut humb të drejtën për të kërkuar pagimin nga bartësi në qoftë se nuk do të kërkojë shitjen e mallit jo me vonë se brenda një muaji nga data e protestës. PJESA XV KONTRATA PËR URDHËRIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 763Nocioni

1. Me kontratën për urdhrin detyrohet urdhërmarrësi ndaj urdhërdhënësit që për llogari të tij të ndërmerr punë juridike të caktuara.

2. Njëkohësisht autorizohet urdhërmarrësi për marrjen e këtyre punëve.

3. Urdhërmarrësi ka të drejtë në shpërblim për mundin e tij, përveç nëse diçka tjetër është kontraktuar ose rrjedh nga natyra e marrëdhënieve të ndërsjellta.

Neni 764Personat që kanë për detyrë të përgjigjen në ofertën e urdhërit

Kush merret me kryerjen e punëve të huaja si profesion ose ofrohet publikisht për kryerjen e këtyre punëve ka për detyrë, në qoftë se nuk do të pranojë dekretin e ofruar që ka të bëjë me këto punë, për këtë shtyrje ta njoftojë palën tjetër, përndryshe përgjigjet për dëmin që do ta pësonte pala për shkak të kësaj. KREU 2 DETYRIMET E DEKRETMARRË-SIT

Neni 765Zbatimi I urdhërit sikundër është deklaruar

1. Dekretmarrësi ka për detyrë ta kryejë dekretin sipas udhëzimeve të marra me kujdesin e ndërmarrësit të mirë, përkatësisht shtëpiakut të mirë, duke mbetur në kufijtë e tij dhe të kujdeset krejtësisht për interesat e dekretdhënësit dhe të udhëhiqet prej tyre.

2. Kur dekretmarrësi konsideron se kryerja e dekretit sipas udhëzimeve të marra do të ishte e dëmshme për dekretdhënësin, ky ka për detyrë t’ia tërheqë vëmendjen e tij dhe të kërkojë udhëzime të reja.

3. Në qoftë se dekretdhënësi nuk ka dhënë udhëzime të caktuara për punën që duhet ta kryejë, dekretmarrësi ka për detyrë duke u udhëhequr nga interesat e dekretdhënësit, të veprojë si ekonomist i mirë përkatësisht si shtëpiak i mirë, e në qoftë se dekreti është pa shpërblim, ashtu si do të vepronte në rrethana të njëjta në çështjen e vet.

Neni 766Shmangia nga dekreti (urdhri) dhe udhëzimi

1. Nga dekreti dhe udhëzimet e marra dekretrmarrësi mund të shmanget vetëm me pëlqimin e dekretdhënësit, e kur për shkak të kohës së shkurtër ose të ndonjë shkaku tjetër nuk ka mundësi të kërkojë pëlqimin e dekretdhënësit, ai mund të shmanget nga dekreti dhe udhëzimet vetëm në qoftë se sipas vlerësimit të të gjitha rrethanave ka mundësi të konsiderojë me bazë se këtë e kërkojnë interesat e dekretdhënësit.

2. Në qoftë se dekretmarrësi tejkalon kufijtë e dekretit ose të largohet nga udhëzimet e marra, jashtë rastit të parashikuar në paragrafin paraprak, nuk do të konsiderohet si dekretmarrës, por si punëdrejtues pa urdhër, përveç nëse dekretdhënësi më vonë jep pëlqimin për atë që ka bërë ky.

Neni 767Zëvendësimi

1. Dekretmarrësi ka për detyrë ta kryejë dekretin personalisht.

2. Ai mund t’ia besojë kryerjen e dekretit tjetrit vetëm në qoftë se dekretdhënësi ia ka lejuar këtë, dhe në qoftë se në këtë ka qenë i shtrënguar nga rrethanat.

3. Në këto raste ai përgjigjet vetëm për zgjedhjen e përfaqësuesit dhe për udhëzimet që ia ka dhënë.

4. Në raste e tjera ai përgjigjet vetëm për punën e zëvendësuesit, si dhe për shkatërrimin e rastësishëm ose të dëmtimit të sendit që do të shkaktoheshin te zëvendësuesi.

