Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 752. Të metat me rastin e pranimit të mallit

1. Marrësi i mallit ka për detyrë ta kontrollojë mallin në çastin e pranimit të tij.

2. Në qoftë se me rastin e pranimit të mallit vë re të metat, pranuesi ka për detyrë ta paralajmërojë menjëherë për këtë magazinierin, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull.

3. Për të metat e mallit që nuk kanë mund të konstatohen në çastin e pranimit, marrësi ka për detyrë në mënyrë të sigurt ta lajmërojë magazinierin brenda shtatë ditësh, duke llogaritur nga dita e pranimit të mallit, përndryshe konsiderohet se malli është pranuar në rregull.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.