5. Dekretdhënësi mundet në çdo rast të kërkojë drejtpërdrejt nga zëvendësuesi kryerjen e detyrimit nga dekreti.

Neni 768Dhënia e llogarive

Për punën e kryer dekretmarrësi ka për detyrë të japë llogari dhe t’ dorëzojë pa shtyrje dekretdhënësit gjithçka ka marrë në bazë të kryerjes së punëve të besuara, pavarësisht nëse këto që ka marrë nga dekretdhënësi i ka borxh këtij ose jo.

Neni 769Paraqitja e raportit

Dekretmarrësi ka për detyrë që me kërkesën e dekretdhënësit, të paraqes raport për gjendjen e punëve dhe të japë llogari edhe para kohës së caktuar.

Neni 770Përgjegjësia për përdorimin e të hollave të dekretdhënësit

Në qoftë se dekretmarrësi është shërbyer për nevojat e veta me të hollat që i ka marrë për dekretdhënësin, ka për detyrë të paguajë kamatën sipas përqindjes më të lartë të lejueshme të kontraktuar, duke llogaritur nga dita e përdorimit, e për të hollat e tjera që janë borxh, që nuk i ka dorëzuar në kohë, kamatëvonesën, duke llogaritur nga dita kur ka pasur për detyrë ta dorëzojë.

Neni 771Përgjegjësia solidare e dekretmarrësve

Në qoftë se kryerja e ndonjë pune u është besuar disave me dekret të njëjtë për ta kryer bashkërisht, ata përgjigjen solidarisht për detyrimet nga ky dekret, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. KREU 3 DETYRIMET E DEKRETDHËNË-SIT

Neni 772Paradhënia në të holla

Dekretdhënësi ka për detyrë që me kërkesën e dekretmarrësit t’i japë një shumë të caktuar të hollave për shpenzime të parashikuara.

Neni 773Shpërblimi i shpenzimeve dhe marrja e detyrimeve

1. Dekretdhënësi ka për detyrë t’i shpërblejë dekretmarrësit, edhe atëherë kur mundi i tij pa fajin e tij nuk ka pasur sukses, të gjitha shpenzimet e nevojshme qe i ka bërë për kryerjen e dekretit, me kamatë nga dita kur janë bërë.

2. Ai ka për detyrë të marrë përsipër detyrimet që dekretmarrësi i ka marrë mbi vete, duke i kryer në emër të vet punët e besuara ose në ndonjë mënyrë tjetër ta lirojë prej tyre.

Neni 774Shpërblimi i dëmit

Dekretdhënësi ka për detyrë t’ia shpërblejë dekretmarrësit dëmin, të cilin ky e ka pësuar pa fajin e vet në kryerjen e dekretit.

Neni 775Lartësia e shpërblimit

Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, dekretdhënësi ka borxh shpërblimin në lartësinë e zakonshme, e në qoftë se mungojnë doket e tilla, atëherë shpërblimin e drejtë.

Neni 776Pagimi i shpërblimit

1. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, dekretdhënësi ka për detyrë t’i paguajë dekretmarrësit shpërblimin pas kryerjes së punës.

2. Në qoftë se dekretmarrësi pa fajin e vet e ka kryer urdhrin vetëm pjesërisht, atëherë ai ka të drejtë në pjesën e shpërblimit proporcional.

3. Në rastin kur shpërblimi i parakontraktuar do të ishte në shpërpjesëtim të hapur me shërbimet e bëra urdhërdhënësi mund të kërkojë zvogëlimin e tij.

Neni 777E drejta e pengut

Për sigurimin e shpërblimit dhe të shpenzimeve dekretmarrësi ka të drejta të pengut në sendet e luajtshme të dekretdhënësit që i ka marrë në bazë të dekretit, si dhe në shumat në të holla që i ka arkëtuar për llogari të dekretdhënësit.

Neni 778Përgjegjësia solidare e dekretdhënësve

Në qoftë se disa prej tyre i kanë besuar dekretrmarrësit kryerjen e dekretit, ata i përgjigjen atij solidarisht. KREU 4 SHUARJA E DEKRETIT

Neni 779Heqja dorë e dekretdhënësit nga kontrata

1. Dekretdhënësi mund të heq dorë nga kontrata.

2. Në rastin e heqjes dorë nga kontrata në të cilin dekretdhënësit i takon shpërblimi për punën e tij, dekretdhënësi ka për detyrë t’i paguajë dekretmarrësit pjesën përkatëse të shpërblimit dhe t’ia shpërblejë dëmin që e ka pësuar me heqjen dorë nga kontrata, në qoftë se për heqje dorë nuk ka pasur arsye të bazuara.

Neni 780Denoncimi i kontratës nga dekretmarrësi

1. Dekretmarrësi mund të denoncojë dekretin kur të dojë, por jo në kohë të papërshtatshme.

2. Ai ka për detyrë t’i shpërblejë dekretdhënësit dëmin qe ky e ka pësuar për shkak të denoncimit të dekretit në kohë të papërshtatshme, përveç nëse për denoncim kanë ekzistuar shkaqe të bazuara.

3. Dekretdhënësi ka për detyrë të vazhdojë me kryerjen e punëve, të cilat nuk durojnë shtyrje edhe pas denoncimit të kontratës derisa dekretdhënësi do të mund të merrte kujdesin për to.

Neni 781Vdekja, shuarja e personit juridik

1. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretmarrësit.

2. Trashëgimtarët e dekretmarrësit kanë për detyrë që për vdekjen e tij ta njoftojnë dekretdhënësin dhe të ndërmarrin çka është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të tij, gjersa nuk është në gjendje vetë të merrë kujdesin për to.

3. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretdhënësit vetëm në qoftë se është kontraktuar kështu ose në qoftë se dekretmarrësi ka marrë urdhër duke marrë parasysh marrëdhëniet e veta personale me dekretdhënësin.

4. Në këtë rast dekretmarrësi ka për detyrë t’i zgjasë punët e besuara, në qoftë se do të shkaktohej dëmi për trashëgimtarët gjersa këta janë në pamundësi që të kujdesen vetë për to.

5. Në qoftë se dekretdhënësi ose dekretmarrësi është ndonjë person juridik, dekreti shuhet kur ai person pushon së ekzistuari.

Neni 782Falimentimi, heqja e aftësisë për të vepruar

Dekreti shuhet kur dekretdhënësi ose dekretmarrësi falimenton ose kur i hiqet plotësisht ose pjesërisht aftësia për të vepruar.

Neni 783Çasti i shuarjes së dekretit

1. Kur dekretdhënësi ka hequr dorë nga kontrata si dhe kur ka vdekur ose ka falimentuar, ose i është hequr plotësisht ose pjesërisht zotësia për të vepruar, dekreti shuhet në çastin kur dekretmarrësi ka mësuar për ngjarjen për shkak të cilës dekreti shuhet.

2. Kur dekretmarrësit i lëshohet një prokurë me shkrim, ka për detyrë ta kthejë atë pas shuarjes së dekretit.

Neni 784Përjashtimet

Kur dekreti është dhënë që dekretmarrësi të mund të arrijë përmbushjen e ndonjë kërkese të vet nga dekretdhënësi, dekretdhënësi nuk mund të heqë dorë nga kontrata dhe dekreti nuk shuhet as me vdekjen, as me falimentimin e dekretdhënësit ose dekretmarrësit, as kur njëri prej tyre është privuar plotësisht ose pjesërisht nga aftësia për të vepruar. PJESA XVI KONTRATA PËR KOMISIONIN KREU 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 785Nocioni

1. Me kontratën për komisionin, komisionari detyrohet që për shpërblim (provizion) të kryejë në emër të vet dhe për llogari të komitentit një ose më shumë punë që ia ka besuar komitenti.

2. Komisionari ka të drejtë në shpërblim edhe kur ky nuk është kontraktuar.

Neni 786Zbatimi i rregullave për kontratën për dekretin

Në kontratën për komision zbatohen përshtatshmërisht rregullat për dekretin, në qoftë se me rregullat për komisionin nuk është caktuar ndryshe.

Neni 787Lidhja e punës nën kushte të ndryshme nga ato të dekretit

1. Në qoftë se komisionari ka kontraktuar ndonjë punë me kushte jo të favorshme nga ato që janë caktuar në dekret dhe kur ai për këtë nuk ka qenë i autorizuar, ka për detyrë t’ia shpërblejë komitentit diferencën si dhe dëmin e shkaktuar.

2. Në rastin nga paragrafi paraprak komitenti mund të refuzojë të pranojë punën e lidhur, me kusht që për këtë ta njoftojë menjëherë komisionarin.

3. Komitenti humb këtë të drejtë, në qoftë se komisionari tregon gatishmërinë t’ia paguajë menjëherë diferencën dhe të shpërblejë dëmin e shkaktuar.

4. Në qoftë se puna është kontraktuar nën kushte më të përshtatshme nga ata që janë caktuar në dekret, e gjithë dobia e arritur në këtë mënyrë i takon komitentit.

Neni 788Shitja e mallit personit që ka shumë borxh

1. Komisionari ka për detyrë ta kryejë punën e marrë me kujdesin e ndërmarrësit të mirë.

2. Komisionari i përgjigjet komitentit për dëmin, në qoftë se e ka zgjedhur personin e pabesueshëm për punën ose në qoftë se i ka shitur mallin personit, për borxhet e të cilit ai ka qenë në dijeni ose ka mundur të jetë në dijeni.

Neni 789Kur vetë komisionari blen mallin e komitentit ose ia shet mallin e vet

1. Komisionari të cilit i është besuar shitja ose blerja e ndonjë malli që ka vlerë në bursë ose në treg mundet, në qoftë se ia ka lejuar komitenti, të mbajë mallin për vete si blerës, respektivisht të lirojë si shitës, sipas çmimit në kohën e zbatimit të punës së besuar.

2. Në këtë rast midis komisionarit dhe komitentit lindin marrëdhëniet nga kontrata e shitjes.

3. Në qoftë se çmimi i bursës respektivisht i tregut dhe çmimi të cilin e ka caktuar komitenti nuk pajtohen, komisionari-shitësi, ka të drejtë në çmimin më të ultë nga sa janë këto dy çmime, ndërsa komisionari blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin më të lartë. KREU 2 DETYRIMET E KOMISIONARIT

Neni 790Ruajtja dhe sigurimi

1. Komisionari ka për detyrë ta ruajë mallin e besuar me kujdesin e ekonomistit të mirë.

2. Ai përgjigjet edhe për shkatërrimin ose dëmtimin e rastësishëm të mallit, në qoftë se ai nuk e ka siguruar mallin edhe pse sipas dekretit ka qenë i detyruar.

Neni 791Njoftimi për gjendjen e mallit të pranuar

1. Me rastin e marrjes së mallit nga transportuesi që ia ka dërguar komitenti, komisionari ka për detyrë të vërtetojë gjendjen e tij dhe pa shtyrje ta njoftojë komitentin për ditën e arritjes së mallit, si edhe për dëmtimet e dukshme ose mungesën, përndryshe përgjigjet për dëmin e cili për shkak të këtij lëshimi do të shkaktohej për komitentin.

2. Ai ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e të drejtës së komitentit ndaj personit përgjegjës.

Neni 792Njoftimi për ndryshimet në mall

Komisionari ka për detyrë ta njoftojë komitentin për të gjitha ndryshimet në mall për shkak të të cilave mund të humbë vlera e mallit, e në qoftë se nuk ka kohë për pritje të udhëzimeve të tij, ose në qoftë se ai e ka zvarritur dhënien e udhëzimeve, në rast rreziku të dëmtimit të konsiderueshëm komisioneri ka për detyrë ta shesë mallin në mënyrë sa më të volitshme.

Neni 793Njoftimi i komitentit për emrat e palës kontraktuese

1. Komisionari ka për detyrë t’i komunikojë komitentit me cilin person ka kryer punën që ia ka besuar komitenti.

2. Kjo rregull nuk vlen në rastin e shitjes se sendeve të luajtshme që bëhet nëpër shitore të komisionit, përveç nëse është kontraktuar ndryshe.

Neni 794Dhënia e llogarisë

1. Komisionari ka për detyrë të japë llogarinë për punën e kryer pa shtyrje të panevojshme.

2. Ai ka për detyrë t’ia dorëzojë komitentit në tërësi atë çka ka pranuar në bazë të punës së kryer për llogari të tij.

3. Komisionari ka për detyrë t’ia kalojë komitentit kërkesat dhe të drejtat e tjera që ka fituar ndaj personit të tretë me të cilin ka kryer punë në emër të vet dhe për llogari të tij.

Neni 795Del credere

1. Komisioneri përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të palës kontraktuese të vet, vetëm në qoftë se ka garantuar posaçërisht se ai detyrimet e veta do t’i përmbushë (delkredere), në të cilin rast ai përgjigjet solidarisht me te.

2. Komisionari që ka garantuar për përmbushjen e detyrimeve të bashkëkontraktuesit të vet ka të drejtë edhe në shpërblim të veçantë (provizioni delkredere). KREU 3 DETYRIMET E KOMITENTIT

Neni 796Shpërblimi (provizioni)

1. Komitenti ka për detyrë t’i paguajë komisionarit një shpërblim, nëse është kryer puna, të cilën komisionari ka pasur ta kryejë, si dhe në qoftë se kryerja e punës pengohet nga ndonjë shkak për të cilin përgjigjet komitenti.

2. Në rastin e kryerjes graduale, komisionari mund të kërkojë pjesën proporcionale të shpërblimit pas secilës përmbushje të pjesshme.

3. Në qoftë se nuk kryhet puna e kontraktuar nga shkaku për të cilin nuk përgjigjen as komisionari as komitenti, komisionari ka të drejtë në shpërblimin përkatës për mundin e vet.

4. Komisionari që ka vepruar me mosbesnikëri ndaj komitentit nuk ka të drejtë në shpërblim.

Neni 797Lartësia e shpërblimit

1. Në qoftë se shuma e shpërblimit nuk është caktuar me kontratë ose me tarifë, komisionarit i takon shpërblimi sipas punës së kryer dhe rezultatit të arritur.

2. Në qoftë se në rastin e dhënë shpërblimi është përpjesëtimisht i madh në krahasim me punën e kryer dhe rezultatin e arritur, gjykata mundet me kërkesë të komitentit ta zbresë në një shumë të drejtë.

Neni 798Shpërblimi i shpenzimeve

1. Komitenti ka për detyrë t’i shpërblejë komisionarit shpenzimet që kanë qenë të nevojshme për kryerjen e dekretit, me kamatë nga dita kur janë bërë.

2. Komitenti ka për detyrë t’i japë komisionarit shpërblim të posaçëm për përdorimin e depove dhe mjeteve të transportit të tij, në qoftë se ky nuk është përfshirë në shpërblimin për kryerjen e punës.

Neni 799Paradhënia e të hollave komitentit

Në qoftë se me kontratën për komisionin nuk është caktuar diçka tjetër, komitenti nuk ka për detyrë t’i japë paradhënie komisionarit në mjete të nevojshme për kryerjen e punës së besuar. KREU 4 E DREJTA E PENGUT

Neni 800Të drejtat e komisionarit për pengun

1. Komisionari ka të drejtë pengu në sendet që janë objekt i kontratës për komisionin gjersa këto sende gjenden te ai ose te ndonjë që i mban për te ose gjersa ai ka në dorë dokumentin me anë të të cilit mund të disponojë me to.

2. Nga vlera e këtyre sendeve komisionari mund të arkëtojë përpara të gjithë kreditorëve të komitentit kërkesat e veta në bazë të të gjitha punëve të komisionit me komitentin, si dhe në bazë të huave e të paradhënieve që i janë dhënë komitentit, pa marrë parasysh nëse janë krijuar ose jo në lidhje me këto sende ose me ndonjë mënyrë tjetër.

3. Të drejtën e përparësisë së arkëtimit e ka komisionari nga kërkesat, të cilat i ka fituar me kryerjen e dekretit për llogari të komitentit. KREU 5 MARRËDHËNIET ME PERSONA TË TRETË